Balla takon ambasadorin gjerman: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, objektiv kryesor i legjislaturës së re parlamentare

5 Tetor 2021, 12:31Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Sociaiste Taulant Balla zhvilloi sot në Kryesinë e Kuvendit një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se gjatë takimit e ka informormuar Ambasadorin gjerman mbi objektivat kryesorë në këtë mandat të tretë, ku natyrshëm objektiv kryesor është procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjithashtu gjatë takimit Balla i shprehu Ambasadorit gjerman Zingraf vendosmërinë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të krijuar një fazë të re bashkëpunimi me opozitën në funksion të axhendës integruese të vendit dhe të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.

*Postimi i plotë i Taulant Ballës: *

Kënaqësi të prisja në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf.

Në këtë fillim legjislature e informova Ambasadorin gjerman mbi objektivat tonë kryesorë në këtë mandat të tretë, ku natyrshëm objektiv kryesor është procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit i shpreha Ambasadorit vendosmërinë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të krijuar një fazë të re bashkëpunimi me opozitën në funksion të axhendës integruese të vendit dhe të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.

Me këtë rast falenderova në emër të Grupit Parlamentar ambasadorin Zingraf, mbi rëndësinë që Gjermania i kushton marrëdhënieve shumë të ngushta shumëplanëshe me Shqipërinë dhe mbështetjen e pakursyer për afrimin me familjen europiane, e cila u dëshmua edhe nga vizita e para pak javësh të Kancelares Gjermane në Tiranë, por edhe nga angazhimi i partive kryesore politike gjermane.

5 komente në “Balla takon ambasadorin gjerman: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, objektiv kryesor i legjislaturës së re parlamentare”

  1. xhoxhi says:

    Kemi 30 vjet do futemi sot do futemi nesër.Nuk e kuptoj përse i duhemi ne europës?Çfarë kemi ndërtuar për 30 vjet ?Rafshuam çdo gjë dhe e themi shqiptarëve duhet të na pranojnë në BE.Ska më turpëShqipëria nuk prodhon asgjë dhe vetëm bëjnë punë ku më sumë vidhet se sa i shërbejnë shoqërisë.Më thoni një shtet në lindje që është më keq se Shqipëria?Shqipëria është më keq se çdo vënd.Të gjithë vëndet e lindjes ndryshuan sistemin politik po nuk shkatëruan asgjë.Ne i vumë kazmën çdo gjëje të ndërtuar për 45 vjet me gjak.Hypni në elikopter dhe shikojeni nga lar dhe do shikoni një gërmadhë dhe kanabis,nuk mblillet asgjë vetëm bar për bagëtinë.Kështu hyet në europë pa brekë?Shqiptarët po vriten me njëri tjetrin.Për 30 vjet janë vrarë dhjetë herë dhe ndoshta shumë më shumë. më shumë se sa vrau Enveri.

    1. God-less Commies says:

      lol
      =
      Tualet nga Librazhdi takim me nje Gjerman, lol
      =
      TualanTepsia do shkarkoje Meten, prisni se po e ban…

  2. Fërd Pëza says:

    Tao Tao Tualeti ka hall se do te fuse perseri ca Toyota Yaris dhe I duhen ca takime me ambasadore per te kultivuar pak reputacion si LejFen marksist qe ka hequr dore nga parate e krimit dhe droges. Tani vetem leke nga offshore pranon. Eshte bere hoxhë syneti.

  3. shkurt 2014 says:

    Kure do futet SHqipria ne be e ka thene XHefri,deri ne vitin 2060 mendohet te jete antare e be,le te presim deri atehere me prrallat e edvinit narkomanit e sherbetorve te tije.Kta te vete quajtur politilesh,jane te ndyre pa karakter e pa dinjitet,per kta plehra eshte vetem paraja.

  4. ?????? says:

    sa turp ka 30 vjet qe tallet europe kurva me ne pupupu..te jem kryeminister ju a plas n sy …por prap jemi shtet legen edhe pa buke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje