Meta takon udhëheqësen e opozitës bjelloruse: Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratike

29 Shtator 2021, 16:36Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me udhëheqësen e opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya.

Me anë të një postim në “Facebook”, Meta shkruan se i ka uruar asaj suksese në misionin, përpjekjet frymëzuese dhe lidershipin e dëshmuar.

“Kënaqësi të takoja sot udhëheqësen e guximshme të opozitës bjelloruse, znj. Sviatlana Tsikhanouskaya.

I urova shumë suksese në misionin, përpjekjet frymëzuese dhe lidershipin e dëshmuar.

Lirimi i të burgosurve politikë, liria e medias dhe e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë tepër të rëndësishme për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë.

Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratike të popullit bjellorus!”, shkruan Meta.

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje