Nga Dr. Nelson R. Çabej
Korpusi madhor i të dhënave që provojnë autoktoninë e banorëve të trojeve të sotme shqipfolëse janë makrotoponimet, emrat e qyteteve, lumenjve dhe maleve të këtyre trojeve. Tanimë është vërtetuar se emrat e të gjitha qyteteve (Arta, Nishi, Shkupi, Shtipi, Shkodra, Vlora, Lezha, Durrësi, Peqini, Qafa e Gjashtës, Dimali, Palokastra, Ballshi, Çamëria, Ulqini, Drishti, Finiqi, etj.), lumenjve (Drini, Drino, Mati, Erzeni, Ishmi, Vjosa, Buna, Shkumbini) dhe maleve (Tomor, Sharr, Pind), që dalin në burimet e lashta, kanë evoluar deri në format e sotme në bazë të ligjeve fonetike të shqipes e të asnjë gjuhe tjetër.
Vrojtimi i përgjithshëm rreth pranisë së shumë fshatrave me emra me prejardhje latine, greke ose turke, e sidomos sllave, është rrjedhim i thuajse 21 shekujve të sundimit dhe pranisë së administratave pushtuese. Por siç ka shpjeguar Eqrem Çabej1, fshatrat në Ballkan janë të reja e përgjithësisht të lëvizshme dhe nuk dalin thuajse fare në burimet lashta. Për këtë arsye, edhe vlera tyre në përcaktimin e etnicitetit të baorëve të trojeve shqiptare është e papërfillshme. Ndërkohë që prania e emrave të huaj të fshatrave është fakt, numri dhe përqindja e tyre është mbivlerësuar dhe sipas të dhënave të pabotuara ato përbëjnë rreth 20% të numrit të përgjithshëm të mikrotoponimeve shqiptare.
Nisma e kohëve të fundit e Bashkisë së Skraparit për shqipërimin e disa emrave të huaj të fshatrave është shprehje frymëzuese e një qëndrimi atdhetar që duhet përshëndetur. Ky shkrim është në vijim të kësaj nisme për të nxitur një diskutim më të gjerë dhe vjelur mendimet, idetë dhe propozimet e qytetarëve, historianëve dhe gjuhëtarëve për këtë çështje.
Zëvendësimi i emrave të vendbanimeve në trojet shqiptare është një problem serioz që nuk mund të lihet kurrsesi në dorën e bashkive të rretheve, qarqeve ose qarqeve, për shkak të kompetencës së pamjaftueshme. Kjo punë nuk është një aksion politik, por një kërkesë e momentit historik. Ajo duhet bërë mbi parime të shëndosha, historike, gjuhësore e kulturore dhe kërkon njohuri te thella të histories dhe gjuhësisë, dhe duhet bërë nga kolektiva specialistësh, të shkollave të larta dhe të institucioneve të specializuara të Akademisë së Shkencave.
Kjo punë mund të fillohej me zëvendësimin e atyre vendemrave të huaj të fshatrave që janë dokumentuar se kanë qenë shqip fillimisht, por në kohë të ndryshme, duke përfshirë kohët më të reja, janë zëvendësuar me emra të huaj.
Më poshtë po rendis vetëm disa shëmbuj emrash të tillë. Gjuhëtari rus Aleksander Selishçev2 na jep emrat e mëparshëm shqip të dy vendeve (Fushgjana dhe Plakonia) dhe format e tyre sllavisht që përdorim ne sot.
Velipoja – Sipas gjuhëtarit rus, ajo që quhet sot “Velipojë” është përkthim i emrit të vendit Fushgjanë, që përdorej në Shkodër deri nga shekulli XIX.
Starovë – fshat në rrethin e Pogradecit, më parë ka qënë quajtur Plakoni.
Zagoria – ende sot banorët e krahinës së Përmetit e quajnë këtë krahinë Prapamal dhe banorët e saj – prapamalas, ndërsa zyrtarisht krahina njihet me emrin Zagori, që është qartas përkthim i emrit shqip Prapamal gjatë sundimit bullgar ne Mesjetën e hershme/të mesme.
Palokastër një fshat në veri të Gjirokastrës. Në vitin 1835 udhëtari anglez Ëilliam Martin Leake3 e lokalizoi qytetin e lashtë epirot, Phanote (Φανότη) në rrethinat e Kardhiqit (Gjirokastër) dhe në vitin 1938 gjeografi gjerman Eugen Oberhummer e saktësoi në fshatin Palokastër ku zbuloi germadhat dhe kështjellën e qytetit lë lashtë epirot Phanote. Përbërësi i dytë i këtij emri – kastër, një greqizim i emrit latin castello (kështjellë), është shtuar dikur në mesjetë, siç provohet nga fakti që qyteti përmendet me emrin Phanote 4-5 shekuj para se të ndërtohej kështjella.
Me që ky emër qyteti epirot na vjen nga burime greke duhen mbajtur parasysh dy veçori të greqishtes së lashtë:
Së pari, Ph (φ) në greqishten e lashtë shqiptohej ph- dhe vetëm dikur pas shekullit X të erës sonë në greqishten e re, ajo filloi të shqiptohej si -f-,
Së dyti, zakonisht tingullin -p- të emrave të vendeve të huaja grekët e lashtë e shkruanin ph- (φ)4, që do të thotë se emri i qytetit mund të jetë shqiptuar *Panote nga “shqiptarët e Lashtësisë”.
Fakti që P- ja ballore nuk u ndrua në F- tregon se ky emër nuk ka kaluar nëpër gojën e grekëve. Po kështu ndrimi n>l, ka ndodhur vetëm në bazë të ligjeve të dialektit të krahinës së Gjirokastrës, siç ka ndodhur me fjalët nerënxë > lerënxë, Panormo> Palermo; Nevzat> Levzat, etj.), duke dhënë formën Palo me hiferezën e t-së fundore.
Gjirokastra – Në regjistrimin kadastral të vitit 1831 dhe në shënimet e Evlia Çelepisë (Evliya Çelebi, 1611-1682) në shekullin XVII, Gjirokastra del me emrin Ergjëri, emër që është ruajtur në folklorin e krahinës deri në shekulin XX, siç shihet nga poezia popullore kushtuar Kuvendit të Gjirokastrës të mbajtur në atë qytet në 23 korrik të vitit 1880:
“Kurvelesh e Gegërí,
U mblodhë në Ergjëri”
Forma Gjirokastër ka dalë nga emërtimi administrativ bizantin, Argyrokastro që del së pari në shekullin XIV te historian e perandori bizantin Kantakuzeni. Edhe pse nuk del në burimet e lashta, emri i qytetit Ergjëri rrjedh nga emri i nënfisit kaon të argjirinëve në Epirin e lashtë që banonte në atë rajon sipas Stefan Bizantinit5 në shekullin VI të erës sonë. Historiani gjerman Conrad Bursian (1830-1883) saktësoi se vendbanimi i argirinëve ishte lugina e lumit Drino6. Emri Ergjëri mund te ketë dalë nga nje formë e rikonstruktuar *Argyrion7, që regullisht do të jepte formën e dokumentuar Ergjëri, që është ruajtur deri në ditët tona. Nga ky emër, me etimologjizim popullor, ka dalë emri Mali i Gjerë (nga Mal i Ergjërit), që në hartën e Kiepert-it del edhe me emrin Ergjenik8. Edhe konsulli i përgjithshëm i Napoleon Buonapartit te Ali Pasha Tepelena, Pukëvili (1770-1838), flet per një mal Argenik, që fillon nga jugu i Tepelenës duke u shtrirë në drejtim të Gjirokastrës”9.
Saranda – ky është një emër i ri, që ka hyrë në përdorim pas pavarësisë së Shqipërisë. Deri në fillim të shekullit XX këtu kishte vetëm një port dhe barinj stinorë nga Labëria që vinin për të dimëruar bagëtitë, andaj quhej thjesht Skelë, me burim të afërt fjalën turqisht iskele10 – “port, gji deti”. Ndryshe quhej edhe “Skela e Delvinës “. Emri i lashtë i këtij qyteti ka qenë një emër ilir, Onchesmus (Onkesmus), që përmëndet për herë të parë nga shtetari dhe filozofi romak, Ciceroni11 dhe për herë të fundit përmendet në shekullin VI të erës sonë12. Duke zbatuar regullat fonetike të shqipes (humbja e zanores ballore të patheksuar, ndrimi q>gj dhe rënien e mbaresës –
us), emri i qytetit do të evoluonte në Gjashma, e cila, nëpërmjet etimologjizimit popullor (prirjes për t’i dhënë kuptim kësaj fjale “të pakuptimtë”) e quajti Qafa e Gjashtës qafën që të shpie në qytetin e zhdukur (Saranda e sotme), që nuk ruhej më në kujtesën e tij historike13.
Domosdova – Ky emër i fushës në afërsi të Prrenjasit është lidhur me emrin e lashtë të qytetit ilir Damastion, argjendi i të cilit përdorej për të prerë monedha argjendi edhe nga Korinthi. Sot në këtë zonë nuk ka miniera argjendi, por prania e argjendit në mineralet e kromit dhe të argjendit të bën të mendosh se ato duke u shfrytëzuar që nga lashtësia mund të jenë varfëruar ose shfrytëzuar plotësisht. Për shkak të tingëllimit të afërt, emri Domosdovë është lidhur me fjalën turke domuz “derr”, por kjo është e gabuar sepse emri Damastion del të paktën 15 shekuj para pushtimit osman të vendit tonë. Për arsye gjeografike dhe gjuhësore emri i fushës Domosdovë besohet të jetë forma e sotme e emrit të lashtë Damastion, me prapashtesën -ova14.
Drimadhes – një formë e greqizuar e emrit të fshatit Dhërmí, që tani ka filluar të përdoret në disa gazeta dhe media të tjera. Dhërmí është emri i vetëm me të cilin është njohur fshati nga banorët e zonës përreth dhe nga shqiptarët në përgjithësi. I vetmi shpjegim që është dhënë deri sot për prejardhjen e emrit të fshatit bazohet në një të dhënë që del nga Komentari i Luftës Civile i Jul Qezarit në shekullin I p.e.s. ku lidhur me fillimin e fushatës së tij kundër Pompeut në Ballkan, ai shkruan: “Të nesërmen ai arriti në shkëmbinjtë Keraune dhe në brigje shkëmbore të tjera të rrezikshme, me që e kuptonte se të gjitha portet ishin në dorën e kundërshtarit; ai zbriti trupat e tij në vendin e quajtur Palaeste (Palasa e sotme – N.R.Ç.), pa humbur asnjë anije”15. Në indeksin e këtij botimi lexojmë për “Germinët, një fis i asaj pjese të bregdetit të Epirit, ku janë malet Keraune. Në tokën e tyre arriti Cezari me 7 legjione”16.
Ndrimi g>dh, që ka ndodhur në emrin e fisit kaon të germinëve dhe në emrin e fshatit Dhërmi mund të ndodhte vetëm duke kaluar nëpër gojën e shqiptarëve, as të grekëve, as të latinëve, as të sllavëve.
Referencat
1.Çabej, E. (1958). Problemi i autoktonisë së shqiptarëvet në dritën e emravet të dëndeve. Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria Shk. shoq. Tiranë, 2, 54-62.
2. Селищев, А. (1931). Славянское Население в Албании. София (Slavianskoe naselenie v Albanjii.
3. Leake, W.M. (1835). Travels in Northern Greece. I. J. Rodëell, Neë Bond Street, London, f. 72-73.
4. Kretschmer, P. (1896). Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache. Vandenboeck and Ruprecht, Göttingen, f. 268.
5. Στέφανος Βυζάντιος, Εκ των Εθνικων Στεφανου κατ Επιτομην (Stephani Byzantii Ethnicorvm quae svpersvnt), Red. A. Meineke, Reimer, Berlin, 1849.
6. Bursian, C. (1862). Geographie der Griechenland. B.G. Teubner, Leipzig, f. 19.
7. Çabej, N.R. (2014). Vazhdimësi Iliro-Shqiptare në Emrat e Vendeve. Fan Noli, Tiranë, f. 102-106.
8. Kiepert, H. General-Karte von der europäischen Türkei: nach allen vorhandenen Originalkarten und itinerarischen Hülfsmitteln – bearbeitet und gezeichnet von Heinrich Kiepert. Internet: http://ëëë.lib.uchicago.edu/e/collections/maps/kiepert/G6800-1853-K5.html.
9. Pouqueville, F.C.H.L. (1820). Travels in Epirus, Albania, Macedonia, and Thessaly. R. Phillips and Co., London, f. 63.
10. Çabej, E. (2006). Studime Etimologjike në Fushë të Shqipes VII. Tiranë, p. 16.
11. M. Tullius Cicero, Letters to Atticus 7.2.
12. Hieroclis synecdemus et notitiae Graecae episcopatuum. Ed. T. Mommsen, Berlin, 1866.
13. Çabej, N.R. (2014). Vazhdimësi Iliro-Shqiptare në Emrat e Vendeve. Fan Noli, 96-101.
14. Çabej, N.R. (2014). Po aty, f. 78-82.
15. C. Iuli Caesaris Commentarii cum A. Hirti aliorumque supplementis. Libri 3, 6. Teubner, 1876, Lipsiae.“Postridie terram attigit Germiniorum. Saxa inter et alia loca periculosa quietam nactus stationem at portus omnes timens, quod teneri ab adversariis arbitrabantur, ad cum locum, qui appellabatur Palaeste, omnibus navibus ad unam incolumibus milites exposuit.”
16. C. Iuli Caesaris Commentarii cum A. Hirti aliorumque supplementis. Teubner, 1876, Lipsiae, p. 227 (në indeksin e librit).
Shume artikull interesant. Por druaj se ka pak vullnet per te bere kete. Mos harrojme qe ne Shqiperi vetem para disa vitesh ndryshoj emrin e Liqenasit ne Pustec per ti bere qejfin nje ‘minorteti maqedonas’. Nje rast i rralle ky ne fakt. Kur dihet qe gjithe bota bene lufte per te ndryshuar dhe nacionalizuar emrat. Ndaj s’besoj se do kete ndonje perpjekje per ti kthyer vendeve emrat shqip.
O shpellar Kaukazi … si aritet ta nxirni emrin Onchesmus ne Gjashte.
Dhrimadhes ne gjermen …
.
O Zot i madhe sa mashtrim mund te ha ky popull bageti ???
O shpellar i shpellave te pontit turk. Hapini syte se derin ne gjiring e Ambrakise do vime. Kemi histori jo shaka.
Nje turk i piset kerkon te manipuloi ose te zhduk istorine……!
Madje ki jazik turk guxon te citoi toponimin grek Paliokastro( keshtjelle e vjeter) apo Tsiamouria si “shqiptare”!!!
O Zot, pafytresia e muslimon brother’s nuk ka limit……
Nuk ka me kafshe sesa ju produkt pedofilie .
Te dalin Turqit cdo nate ne enderr nuk ke faj sepse te kane futur ne dare bastard , gjen pak frymezim ketu plehr.
SA per toponimet historin po mundohen ta manipulojn bastardet e Athines.
Qysh prej vitit 1913 kane ndryshuar 4 here toponimet e Thesalis ,Thrakes;Maqedonis vetem qe studjuesit te mos gjejn asnje gjirm Sllave apo Shqiptare ne ato troje.
Plehr 300 eurosh falendero Ruset e Francezet qe shpiken e krijuan ate shtet me mbeturina sllave,arvanitase e bullgare e i vune emrin greqi.
Ec re zgjebs, hajduter e vrases, camerise ti hash munë, nje dite do ta dorezoni, gabelet e shkretetirave, keni surrat e fliani ju
aaa, 1 je 1
shiko emrat e fshatrave te Thivas si i kane nderruar te gjithe. po do shembuj me thuaj
Qetesohu qirje qetesohu…pyeti njehere ata qe te paguajne pensionin se sa fshatra/toponime jane ndryshuar nga shteti Grek ne kto dy shekujt e fundit…Qe mos lodhesh kot,,po ta them une: Me mijera…as 100 as 200…po me 3 zero nga mbrapa. Beme nje sufllaqe apo ola tani…se na haet ca mish deri ne “turqve”
I respektuar per punen dhe mendimet e vyera profesor. Mbijetesa e shqipes ne mijravjecare ka sherbyer gjithmon si nje pjalm i pafund per gjuhet e shkruara dhe mbi te gjitha per te krijuaren greqishte. Sigurishte nga greqishtefolesit zberthimi i fjaleve dhe emertimeve nepermjet gjuhes se perendise, asaj SHQIPE shikohet si nje gaz toksik, qe i helmon edhe brenda bodrumeve 300 evroshe orthodhjere. Gjuhetaret tane i nderuar profesor duhet te thellohen me teper ne zberthimin e fjaleve. Lashtesia eshte shkruar shume here ne shqip se ne greqishte. Analiza e fjaleve te con gjithmon ne origjinen e tyre pavaresishte se kush mund ta beje pjese te fjalorit te vet. Pa hyre ne trajtim te gjere te qindra apo mijra fjaleve te greqishtes, doja te shpjegoja vetem pak fjale te cilat me bindje them qe i perkasin dialekteve te pafundme, te shqipes. Fjala KASTRO qe gabimishte quhet greke ka ne vetvete tre fjale te pastra te SHQIPES. Saktesishte ka fjalet; KA-ST(E)R-RO . Fjala e pare nuk ka nevoj per shpjegim e dyta, qe eshte dhe celsi i saj eshte fjala STER ne dialektin arvanitas ka kuptimin e fjales mbulese, cati e cila ka mare zhvillimin e metejshem te shqipes moderne me fjalen STREH nga e cila vjen folja e shqipes STREHOJ. Dhe e treta eshte fjala (kast) RO qe do te thote jetoj apo RROJ. Pra fjala KASTRO eshte e paster shqipe e cila perdoret ne greqishte por kuptimi i saj eshte STREH PER TE JETUAR. Dhe ky ishte qellimi i ndertimit tyre. Edhe fjala per shembull PE-RI-STER qe perdor greqishtja per fjalen shqipe PELLUMB eshte perseri dialekt arvanitas qe pershkruan shpendin qe jeton mbi cati. Po e mbyll me fjalen PHO-NI qe patjter na eshte greqishte bile shume e “paster”. Edhe kjo fjale vjen perseri prej shqipes PO-NI qe do te thote PO DEGJOJ.
Urime
Mire atehere ktheje dhe ti emrin ne Rrem nga Nelson!Po cfare thua mor pleh?E di ti qe dhe Elbasani eshte quajtur ne Mesjete Neokastro,psh per Onufrin thuhej qe ishte nga Neokastro.Dhrimadhes,shpjegohet me nje pyll te stermadh me lisa qe ne greqisht quhen dhris.Po toponimet e tjera Megali hora,Dhraleos,Perivolo,Jaliskari,Ftelea,Erimos,Agios Theodoros,Agio Andresa,Stavridhi,,Alevra etj etj,si do ja vesh emrin ti Rreme me ato tituj fallc dr,prof??Po Vunoi,Himara si do ja vesh emrin?Himara ka Kambi,Potami,Livadhi,Rahones,Dovaladhes,Kastanea,Spilia,Panormi dhe pa fund cdo gur,cdo cep flet greqisht,ti Rreme si do ti pagezosh??Shko mor kelysh,mundet qe grabitet prona me ato ligje narcos dhe pirate,por nje gje kurre nuk mund ta merrni identitetin mijravjecar sepse eshte ne mendje dhe shpirt!
Kane emra shqip o qirje bythe, E te gjitha do ti nderrojme ne shqip. nje nga nje.
Emrat mund edhe ti nderosh, por prape nje bastarde turk do mbetesh.
Koha me e mire per kete gje ka qene ne kohen e komunizmit, por edhe tash nese mund te behet, nuk eshte vone.
SIPAS LLOGJIKES QE PERDOR KY AUTOR(….. QE CUDITERISHT MBAN TITULLIN DOKTOR DHE QE SHYQYR QE EMRI I BABAIT NUK I FILLON ME… E …… SE DO TA TURPERONTE VEPREN E PAVDEKSHME TE PROFESORIT TE NDERUAR EQEREM CABEJ ….PO KAPEM PAS FAKTIT SE SARANDA QUHEJ SKELA E BARINJEVE DHE ME PAS SKELA E DELVINES …KE CITON AUTORI PER KETE FAKT QE PO E DEGJOJME PER HERE TE PARE…..ASNJE …VETEN E TIJ QE ME SA LEXOHET BEN SUPERPATRIOTIN….FAKTI I VETEM DHE I PAKUNDERSHTUESHEM SHKENCOR ESHTE ONCHESMOUS ….PO TE LEXOSH NEN RRJESHTA E KUPTON SE AUTORI E KA ME FSHATRAT DHE QYTETET QE JANE MINORITARE GREKE POR TU BERE I BESUSHEM SHENON NE FILLIM VELIPOJEN E NE MES FUT EDHE PRENJASIN… POR AUTORI BEN ME APO PA DASHJE SHERBIMIN ME TE KEQ QE MUND TI BEJ VENDIT TE TIJ ….HISTORIA E SHQIPERISE ESHTE HISTORIA E VENDIT KU JETOJNE SHQIPTARET PAMVARESISHT SHTETIT …PASI FATI I KEQ KA BERE QE HISTORIA NUK KA FOLUR KURRE NE FAVORIN TONE …POR JEMI NE VITET KUR NJEREZIT PO MENDOJNE QE TE SHKOJNE TE BANOJNE NE MARS DHE NJE SHKENCETAR SHQIPTAR AKOMA NUK ESHTE I SIGURT QE KETO TOKA KANE QENE SHQIPTARE VETEM PER FAKTIN SE I JANE VESHUR SYTE ME FRIKEN SE GREQIA DO NA MARRE JUGUN E SHQIPERISE DHE JEP PERRALLA SI FAKTE QE PO TE MERREN SERIOZISHT …NA BEN EDHE NE DYSHUES SE CKANE QENE KETO TROJE ME PERPARA…. )…..PASI ME KETE LLOGJIKE QE E PERDOR PER EMERTIMET I BIE QE QILAR-N QE NE E PERDORIM PER VEREN RAKINE APO ZEJET E DIMRIT SIPAS NDARJES NE RROKJE I BIE DHOMEN E CIFTIT….
‘No pasion’ !! nuk dua te komentoj kundra ,me pasion, Komenti yt nuk eshte arrogant,por kufiri i shqiptareve dihet nga te gjithte historianet (jo te gjithe greko sllavet e ardhur vone) e vertete te botes se zhvilluar. cdo person i interesuar e di se administratat pushtuese kane ndryshuar emrat e vendbanimeve..trojeve shqiptare, te banoreve dhe fene e tyre. Ato vazhdojne edhe sot ..sidoemos ne Jug deri ne athine ! Keto padrejtesi te lejuara nga vendesit e lashte,duhen korigjuar ! , i pelqen a jo kujt,..sidoemos pushtuesve te vjeter a ‘modern’ ekzitues.
Me ç’të drejtë ti zotni vë në dyshim kualifikimin dhe inteligjencën e njerëzve?
Ku të dogji ideja e Dr. Çabejt?!
Sigurisht, si gjirokastrit ai ka të drejtë dhe më të lehtë t’i referohet jugut për ilustrimet, por ai e thotë qartë që problemi shtrihet nga Nishi në Artë. Mos vallë je njëçikë grekofil a grekofon, dhe…?!
Meqënëse njerëzimi po shkon në Mars, ne duhet të harrojmë rrënjët këtu në tokë?! Duhet të harrojmë që jemi shqiptarë pasi së shpejti(?!) do bëhemi Hënorë apo Marsianë?!
Po, Dr. Çabej ka të drejtë: lëvizja duhet menduar dhe organizuar mirë, madje jo vetëm me përfshirjen e Akademisë sonë të Shkencave, por edhe Akademisë së Kosovës dë asaj të Maqedonisë së Veriut.
Por do të thosha që simbolikisht dhe ligjërisht, aksioni të udhëhiqet nga dy Presidentët e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës.
Shembulli? Presidenti gjerman në aksionin e përsosjes së gjuhës gjermane dhe Presidentit francez në heqjen e tabelave të dyqaneve, firmave etj., të shkruara jo frëngjisht.
Edhe ti qënke një mut muti që të duket vetja i zgjuar me këto mendime si të ishe një fillogrek i poshtër, që me siguri do jesh ndonjë gjakprishur shqiptarë.
Me se shoh unë duhet t’i kthehesh shkollës përseri, dhe të mësosh kur shkruhet me gërma të mëdha dhe kur nuk duhet.
LG, respekte. Nuk ka përgjigje më të bukur.
Toponimet Ilire edhe puntore nga Bangladeshi +Afgan+Iranian Me emra Kadrije , Hajrie , xhami, mjekerrosha edhe shapkaxhinj nuk ka asnje kuptim kjo pune..
Edhe une mendoje nje soje .. Por shume më problem sote Jane emrat dhe mbiemrat e njerzve gjysma e Shqiptarve ne Kosove Macedonia dhe ne Shqiprie i kane emirate dhe mbiemrat Turqish dhe Arabesh… Dhe më e keqja eshte se po jave vune edhe kalamajve.. para ca diteshe takova nje çune te ri 20 vjeç dhe e kishte emrin Avdulla vinte nga fshatrat e Tiranes.. Kjo lloje magjupshtije e ketyre fanatikve Turqish duhet te ndalohet me ligje… Persidentja e Kosoves mbiemrin Osmani turpe… Kryministri me pare emrin Avdulla.. ndale Turqezimit te kombit Shqiptare nga politikanet hajduta dhe te korruptume.
NO PASION ose FULL legen
nga na dole me këtë pseudonim??
të ka pjellë jot ëmë vetëm që të kundërshtosh për interes të gërkut??
o hale e ndyrë,me pseudonime të tjera tregohesh ndryshe!!
ndyrësira,përdorni një pseudonim për të treguar se kush jeni!
bëhuni të paktën burra si panajot barka, që megjithëse ha mut gjithë ditën,prap është krenar!
Kërkesa apo mendimi i parashtruar është i drejtë nga çdo pikëpamje. Do të ishte kënaqësi të merrej seriozisht dhe të fillohej nga zbatimi.
Eshte trapllik komplet per at pune
Te lumte goja. Jemi vone madje. Duhet ta kishim bere prej vitesh.
Greqia ka ndërruar 98% të vëndemërtimeve të fshatrave dhe shumë të qyteteve. Po ashtu edhe vëndet e tjera ballkanike. Vetëm shqipëria mban emërtimet e pushtuesve.
Të ngrihet një grup pune nga kërkues me frymë kombëtare dhe të shqiptarizohen vëndemërtimet e huaja.
Greqia ka hequr emrat shqiptare te vendbanimeve dhe ka vene emra gjoja grek …
Nuk jemi dakort ne.
Asnji emer mos te ndryshohet .
“Lulishtja eshte e jona ”
Dumbaben .
Kemi shume nevoje per dije te shendosha …
Fillo nga emri jot njehere.
Kjo qeveri me orientim pro serb e grek nuk ka gaxim të ndyshon emërtimet sllavo -greke .Në fakt po e bënë të kundërtën.Po kjo qeveri fshatit LIQENAS në afërsi të Pogradecit i tha emër sllav PUSTEC.
Pakicen maqedone ne liqenas askushnuk e ndalonte te perdor fjalen Pustec ne maqedonisht dhe shqip quhej Liqenas.Kuvendi i PS e ndaloj emertimin shqip Liqenas dhe e la vetem ate sllav Pustec.Kjo eshte realiteti i shqiperis se sotme.Kjo ndodhe vetem ne albanistan,nuk ndodhe ne asnje vend tjeter ne rruzullin toksor.
Ka ardhur koha të pranojmë se shqiptarët janë një popull shumë i përdhjerë, si gjithë të tjerët. 60% e gjuhës shqipe është me origjinë latine vulgare, gjë që ka shumë kuptim po të mendojmë se Shqipëria është midis Italisë dhe Rumanisë, si dhe po të mendojmë për miliona arumunë “të ardhur” që ka Ballkani perëndimor. Bëhet fjalë për language shift, jo për population shift. Me këto që thotë ki trimi, language shift po kompletohet në fundin e tij logjik: spastrim i gjuhëve origjinale.
Shtresa më e vjetër e shqipes është gjermano-sllave se Shqipëria është në vijën nga Baltiku në Adriatik ku ndodhi dhe ndarja e popujve gjermanë nga ata sllavë. Në këtë vijë ka pasur shumë gjuhë të vogla si shqipja, letonishtja, lituanishtja. Tani ngelin vetëm këto 3. Të tjerat i përkasin grupit sllav ose gjermanik.
Por nga shtresa më e vjetër ka rrjedhur shumë ujë nën ura. Tani shqipja është një gjuhë pidgin, patois, por shqiptarët janë popull me huqe, e çojnë kufirin te Molla e Kuqe. Të paktën me llafe dhe peticione klubeve. Shqiptarët s’mund të pranojnë teori tjetër përveç asaj që Zoti e krijoi botën duke e filluar nga Shqipëria. Prandaj shkojnë mut punët në botë.
Jo mer ti, Zoti nuk e krijoi boten duke filluar nga Shqiperia, po me duket se ka vendosur t’i jape fund duke filluar nga Shqiperia.
Qenke idiot i konfirmuar. Hap syte e mendjen ti greku vogel, dhe pranoje te verteten. Shqiptaret jane autoktone, me gjuhe kulture e zakone, e si ka vjedhur as rrembyer asnje meter toke askujt, sic bete ju gabelet e greqise dhe muzhiket e stepave siberiane
Po ti e mban veten për serb,mor ish ilir,çne që komenton për shqiptarët??
Nje mitute e më parë. Shume e nevojshme
Ky Zoteria eshte biolog me profesion. Keto punet e gjuhesise nuk zgjidhen as me amatorizma, as me gjithollogji.
Ky “amatori” Cabej ka botuar 8 libra per historine dhe gjuhen shqipe dhe 12 per biologjine dhe filozofine, nga te cilat 5 jane vetem ne anglisht dhe te botuara nga Aademic Press shtepia me e madhe botuese e botimeve akademike ne bote.
Shume e vertete!
Une po jap dy tre raste:
1) Norsh i kthyer ne sllavisht “Sopot” – (sop = kreshte; “ot” prapashtese,
2) “Coraaj” kthyer ne sllavisht emri “Vakaj” = vend i muget i nfryshuar ne Chornij e Choraj.
3) Cerrik emer nga pstblloku i nje repartub austrik qe shkryante “Currik” = prapsou.
Ky qeka oqe kanari. Ndrro emrin tat ne fillim o tipiku delirantit
Si nuk ke mare ndonje shembull nga Shqiperia verilindore, veriore dhe lindore?; pra nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e veriut. Edhe keto jane troje shqipetare dhe kane patur emra shqip.?!
Jemi te vonuar,shume te vonuar.
Edhe Eqeremi puro Shqiptar e ka emrin
Autori i shkrimit ka te drejte ,me gjithe profesionin qe ka.Po te njohesh emrat e shume fshatrave te Vlores si,Babic,Lepenic,Novosel,Brataj, Drashovic e te tjera tregon se keto topnime sllave,jane te vendosura ne perudhen e shtrirjes se Perandoris Bullgare ne fillim te mijevjecarit te dyte te eres tone.Te tilla ka ne cdo krahine Shqiptare. Nga sa njoh ne menyre te percipte edhe ne fshatrat e bregdetit shume toponime kane emra kristiane katolike.Perpara 1990-tes nuk kisha degjuar “Ajo Vasili” por “Shen Vasili”,”Ajo Saranda” por thjesh “Saranda” e shume te tjera.Shohe se edhe sot per interesa te ngushta te njerezve vazhdon te nryshohen toponime ,jo nga masa e njerezve qe mund ta perdorin ,por nga medja (e shkruar dhe folur).Mendoj se eshte e domosdoshme qe Akademia e Shkences dhe organet drejtuese te shtetit te ndermarrin nje nisme te tille per tivendosur toponimet ne emra shqip. Kjo ne radhe te pare kerkon qe ne Shqiperi,politikan,gazetar,mesues e nepunes te ndryshem te kontrollojne perdorimin e fjaleve te huaja.Ne perdorim fjalen parlament dhe jo Kuvend,Non grada dhe jo I pa deshirueshem,e shume te tjera.Deri kur do te vazhdojme te jemi indiferent kundrejt vendit dhe gjuhes qe kemi trasheguar.Eshte detyre e Akademise te Shkencave te nxierr nga sirtaret vendimet e Kongresit te drejteshkrimit te 1972,duke pastruar nga dogmat komuniste te kohes dhe te jape drejtim rruajtjes te gjuhes e tradites tone.
Shkrimtarët me fantazi të zhvilluar shkruajnë romane fantastike i tillë ishte Zhyl Verni. O profesori im Eqrem mos u shqetëso në atë botën e përjetshme me biçim njerët që ke lënë në këtë botë të rreme!
Pamvaresisht profesionit, ai është intellektual dhe patriot qe kerkon te koregjoje nje padrejtesi shekullore dhe per kete duhet falenderuar . Nje nisme e tille kerkon vullnet dhe deşhire te organeve kompetente. Sigurisht qe kerkon nje studim ., por jo ndonje shpenzim te madjh.
Ehe nje here te falenderoj per nisiativen i dashur Dr. Cabej!
Fillo nga Emri jot njehere!!!
Skam degjuar ndonje “Dr” Nelson Myslimon !
Pastaj perse nuk permend emrat e Tiranes = Tehran,
Kavajes = khawaja, Sazan = Sazan , karaburun =karaburun
Te gjithe keto emra Jane me prejardhje Turkokurde dhe Arabe !
Kemi qytete qe quhen Kawaja ne Kurdistan, kemi Tehran, kemi dhe Karaburun dhe Sazan ne Turqi,
Keshtu qe o “Dr,Nelson” ti Nuk je Shqipetar! Por he nje Turkokurd Shqipfoles ! Ne Shqiperine time !!!
Tamom si Zezaket e Londres qe Vetequhen se jane Anglez
Për” Shitfolësin”,
Prandaj punët në Shqipëri venë si venë, sepse ka me shumicë krimba të tillë.
Veprës së rilindasve i është vënë tritoli.
Perpjekje e pakuptimte qe do te tregonte kompleks inferioriteti. Jane si jane ata emra kane shekuj te tere qe kane fituar qytetarine. Jane bere perpjekje te tilla edhe me pare po kane dale te pasuksesshme, ja p.sh. Zogu i Zi zog i zi mbeti sido qe cfare skane bere per tia ndryshuar emrin. Me duket patriotizem pa vlere….
Jane emra qe i kane vene pushtuesit neper shekuj, ne menyre arbitrare, pa e pyetur popullsine vendase. Sot aspirojme te ndertojme shoqerine mbi vlera demokratike. Ndryshimi i emertimeve te fshatrave e qyteteve eshte kompetence e te zgjedhurve lokale qe perfaqesojne banoret e atj vendi. Jane banoret dhe te zgjedhurit e tyre qe duhet te vendosin, jo qeveria qendrore.
Prandaj mos nderto kot struktura burokratike me pompozitet koti. Krijo nje ojf edhe shko eduko banoret mbi historine e emertimeve. Pastaj fillo nje nisem ose peticion ne nivel lokal. Keshtu do behej kjo gje ne vendet me demokraci shume-shekullore.
Patriotizem per me mor nai 20 min leksh,
Pune jevgjish Gjelle qensh,
Po nejse se edhe ky do qe te haje nje luge corbe te prishur
..qe kombi shqiptar te pastrohet nga qelbesira islame.
Edhe emri EQEREM emer Shqiptar duket ?????
Edhe emri EQEREM emer “Shqiptar” duket ?????
Te vetequajturit “Skiptare” por bota i njef si Albanas,Albanosa,Arnauta etj nuk kane lidhje Identitare me Historine,Kulturen,Traditen,Identitetin.
Keto te katerta me siper (super) jane fjale te huaja sic jane 80 apo 90 % perqind (percento) te fjalorit “Skiptare”.
Historia vjen nga Greqishtja Istoria
Kultura nga Cultural
Tradita nga Tradition
Identitet nga Identity.
Natura nga Natura
Shtet nga State
Popull nga Popola
Fitore nga Viktore
Dashuri nga Adore, Adorable,Adhurim.
Semundje nga Sickness
Mendje,Menduar nga Mind angl
Shpirt, Shpirterisht nga Spirito
Ender,Enderoj nga Oniro greq.
Prift nga Priest
Ruge nga Road
Shkurter nga Short angl
Largesi nga Large angl
Larte nga Alto
Mal nga Monte
Mengjes nga Morning
Dite,Drite,Dritare nga Day.
Darke nga Dark angl
Nate nga Note Italisht.
Flamur nga Fllug angl
Pidhi nga Pusy
Isull nga is-Land vend isullore qe vjen nga Nisi Greq.
Dhio-Nisos eshte Perendia e Greko Ilyre qe do te thote Nisi tou Dhios “shqip” Nishan i Zeusit sic eshte Athina Truri I Zeusit.
Prandaj quhet edhe Parthena e Virgjer “shqip” nga Virgin.
Liqen nga lake angl.
Pika nga Point
Vdekje nga Deth
Varros nga Barry
Dinjitet nga Dignity
Vendlindje,vend nga Land.
Atdhe eshte turqisht,Dheu i Babait At-aturk Babai I turqve.
Shikoj nga See you.
Shtepia nga Spiti Greq,Hospitale.
Spiti vjen nga Spileo (Shpelle “shqip”) qe nuk hyn dielli.
Shpate nga Spathi greq.
Agim nga Avgi greq.
Erresire nga Erevus greq.
Torture nga Tartara greq.
Deshires nga Desire
Respekt nga Rispetto ital.
Spiun nga Spy
Tradhetare nga Traitore
Serbim,Serbetore nga Servis,Servil.
Melodi nga Melody
Muzike nga Muzat Greko Ilyre qe jane 9 nga vjen dhe Museum.
Kaliopi eshte Musa e Poezise.
Clio e Istorise.
Erato eshte e Dashurise dhe poezise,Eros.
Eftherpi Musa e Muzikes
Urania,Musa e Astro-Nomise.
Melpomeni e Tragodhise (Tragedy)
Terpsi-Hori e Horos (e Valles “shqip” nga Vals.
Poli-Hymina eshte Muza e pezise nga vjen dhe fjala Hymn.
Thalia e Komedise.
Albania duhet fillimisht te Emertoje Stambollin ne Kostantinopolis ne qofte se deshiron (desire angl) te Respektoj dhe Nderoj Perandorine Ilyre te Bizantit Megas Kostantinos.
Te ndryshoje fjalet I Shenjte,Shenjtore qe eshte kopjuar (este copy) nga Santa por Agios.
Agia Sofia ishte e ndertuar nga Perandori Ilyre Iustinianos.
Shumica e kesaj popullsie (popola) qe quhet Albania kane Emra dhe sidomos Mbiemra Arabe pamvaresisht qe Emrat kete sekull (sentury) I kane ndryshuar dhe nuk kane lidhje Identitare me Kombesine Greke te Epirit.
O Erdogan, kot po them, po sikur ta kethesh mbrapsh kete fjalorin tend, i bie qe ato fjalet e gjuheve te tjera mund te kene erdhur nga shqipja, ja psh:
Dark (angl) – nga Darke (shqip)
Pussy (angl) – Pidhi (shqip)
S’ka nevoje te zgjatem shume, sepse besoje kupton konceptin.
Perzije me pak duhan (tobacco) kur e dredh se te ze me lehte (lighter). ..
Ky ndrimi i toponimeve ose emrave gjeografike me duket nje pese me hic pasi nuk e ben emri vendin po populli qe eshte aty. Nese ne ate vend jetojne shqiptare pavarsisht emrit shqièptare mbeten. Pastaj emrat e vendosur kane krijuar histori dhe eshte e veshtire te ndryshohen me nje te rene te lapsit. Edhe sikur te ndrohen ne letra nga njerezit perdoren serish emrat qe jane perdorur dhe njohur me breza. Turqia ja ndryshoi emrin Konstandinopojes ne Stamboll por historia e njeh me emrin e thmeluesit te saj dhe jo te pushtuesve. Ta quash sot Gjirokastren Ergjeri qe eshte nje shkurtim i turqizuar i emrit me duket idiotesi,po ashtu edhe me emrin e Sarandes qe dihet qe e ka burimin te vrasja e 40 shenjtoreve te kalaja prej nga mori emrin AgioSaranda ose Santi Quaranta nga italianet. Emrat greke,latine, sllave dhe turq ne territoret tona jane deshmi e pushtimeve dhe sundimeve dhe perandorive ku kemi bere pjese dhe nuk perbejne turp per ne pasi kete fat kane patur gjithe popujt e vegjel historikisht. Ne kemi ndruar edhe emrin me te cilin na quajne si komb nga Ilire ne Arber e me pas ne Shqiptare po kjo nuk na ka ndryshuar prejardhjen. Ky shqiptarizimi i sforcuar i toponimeve me duket komplet gomarllek nderkohe qe gjuha jone ne 70% “trupit te saj eshte neo- latine dhe restoja greqizma,turqizma dhe ne fund anglizma dhe vetem 1% eshte shqip nga fjalet e hershme te Arberve. Nese duam te shqiptarizohemi duhet te fillojme me fjalet qe themi perdite e jo me toponimet qe jane vetem maja e aisbergut. Kjo qe duan te bejne disa “profesosre” eshte lufte me mullinjte e eres. Shqiptaret jane sot nje popull qe ka krijuar nje tipologji te veten gjuhesore,zakonore ne nje territor te caktuar duke asimiluar ne gjirin e saj gjithe akumulimet rracore si pasoje e dyndjeve,pushtimeve,lidhjeve njerezore dhe shoqerore ashtu sic ka ndodhur me gjithe popujt e tjere qe etnine jua percakton gjuha dhe territori dhe jo etnia reale. Per tju mare nje shembull ne Turqine e sotme jane veten 35-40 % turqit etnike ndersa shumica jane Kurde-Ballkanas plus Arabe ashtu si ne Greqi jane 40-45% greko-Arvanitas dhe kjo eshte realitet per gati cdo vend por politikisht jane turq,greke,serbe,shqiptare etj. Format e sforcuara te ndryshimit te emrave dhe karakterit te nje vendi apo zone jane ne fakt reaksinare dhe burim konfliktesh dhe fatkeqesish qe kane cuar ne lumenj gjaku.
Une vete jam gjuhetar. Autori nuk e kerkon ate se ai edhe emrin e tij e ka te huaj, por kerkon tye ndrohen vetem emrat e vendeve qe kane qene
shqip dikur por jane zevendesuar nen presionin 20 shekullor administrativ e kulturor te pushtimeve te huaj.
I lexova te gjitha komentet (jam gjuhetar) dhe me keqardhje ve re se asnjeri nga komentuesit nuk e ka idene se pikepanjet e autorit jane mbeshtetur rigorozisht ne regullat e fonetikes historike te shqipes te percaktuara gjate thuajse 2 shekujve te fundit nga europianistet me te medhenj te botes (Franz Bopp, August Scleicher, Paul Kretschmer, Gustav Mayer, Norbert Jokl, etj), ndaj shkencerisht jane te pakundershtueshme . Nga te gjithe komentuesit qe kundershtojn e pikepamjet e Dr, Cabejt, absolutisht asnjeri nuk sjell ASNJE, ABSOLUTISHT ASNJE argument perse e kundershton ose te gjeje ndonje gabim. E shumtta qe bejne eshte retorike boshe eshte se kjo ose ajo nuk mund te jete e vertete.
Ky “amatori” Cabej ka botuar 8 libra per historine dhe gjuhen shqipe dhe 12 per biologjine dhe filozofine, nga te cilat 5 jane vetem ne anglisht dhe te botuara nga Aademic Press shtepia me e madhe botuese e botimeve akademike ne bote.
Nga komentet kuptohet se shumica e komeentuesve jane thuajhse analfabete qe nuk i kane degjuar as emrin ketij dijetari.
Duhet ta dini se ky “amator”, sic e quan dikush me siper, ka botuar 8 libra per historine dhe gjuhesine shqipe dhe 12 libra per biologjine dhe filozofine, kater prej te cileva botuar ne SHBA (jo ne Greqi!) nga Shtepa Botuese me e madhe e botes per botime adademike
Nuk keni pse hmbisni koh!kjo nisem te behet realitet .Kthimi ne origjinen e emrave te origjines qe ne kohen pellazge ilire do te pasqyroje te verteten historike e cila ka mbetur e cunguar per arsye te tjetersimit te vendbanimeve tona nga pushtuesit Romeleve greqe apo sllave kukazjan e osmane mongoloid.Te shkulim sa me shpejt ferrat qe mbin ne vendin ton ylliria nga kerrmat pushtuese,Do te komentoja disa emra qe i perkasin periudhes ilire pellazge,si pershembull!Epidamnos(durrsi)kepi-da-nmes,sepse ky qytet nga pozita gjeografike ishte nje skep qe ndahej me detin nga ana perendimore,ndesa nga ana lindore ndahej me kneten.Ura e djlanit qe ne e njohim keshtu ne ditet tona,por faktikisht ne antikitet ajo quhej ura qe- ndan- anet. sepse aty ishte vendi i derdhjes se ujit te kenetes.Genusia quhej ne antikitet lumi shkumbin .genusia shqiptohet gjenusia gjeresi e lumit.bargolum qe do te thote bark -i -lumit sepse lumi ka formen e barkut . qyteti parthin me von klaudiana.vollga diktatori per nder te miqesise me rruset vendosi disa emra qytetesh si pershembull rrogozhin,vollga qyteti stalin apo kucov,keta emra nuk duhet te ndegjohen me por te kthehen ne origjinen e tyre.
Kete ka bere edhe Franca demokratike, duke zevendesuar emrin e krahines Elsas me Alsace dhe te dhjetra qyteteve te kesaj krahine kurse, pas luftes I boterore polaket kane ndruar emrat e te gjitha emrat gjermane te
krahines qe Traktati i Versajes ia dha Polonise (p.sh Danzig e bene Gdinja, Reeslau u kthye ne Wroclaw) dhe BRSS e shnderroi Goenigsbergun ne Kaliningrad
Gjithmon sot kur kerkohet te ndryshoj diçka ka nje prapaveprim tjeter , mos u merni me Emrat se nuk esht ky halli me i madh i kti populli , ne me kto emra kemi lindur e jemi rritur , mos merni per baz kush i huaj ka ardh e ka honger i drek ktu dhe emrat i ka shqiptu siç i ka dash bytha , mjaft me humbjen e dinjitetit komtar o antishqiptar te degjenerum , her ju sulet luftes nacional çlirimtare , filluat te talleshit e te peshtynit deshmoret e ksaj lufte , pastaj i hyt historis per ta ber çorb e shkaterruar siç i leverdis qarqeve te caktura antishqiptare , tani i hyt emrave se historia e kti populli njifet me kto emerime , ju doni ta çoni ne drejtim te pa ditur historin duke sterholluar gjerat duke ndryshuar emrat ku kan ndodhur historit luftrat heroike dhe po bere ndryshimin e emrave egzistus ato luftra dhe histori do zveniten vetvetiu dhe me nje menyr kemi shkaterruar historin prejrdhjen dhe dalim nje popull qe nuk dim kush jemi e ku po shkojm , keshtu siç dun te na katandisin kta pisa ntishqiptar te paguar nga greku e serbi per shkaterrimin komtar , kapini me holl gjerat o njerez , toponimeve emrave te krahinave qyteteve shkaterron historin dhe te kluaren komtare te kti vendi e kti populli , jan pushta antishqiptar kta qe hutojn njerzit me teorit e ndryshimit emrave , kt gjujn shum larg kujdes , ruhuni ng kta pushta qe hedhin kto teori bastarde , nuk esht ky halli me i madh qe ka ky popull , ne kemi nje milion halle te tjera papunsin skamjen dhe mungesen e shtetit dhe drejtesis qe kan ikur ne drejtim te pa ditur ne na mungon ushtria mbrojtia dinjiteti komtar emrat i kemi te bukur , na dolen sot shkencetar me diplloma kristali te ndryshojn emrat ikni o hale mjaft e shkaterruat kte vend e kte popull , la ardh koha me i thon stop ktyre teorive bastarde si ndryshimi historis i emrave te krahinave e qyteteve , meruni me gjera te rendesishme punen mbrojtien shkollen ekonomin , nuk na vjen enkeqja nga emrat .
O Tironco, me nxore mallin e Haxhi Qamilit. Ke jo vetem stilin por edhe logjiken e tij.
Te falemnderit se vertet ma nxore mallin o dumbabist.