“Ne nuk kemi një krizë energjie”, Shano për krizën e paralajmëruar nga Rama: Alarmi ishte për arsye tjetër

5 Tetor 2021, 14:58Politika TEMA
“Ne nuk kemi një krizë energjie”, Shano për

Ekonomisti Dritan Shano ka komentuar paralajmërimin e kryeministrit Rama për krizën energjetike.

“Ne nuk kemi një krizë energjetike, por situatën tonë të përhershme, ka apo nuk ka reshje. Ai që lëviz çmimin e energjisë për konsumatorin është ERE dhe jo kryeministri, aq më pak nëpërmjet një konference për shtyp. Më shumë sesa një krizë energjetike, kjo është një krizë menaxhimi.

Kjo ka të bëjë drejtpërdrejtë me njerëzit e emëruar nga qeveria në bordet e kompanive publike. Shumë shpesh, ata njerëz nuk kanë asnjë lidhje me menaxhimin. Nuk ka një krizë energjetike sa i përket Shqipërisë. Kriza në botë ka prekur ato shtete që bazojnë prodhimin e energjisë elektrike përmes gazit. Këto mallra kanë njohur një rritje të madhe që kanë shtyrë edhe rritjen e çmimit të energjisë. Ne do të përballemi me këtë rritje kur të importojmë”, u shpreh Shano në A2 CNN.

Shano theksoi se kryeministri duhet të zgjedhë nëse do të mbështesë qytetarët apo PPP-të.

“Alarmi i kryeministrit mund të lidhet vetëm me një situatë: Kur ai ka vendosur që paratë e buxhetit do t’i çojë për PPP-të e vjetra dhe ato të rejat që ai ka ndërmend dhe nuk ka ndërmend të harxhojë asnjë kokërr leku për të amortizuar, kalimin e kësaj situate të vështirë nëse nuk ka reshje. Kryeministri duhet të zgjedhë nëse duhet t’u japë mbështetje qytetarëve apo PPP-ve?”, u shpreh Shano.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje