Berisha: Më shpallën “non grata” se iu kam mbrojtur juve o popull, dhe se sulmova reformën në drejtësi dhe Sorosin

1 Tetor 2021, 19:25Politika TEMA

Sali Berisha tregon përse vendosi që të rikthehet aktiv në politikë dhe të nisë turin e takimeve me demokratët në çdo qytet.

Nga Shkodra ku mbajti takimin e radhës, Sali Berisha u shpreh se shpallja “non grata” dhe më pas përjashtimi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike e detyruan atë që të rikthehet sërish aktiv në politikë.

“Unë kam patur një përplasje të jashtëzakonshme me multimiliarderin George Soros. Dhe mendova pse ma bënë këtë? Unë këto 8 vite nuk kam një fjalim të vetëm për të mbrojtur interesin tim personal, kam bërë gjithçka për të mbrojtur interesin tuaj publik kundër korrupsionit, kundër krimit, kundër shpërbërjes së Kosovës dhe ndryshimit të kufijve i përballur me të gjithë, kundër Ballkanit të Hapur dhe Reformën në Drejtësi, e cila ka sjellë sot në krye ish-ministra, vëllezër të ministrave dhe është sot më e kapur se kurrë. Pra unë këto kam bërë.

Mendova, unë që e kisha ndërmend të largohem po të fitonim zgjedhjet se çdo gjë ka një kufi, s’do rrija në Parlament, kisha vendosur këtë gjë dhe tani goditem në këtë mënyrë. “Nga lufta veçse ai largohet” është një varg i hymnit tonë. Dhe vendosa të kthehem të vazhdoj me fuqi të shumëfishuar mbrojtjen e interesit publik dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.

Lulzim Basha peng merr një vendm që asgjëson pluralizmin, natyrisht kjo pastaj ishte një motiv kaq i madh për të bërë gjithçka së bashku me ju për të ngritur në këmbë PD, për ta çuar atë drejt fitores. Dhe ju garantoj se do bëjmë gjithçka së bashku që ju të zgjidhni njerëzit që u besoni më shumë. Do bëjmë gjithçka që vota juaj të dalë në dritë, të mos mundë të lozë kush me votën tuaj”, deklaroi Sali Berisha. 

7 komente në “Berisha: Më shpallën “non grata” se iu kam mbrojtur juve o popull, dhe se sulmova reformën në drejtësi dhe Sorosin”

  1. ?????? says:

    ???????????????????????????? o cope muti o kriminel

  2. Trotski says:

    DASH e tha Qarte :Shpallesh NON GRATA si MINUES I DEMOKRACISE ,si i Korruptuar per te pasuruar Familjen dhe bashkepuntoret e tu.,Ke sfiduar Drejtesine duke mbrojtur Kriminelet si Yt Bir-Sy Peshkaqeni,Trafikant Mediu,Vrasesit e 21 Janarit ,,Po Gjemen e GERDECIT si e shpjegon? Kerme e mykur-Erdhi Dita qe te japesh Llogari

  3. Taulant says:

    O te qifte kina nonen mer kriminel!

  4. rexha 10 says:

    ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh SA KA VUJTE KY SALI PER TE MBROJTUR SERBET KU E NGATERROI ME POPULLIN SHQIPTARE QE E TMERROI ,DHE E VODHI DERI SA FILLOI EDHE TA SHISTE ME KONCESION 1 EURO PER METER KATROR PER 100 VITE . NDERSA DETIN E SHITI MENJEHERE .DHE FILLOI NE GJITHE SHQIPERINE MONOLOGU ::::TOKA E XANUN ,SI TRAGJIKOMEDIA E LOKES ME TOKEN E SAJE NE HISTORINE E TUC MAKUT. TE GJITHA KETO TE MIRA SALIU I BERI PER POPULLIN .EDHE GERDECIN ,EDHE PIRAMIDAT ,EDHE LUFTEN CIVILE NE VITIN 1996.EDHE VILAT NE GJIRIN E LALEZIT PO PER TE MIREN E POPULLIT .DONI ME PER BELULIN SALIH????????

  5. tony says:

    Ne cdo qytet? Te shohim nese shkon ne Tropoje.

  6. ida says:

    Si e luftove reformen, kur e votove!!!

  7. Isidori says:

    Bëj gam gam se të ka ardh fundi mër kriminel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje