Meta i akordon nënkomisarit Saimir Hoxha “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”: Nuk kurseu as jetën e tij në luftën kundër krimit

29 Shtator 2021, 13:05Politika TEMA
Meta i akordon nënkomisarit Saimir Hoxha “Dekoratën e Artë

Presidenti Ilir Meta i ka akorduar “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili u vra ditën e djeshme në krye të detyrës.

“Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, me motivacionin “Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”.

Ndërkohë qeveria ka nisur procedurat për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të oficerit të krimeve që u qëllua me armë nga 21-vjeçari Aldi Rama.

1 komente në “Meta i akordon nënkomisarit Saimir Hoxha “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”: Nuk kurseu as jetën e tij në luftën kundër krimit”

  1. Tironci says:

    Policit i qoft dheu i leht qelloi ne vend te gabuar ne moment te gabuar , mos ngrini heronj na hiçi me nje milion dekorata ai u vra ne pun e siper kaq , ai stan ate bulmet ka , si ky u vra dhe ai ne minier pse ate se beni hero te dy ne pun u vran , ky nuk ishte vullnetar ishte rrogtar , ju keni mbulur me balt mijra te rinj e te reja qe u vran ne lule te rinis per çlirimin e atdheut pa kurrfr interesi , beni heronj kta qe vriten gjat punes , ju politik e vrat vet policin pse sot e beni hero , ju e keni mbjell kanbisin ju i keni edukuar kriminel e hajdut nje brez te ter , zanfilla krimit esht shteti politika korrupsioni , ktu nuk behet fjal per heroizem , ai po bente kontroll rutin i i qelloi krimineli perball e vrau . Mjaft me kta deshmor pa kurr far kuptimi , po i çoni varrezat e deshmorve me deshmoret tuaj deri ne Elbasan , me keq se varrezat e shishtufines i keni katandisur , me shum deshmor kan dal kto 30 vjet se ne luften e dyt botrore , deshmoret e luftes dyt quhen deshmor se luftuan vullnetarisht per lirin e atdheut , sa vdesin e vriten ktu nga krimi kurveria maskaralliku dhe rrugaçeria politike nuk behen te ter heronj se po behet qesharak pa vler statusi deshmorit dhe i heronjve qe i keni ber mullar, lat nam , ska pun presidenti se luan tavell ter diten e perendis dhe prodhon heronj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje