Ndërron jetë në Strasburg ish-gjyqtari, Kristaq Traja

29 Shtator 2021, 13:47Sociale TEMA

Një tjetër lajm i trishtë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Është ndarë nga jeta një prej gjyqtarëve më të njohur dhe konstitucionalisti, Kristaq Traja.

Lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta e kanë dhënë miqtë e tij në rrjetet sociale.

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe miku i tij, Denar Biba shkruan: “KRISTAQ TRAJA, e vetmja mendje që unë kam admiruar ndonjëherë! Faleminderit që ke ekzistuar! Faleminderit Zotit që më dha mundësinë të të njihja e të bëhesha miku yt!”

Kristaq Traja ka qenë drejtues i grupit për diskutimet për ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi.

2 komente në “Ndërron jetë në Strasburg ish-gjyqtari, Kristaq Traja”

  1. Albert says:

    Ngushellimet e mia familjes se tij. E kam njohur te ndjerin, Kristaq Traja, qe kur filloi jeten aktive si jurist ne Kruje, dhe duke ndjekur karrieren e tij nder vite, them qe mendimi e formimi i gjithandshem qe kishte duhet te jete shembull per masen e juristeve tane.

  2. Sara says:

    Eh mor Denar , kur e ben veten dhe ti mik me Kristaqin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje