Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj duke folur mbi vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD pas shpalljes “non grata” nga SHBA, thotë se nuk mund t’i gënjejmë shqiptarët duke u thënë se “ne jmi vendi sovran i Enver Hoxhës”.
Gjatë një interviste në “EuroNews Albania” Gjekmarkaj komentoi edhe etiketimet që Berisha i bëri Bashës si “lider i thyer” dhe me defekte, duke ngritur pyetjen si u bë Basha papritur lider i keq në dy javët e fundit, si dhe duke shtuar se Berisha ka pasur detyrimin etik të fliste para demokratëve.
“Bindja ime është që atyre njerëzve që kthehen pas 10 viteve, u ofrohet një betejë e rreme dhe një iluzion i rremë. Në të gjithë diskursin që bëhet, flitet duke përjashtuar një gjë të madhe, sikur ajo gjë e madhe nuk ekziston, sikur ajo gjë e madhe nuk na godet, sikur ajo gjë e madhe nuk na prek.
Kjo gjë e madhe, shumë e madhe, mund ta përjetojmë në të gjitha skajet e saj, është vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Ato e kanë marrë edhe për vendin tonë. Tani, t’i gënjejmë ne shqiptarët që ne jemi vendi sovran i Enver Hoxhës, t’i gënjejmë shqiptarët që ne jemi vendi sovran që kemi qenë 45 vite komunizëm, është gënjeshtër.
Ne e kemi lënë sovranitet me dashje, kemi hyrë në organizata, jemi në NATO, një organizatë që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bozdo është këtu, mund ta di shumë më mirë nga unë që në statut Partia Demokratike ka orientimin e saj pro perëndimor, pro NATO. Ai po reagon prej tre javësh dhe po reagon fortë në mënyrën e tij tradicionale.
Këto që dëgjoj, sepse i bie që Lulzim Basha papritmas u bë i keq në dy javët e fundit. Në qoftë se ka qenë i keq, ka qenë lider i thyer, ka patur të gjithë këto defekte që edhe mund t’i ketë pasur, Sali Berisha i pari ka pasur detyrimin etik ndaj demokratëve”, tha Gjekmarkaj.
Gjekmarkaj thotë se një ditë Lulzim Basha duhet të gjej forcën që t’i mbledh të gjithë, por duhet edhe të tjerët të afrohen, pasi “nuk mund të vijnë ai me përqafim dhe të tjetër me thikë në dorë”.
“Tjetër është përmasa e Sali Berishës, njohja dhe aftësia e tij me demokratë dhe me partinë demokratike, tjetër e imja. Unë një pjesë e mendimeve i kam dhënë siç i kam pasur, sepse unë jam një person që flas në Partinë Demokratike, ngre zërin, them mendimin tim, them gjërat që dua dhe nuk lejoj të më imponohet dikush, nëse unë nuk jam i bindur.
Dhe kjo s’ka për të ndodhur të më imponohet njeri në atë parti, për sa të rri për sa kohë nuk jam i bindur. Dhe do ta them prapë, e përsëris, domethënë pse e kam bindjen time. Për mua, unë kam karrierën time profesionale, jam afruar në politikë, jo se jam ndonjë misionar i madh për të shpëtuar politikën, thjesht për të dhënë një kontribut, ta shoh deri ku shkon. Unë nuk e kam jetë a vdekje politikën.
Dëgjoj tani Sali Berishën që flet edhe më duket sikur dëgjoj akuza për Azem Hajdarin, për Gramoz Pashkon, për Neritan Cekën, për Preç Zogajn, për Arben Imamin, për Genc Rulin, kur befas pastaj u pajtua me të gjithë këta dhe i mori.
Edhe bëri shumë mirë që i mori, tregoi një aftësi shumë të madhe në 2005-ën dhe e solli Partinë Demokratike në pushtet. Ishte “lunxhi miranc” politike, që Partia Demokratike duhet t’i rikthehet, qoftë dhe me këto që duken sot edhe më të ashpërt. Një ditë duhet ta gjej forcën Lulzim Basha i pari, që t’i mbledh të gjithë. Por duhet dhe të tjerët të afrohen, se nuk mund të vijnë ai me përqafim dhe të tjerët me thikë në dorë”, shtoi ai.
??????????????
Mire o Gjek mire ti deputet mund te jesh dhe 7 legislature por Basha I Meros nuk vhen kurre ne pushtet sepse eshte ne pushtet…ne pushtet te sjellin demokratet e Luli I ka genjyer si shume e shume te tjere
TI o ‘trim’ je ‘OFF’ tere jeten tende! Duhet te keshe vetedije te jesh ‘on’ !
ON,mire e ke,por Berisha dhe Basha,jane te ngjajshem me njeri tjetrin, si muti me kaken.
Edhe tape, edhe i mencur. Imagjinojeni sikur te ishte esell?
Po ty mer letyre tani tu be i mire Basha qe sle llaf pa e share pa u bere deputet?
Agron ti je k… dhe budalla lamash dhe bythlepires.
Mos u merzit o Gone , nuk i ka ofenduar “KARIGETHYER” i ka quajtur , por kur i jane dashur , ju ka dhene karige te reja edhe i ka rrahur ndonje herë , po ai që të rreh t’e do , thotë populli , dhe ata që ti përmënd ja dinë për nder doktorit , se i ka këthyer në rrugë të mbarë .
Lunxhi miranc,imponohet,diskurs.
Mund ta kuptoj dike qe flet gjithe diten italisht dhe mund ti shpetoje ndonje fjale italiane ,e te flasi kete gjuhen moderne te “çorbollosit intelektual” , por zotria i thote vetes inyelektual!!!!,ka tituj si prof!!!,mendoj se duhet te jete ne gjendje te gjeje fjalet shqipe kur shprehet,por rendomt perdor fjale italiane dhe banalisht i shqiptarizon ,dhe nuk eshte se eshte o vetmi per fat te keq.edhe ky fenomen sipas mendimit tim modest, eshte produkt i sundimit te parimit,” te dhjesi kushdo e kudo”ku nen qeverrisjet e Saliut kane kulmuar melulezimin e universiteteve te tipit ” kristal” me fame edhe pertej Shqiperise.
Gjithsesi, profi intelektual,shpreh ate qe mendojne shume shqiptare per Sali Berishen,edhe pse u tregua i kujdeseshem,perseri ka me shume guxim se Patizet,Topallet,e Plollot e qemoti.Kam bindjen qe municionet i ka rujt Gjeka per nje reagim te mundeshem djallezor te Saliut ,pas kesaj deklarate,nje film i pare e sterpare nga repertori i ligjerimeve publike te Sali bej Berishes,kunder atyre qe e prekin ne seder.
Ke te drejte, duhej te kishte perdorur fjalen e bukur shqipe “largpames”.
Cduan keta kelyshet e Bashes? Ankohen perse demokratet sjane me ta? Rreth kujt do mblidhet PD ? Rreth 18% te votuesve apo rreth 80% te votuesve. Ky gumeni qe ben hartime kujton se politika eshte metafora?!
Po aq i ndyre, hipokrit, i pabese dhe intrigant, si baba Sali. Perbetohet si Saliu 30 vjet me pare qe eshte gjoja politika si intereson aq shume dhe eshte i perkohshem, per tu ngulur perjetesisht. E nisi me bythlepirje, me proza pseudoartistike ku i frynte ne bythe gjigantizmit berishist, pastaj u shnderrua ne taleban per llogari te padronit te tij, ku here ja fuste Bashes duke ushqyer intrigat e Berishes dhe here duke ja dhene kujes per destabilizim te zgjedhjeve, braktisje te mandateve, goditje te institucjoneve, sabotim te reformes ne drejtesi, mbjelle urrejtje tribale, deri sa rrembeu karrigen per te cilen ishte q… ne b… .
Pastaj ndryshoi kahun e intrigave, u be Lulash, u konvertua ne proamerikan te zjarrte dhe i futi gishtin baces dhe gjithckaje kishte predikuar duke i care bythen te gjitheve me moterqirllekun e vet. Neser do ta nxjerre nga varri kermen plake dhe do ti shurroje kockat.
Identik si mostra horror qe zbriti me valixhe druri…
Ore ,e di qe ka filluar ti zhvillohet inteligjenca sepse ka filluar te kuptoj qe eshte budalla.