"SHBA po shkon drejt humnerës dhe po tërheq botën me vete"

29 Shtator 2021, 13:47Politika TEMA
"SHBA po shkon drejt humnerës dhe po tërheq botën me

Nga Stephen Collinson, CNN

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shkojnë drejt humnerës me nevojën që Kongresi të heqë kufirin e shumës që qeveria amerikane mund të marrë hua. Nëse gjërat shkojnë keq, pasojat do të ndihen përtej brigjeve të SHBA-së.

Qeveria amerikane shpenzon më shumë sesa merr përmes të ardhurave – kështu që pagat ushtarake, pagesat e pensionit të qeverisë dhe përfitimet e tjera do të pezullohen. Dhe nëse SHBA-ja nuk mund të paguajë interesin  për borxhet e saj, normat që paguan për të marrë hua  ndoshta do të rriten – që do të thotë se hipotekat, kreditë e makinave dhe faturat e kartave të kreditit gjithashtu do të rriten.

Miliona amerikanë ndoshta do të humbasin punën e tyre dhe rimëkëmbja e ekonomisë nga pandemia do të shkatërrohej. Meqenëse stabiliteti i borxhit amerikan është themeli i ekonomisë globale, përmbushja e detyrimeve  nga Uashingtoni mund të zhytë pjesën tjetër të botës në krizë, raporton abcnews.al

Natyra e paimagjinueshme e këtyre pasojave është se politikanët e Uashingtonit, përgjithësisht pas një periudhe përplasjesh dhe koncesioni, ndërmarrin hapa të vështirë dhe votojnë në fshehtësi për të rritur tavanin e borxhit. Por këtë herë është ndryshe.

Republikanët po refuzojnë të ndërmarrin hapa të tillë sepse sipas tyre demokratët e Presidentit Joe Biden kanë bërë shpenzime të shumta që do të rrisin borxhin kombëtar-që aktualisht është në gati 29 trilionë dollarë.

Pozicioni i tyre është thellësisht hipokrit. Si fillim, demokratët votuan disa herë për të rritur kufirin e borxhit. Por më shumë se kaq, kufiri i borxhit duhet të rritet për të paguar detyrimet që vetë republikanët morën përsipër duke votuar për shkurtime masive të taksave që favorizuan të pasurit nën udhëheqjen  e presidentit Donald Trump.

Është e njëjta gjë sikur vendi të argëtohet për një javë në Las Vegas dhe të refuzojë të paguajë faturën e kartës së kreditit.

Por republikanët duan të heqin dorë nga përgjegjësia dhe të akuzojnë demokratët për falimentimin e vendit, pasi Biden pezulloi një ofertë prej 4 trilionë dollarësh për të rindërtuar ekonominë dhe për të ndihmuar amerikanët më pak të pasur.

Për arsye se është diçka me rrezik, ata e dinë se demokratët nuk do të kenë zgjidhje tjetër në fund, përveçse të bien dakord për rritjen e kufirit të borxhit  dhe të paguajnë çmimin politik, raporton abcnews.al

Nuk ka rrugëzgjidhje tjetër

“Qeveritë që veprojnë vetëm nuk mund t’i kapërcejnë dot problemet me të cilat ballafaqohet bota jonë,”  tha Ministri i Jashtëm kanadez Marc Garneau i Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së të hënën.

“Unë e kam kuptuar se ne të gjithë vijmë nga i njëjti vend dhe se nuk kemi, sinqerisht, asnjë vend tjetër për të shkuar, dhe se duhet të gjejmë një mënyrë për t’u kuptuar me njëri -tjetrin,” tha ai. “Hapësira ofron perspektivën unike të të parit përtej kufijve kombëtarë.”

18 komente në ““SHBA po shkon drejt humnerës dhe po tërheq botën me vete””

  1. Ladi says:

    Kush e ka shkrujt kte: S. Berisha, F. Noka, Alfred Çako, V. Putin? – apo na nji i ngjashem me kta?

  2. 17nentori says:

    Perkthim i keq i nje problemi qe ska te beje fare me ata jashte amerikes.

  3. Iku says:

    Çar osht mer ky titull se ban vaki ene e degjon BERISHA! !!!!!

  4. Li US says:

    Haha artikull kot,fajin e Ka trump.
    Ai e uli borxhin e amerikes,bideni do ta rrisi me b.s green energy ,rikonstruksion parku ne zonen Ku jeton pelosi,dhe shpenzime te tjera te Kota,nderkoh qe cmimi gazit esht rrit 2 fish e me shume dhe artikujt ushqimore si pasoje e rritjes se cmimit te ttansportit,
    Bideni do 7 bilion qe te mbuloj shpenzimet per emigrantet ilegale nderkoh qe amerikanet jetojn poshte urave.
    Fajin e Ka vec bideni dhe Obama qe e komandon si kukull me politika komuniste.
    CNN esht vec nje vegel e komunizmit prandaj shikimet e CNN jane me kuotat me te uleta

    1. Who says:

      Ku e uli trumpi borxhin? Nga e gjete ket te dhene?….

      1. ??Usa says:

        Who, leri trumpets te delirojne se aq tru kane. Jane mesuar trumpets shqiptare qe ja u shjerdhente momen Dulla dhe i shkojne pas cdo idioti diktator qe te shohin. Ky kurva lart teje, eshte kelyshi Dyl sumqimi. Tani ndrrojne nickname se u dhjene qe ju humbi zgjedhje kelliea Trumph. Me Nexus mos u merr se eshte totalisht brryl-iana. ???

      2. ??Usa says:

        Who, leri trumpets te delirojne se aq tru kane. Jane mesuar trumpets shqiptare qe ja u shjerdhente momen Dulla dhe i shkojne pas cdo idioti diktator qe te shohin. Ky kurva lart teje, eshte kelyshi Dyl sumqimi. Tani ndrrojne nickname se u dhjene qe ju humbi zgjedhje kellira Trumph. Me Nexus mos u merr se eshte totalisht brryl-iana. ???

  5. Mario says:

    Kjo eshte e vertete, dhe Demokratet e Amerikes qe jane krejt komunista po e bejne kete te mundur.

  6. Nexus says:

    Nuk e kuptoj zellin per te gjetur dhe perkthyer gjithmone shkrime kunder te djathteve – ne fakt eshte e majta qe fatkeqesisht dominon pergjithesisht ne perendim dhe po e sjell te gjithe boten ne prag te humeneres……..

    Mundet qe dikush te me shpjegoje, si ka mundesi qe ne SHQIPTARET qe vuajtem aq gjate nga Marksizmi te perkrahim Neo Marksizmin qe fatkeqesisht tani vjen nga perendimi ?

    E bej kete pyetje se nuk dua te besoj qe ne nuk jemi ne gjendje te kuptojme, thjesht ndjekim ate qe historikisht na eshte dukur me i forte.

  7. Ideali says:

    Fajin e ka Sala. O burra, ta shpallim armik te Amerikes. Zorraxhinjte e majte jane njelloj kudo. E kane pushtetin per pasurim dhe jo per sherbim.Fajin e ka Sala. Mero, gati prononcimin.

    1. Hasoni says:

      Dakort jam, pervecse Sala eshte komunist i vjeter dhe nuk ka qene kurre i djathte, eshte ashtu si thua ti edhe me dreqin vetem per te perfituar per vehte dhe familjen.

  8. Dulla says:

    E ka thënë dhe bibla që një ditë Amerika do bjeri. Dhe këto ditë avash avash po vijnë dhe ky do të jetë dhe fundi i ekonomisë kapitaliste duke tërhequr si lokomotiva nga brapa të gjitha vagonat ose ekonominë boterore drejtë humnerës.

  9. antipatrea says:

    Kapitalizmi…shkalla e fundit… kalbëzimi …kriza … po ngordh … vdiq … priteni (si bolet e dashit) se po ngordh … Se ç’më kujton një përrallë të bukur që jepte radio Tirana para dyzet vjetëve në gjashtë pa dhjetë që të na zinte gjumi … Natën e mirë …

  10. Me sy hapur. says:

    Kur gjerat spjegohen vetem ne aspektin ekonomik apo financia eshte 100% e vertete se nga mbrapa jane bijte e Satanit– Cifutet. Nqs se dikush se kupton kete ai gjithashtu eshte nene thundern e Sorros. Me konkretisht kejo eshte jo vetem e vertete per USA por edhe per Shqiperine. Kur dikush merr anen e nje Kryehajduti ( kryeminister) qe eshte ne pushte me arsyen se ky apo ai e beri vendin me mire nga zhvillimi ekonomik tregon hapur se ai vete eshte idiot me 2 sy.

  11. Nje qytetar objektiv. says:

    Nuk eshte hera e pare, as ne Bote e as ne Amerike, qe ideologjia e majte ehste sajuar dhe perdoret per te mashtruar budallenjte, dembelet, prazitet dhe ata qe mendojen se c’fluturon hahet. Ideologjia e majte perdoret nga demagoge te sprovuar qe mashtrojne me barazi dhe me zhdukje varferie dhe i perdorin keto dengla per te erdhur vete ne pushtet dhe per t’u pasuruar per vete dhe tallur koqet me miletin. Ideologjia e majte e vret deshiren per progres, demoralizon me te miret dhe favorizon me te dobtit mjaft qe te sherbejne me servilizem.

  12. rexha 10 says:

    E THENE NDRYSHE I BIE QE NE SHBA SOTE PO TI TERHEQIN NGA BANKAT PARATE E TYRE MILIARDERET ,SI CIFUTET ,SHEIKET E DUBAIT ,AGALLARET E SHQIPERISE ME SALIUN E METEN NE KRYE ,ATEHERE EKONOMIA E SHBA SHKATERROHET. ME DUKET E VESHTIRE NE NJE SHTETE ME TRE SHTETE ME VEHTE PER TE KONTROLLUAR EKONOMINE E SHBA. EDHE ITALIA KA DY SHTETE ME VEHTE KU ESHTE SENATI E PARLMENTI KU NUKE E MERRE VESHTE I PARI TE DYTIN ,DHE KURE VJENE PUNA TEKE EKONOMIA ZHDUKEN MILIONA EURO VETEM NGA PARTITE . NUKE E BESOJE QE EKONOMIA AMERIKANE FUNKSIONON SI AJO ITALIANE.

  13. Bython Haxhiu says:

    Vetëm Tualet Balla e shpëton Amerikën. Në vënd të Bidesë. Gjthsh dhe Spirokaripali në vënd të Blink blink – can’t see. Po kështu në DASH duhen Kimetja, Toma, Qifja dhe Rraja. Për hudhër të merret Fiorelo (Lulëzimi) me Lu lunë dhe dy kangurë. EDrama kësaj rradhe ngelet jashtë në listë pritje. I ka ndodh një fatkeqsi ne fis. Cofi Sorrosi. Mgjth rroga I paguhet me klering. Oriz të kuq për të gjithë

  14. Scutari says:

    Bëhet fjalë për qeverinë dhe jo për ShBA!! Mos u shqetësoni…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje