Mesazhi i ambasadores së SHBA-së: Demokracia, mbrojtja dhe biznesi, prioritetet tona

5 Tetor 2021, 12:27Politika TEMA
Mesazhi i ambasadores së SHBA-së: Demokracia, mbrojtja dhe biznesi,

Instituti për vajzat dhe gratë në politikat e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare është mbledhur këtë të martë. E pranishme në këtë aktivitet është edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Ambasadorja Kim vuri theksin tek tre prioritete, demokracia, mbrojtja dhe biznesi.

“Puna jonë në ambasadën amerikane fokusohet te tre prioritete: demokracia, mbrojtja e biznesi. Por, siguria është një fill i përbashkët që përshkon të treja këto përparësi.

Institucionet e sigurta dhe demokratike janë të nevojshme për sundimin e ligjit, zbatimin e Reformës në Drejtësi, për më pak korrupsion, për më shumë investime të huaja”, tha ambasadorja.

Duke nxitur iniciativat e grave në politikë, biznes dhe në fushën e sigurisë, Kim garantoi për mbështetje të pakursyer nga ambasada amerikane dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje