Ish-deputeti me kobure: Kur shitën edhe Sali Berishën, si mendon se nuk do të shesin edhe ty o demokrat

29 Shtator 2021, 17:28Politika TEMA

Gent Strazimiri, që nuk u kandidua në zgjedhjet e 15 prillit për deputet nga ana e Lulzim Bashës, shprehet i revoltuar me këtë të fundit, se ka shitur Sali Berishën.

Sipas tij, nëse shitet Sali Berisha, atëhere mund të shitet çdo demokrat i thjesht.

Postimi i ish-deputetit me kobure:  

Nuk ka një “çështje Berisha” në PD!

Ka një çështje ekzistenciale për PD dhe demokratët:

Qëndrimi ndaj njeriut të ndershëm, të shitur për interesa të ulta!

Sali Berisha është thjesht ilustrim i saj.

Nuk ka një “hall të Sali Berishës” në PD!

Ka një çështje ekzistenciale për PD dhe demokratët:

Qendrimi ndaj demokratit pa kompromis, të shitur për interesa të ulta!

Sali Berisha është thjesht ilustrim i saj.

– Nuk ka një “siklet Sali Berisha” në PD!

Ka një çështje ekzistenciale për PD dhe demokratët:

Qëndrimi ndaj pro-amerikanizmit historik, të papërsëritshëm, të palëkundur, të shitur për interesa të ulta, nga njerëz që vetëm pro-amerikanizmit nuk po i kontribuojnë.

Sali Berisha është thjesht ilustrim i saj!

– Nuk ka një “pengesë Sali Berisha” për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri!

Ka një çështje ekzistenciale për PD dhe demokratët:

Qëndrimi ndaj “Ardian Dvoranit kampion demokracie” dhe eshtrave të martirëve të shitura për pazare të ulta.

Sali Berisha “minues demokracie” ështe thjesht ilustrim i saj!

Sali Berisha, nëse do kishte një “hall” a “siklet”, do ishte fshehur si të gjithë ata “memecë” që u bëjnë bisht kamerave, gazetarëve, madje edhe demokratëve e, që recitojnë vetëm tekstin që vjen me ëhatsapp…

Sali Berisha, si çdo njeri i ndershëm, demokrat i palëkundur, pro-amerikani “par excelence”, ka zgjedhur përballjen në rrugë gjyqësore, jo fshehjen e as retorikën politike…

Çështja ekzistenciale e PD është beteja jote demokrat i palëkundur, njeri i ndershëm, anti-komunist, pro-amerikan që në gen.

Sali Berisha është thjesht ilustrim i saj!

Kur guxojnë të shesin Sali Berishën, sa sekonda mendohen me të shit ty?

Qendro në këmbë demokrat, asnjë hap pas.

1 komente në “Ish-deputeti me kobure: Kur shitën edhe Sali Berishën, si mendon se nuk do të shesin edhe ty o demokrat”

  1. Tirona says:

    ?????.Sa rende eshte ky Strazimiri.Akoma jemi te detyruar te degjojme kete idiot?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje