Njeriu i "Pandora Papers", si u denoncua skandali 10 vjet më parë nga "Zëri": Sali Berisha me “mafien” serbe, kundër Kosovës

5 Tetor 2021, 21:20Politika TEMA

Biznesmenit Vasil Kallupi ishte ishte i pari që doli në “Letrat e Pandorës”, për një kompani të krijuar në offshore, parajsën fiskale dhe ku ka qarkulluar miliona euro nga një tender i Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Shqipëri.

Një investigim i publikuar paraditen e të hënës nga rrjeti i gazetarëve investigativë të BIRN, tregon sesi biznesmeni Vasil Kallupi dhe kompania e tij “‘AL Energy Transmission’, morën një shumë prej 3.6 milionë euro, duke ndezur dyshimet se pas kompanisë fituese të ndërtimit të linjës së energjisë Shqipëri-Kosovë, fshihet në fakt një kompani “offshore”.

editorialin e sotëm të gazetës TemA, Mero Baze sqaron se në fakt, pas tij qendrojnë Ilir Meta dhe Shkëlzen Berisha.

Ai rikujton se ky skandal është publikuar fillimisht nga gazeta Zëri në Kosovë, shkrim të cilin po e ribotojmë, për të kuptuar më mirë se çfarë ka ndodhur.

Shkrimi i Zërit

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka më shumë se një vit që ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë. Bllokimi i këtij projekti nga ana e kryeministrit Berisha, i ka siguruar shtetit të Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë, pasi për momentin Kosova të vetmen rrugë për import të energjisë ka fqinjin verior.

Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se në mars të vitit 2011 është hapur tenderi për linjën e transmetimit të energjisë, Shqipëri-Kosovë, me kapacitet 400 kilovoltësh, projekt ky i cili financohet nga banka gjermane KFW, ku ndërtimi i kësaj linje midis Shqipërisë dhe Kosovës, do t’i sillte vendit pavarësinë nga linjat serbe.

Sipas këtyre burimeve, biznesmeni serb, Vuk Hamoviç, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazliç, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berisha. “Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri, për bllokimin e ndërtimit të linjës”, tha burimi i gazetës.

Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se pas procedurave të rregulla të tenderit, morën pjesë disa kompani të njohura të kësaj fushe, si: “Dalekovod” nga Kroacia dhe “Energo Invest” nga Bosnjë e Hercegovina.

“Kompania e parë ‘Dalekovod’, është një kompani shumë e suksesshme në këtë fushë në mbarë botën, e cila ka përfunduar me sukses dhe linjën e transmetimit të energjisë Elbasan-Podgoricë, me një kapacitet po ashtu 400 kilovoltësh. Pas vlerësimit nga komisioni i tenderit, ku merrnin pjesë OST, KOST, si dhe konsulenti gjerman ‘Intech Gopa’, fitues i tenderit u shpall kompania kroate ‘Dalekovod’”, tha burimi i besueshëm i gazetës.

Por, pas emërimit të drejtorit të ri të Operatorit të Sistemit të Transmisionit (OST), Arben Ibroja, ish-truprojë e Sali Berishës, dhe ish-drejtori i Doganës së Durrësit, ky projekt mbeti nën mëshirën e kohës.

Ibroja, udhëzuar nga Sali Berisha, bllokoi këtë projekt për një kohë të pacaktuar.

Bllokimi i këtij projekti të rëndësishëm në masë të madhe ka indinjuar edhe drejtuesit e bankës gjermane KFW.

Në letrën drejtuar Ministrisë së Financave drejtori i KFW-së, Roland Siller, ka shprehur shqetësimin për vonesa të realizimit të këtij projekti.

“Ne po i shikojmë me shqetësim të shtuar vonesat në procesin e dhënies së kontratës për ofertuesit më të mirë për këto dy projekte të mëdha energjetike. Ndonëse për të dyja projektet raportet finale u janë dërguar javë më parë, por deri më tash aprovimi përfundimtar nga OST nuk është dhënë, ku si rrjedhojë edhe vonuar fillimi i negociatave për kontratën dhe nënshkrimin e saj”, thuhet në letrën e Siller dërguar Ministrisë së Financave, më 5 dhjetor të vitit 2011.

Më tej drejtori i KFW kërkon nga Qeveria e Shqipërisë që ta rishikojë edhe një herë këtë çështje dhe të sigurojë se ky proces nuk do të vonohet më tej.

Po, kjo letër e KFW ka hasur në veshë të shurdhër, pasi që askush nga njerëzit e inkuadruar në këtë projekt nuk i është përgjigjur KFW-së.

Po ashtu më 7 shkurt të këtij viti, KFW i është drejtuar edhe me një letër Ministrisë së Financave, ku sërish nga ta ka kërkuar përshpejtimin e këtij procesi.

“Kështu që ne dy herë kemi ardhur në Tiranë këtë vit për të diskutuar lidhur me tenderin për ndërtimin e transmisionit 400 KW. Këto vonesa po shkaktojnë kosto ekstra masive”,thuhet në fund të letrës së dytë dërguar në adresë të ministrit të Financave dhe kryeministrit Sali Berisha.

Sipas korrespondencës që e ka siguruar gazeta shihet se banka gjermane disa herë i është drejtuar kryeministrit, por ky i fundit nuk e ka parë të arsyeshme t’i përgjigjet.

“Bllokimi prej një viti i projektit përbën një procedurë kriminale nga ana e bllokuesve, i cili sjell dhe shumë humbje financiare për Shqipërinë. Gjatë kësaj kohe linja do të ishte në prag të përfundimit”, tha më tej burimi i besueshëm i gazetës.

Po ashtu, të zhgënjyer më këtë çka po ndodh janë shprehur edhe zyrtarë të kompanisë “Dalekovod”, e cila është fituese e tenderit për ndërtimin e transmisionit.

Në një letër drejtuar OST-së, zyrtarë nga kjo kompani thonë se prej më shumë se 3 muaj e gjysmë nuk ka asgjë lidhur më projektin për të cilin kjo kompani është shpallur fituese.

Po, edhe ky shqetësim i kompanisë fituese ka hasur në vesh të shurdhër tek autoritetet shqiptare.

Kontakti i pamundur

Gazeta “Zëri” për këtë çështje ka provuar të kontaktojë zyrtarë më të lartë të Ministrisë së Financave në Shqipëri, por edhe OST-në, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Gazeta po ashtu u ka dërguar pyetje zyrtare OST-së dhe Ministrisë së Financave, por asnjeri nga ta nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës.

50 komente në “Njeriu i “Pandora Papers”, si u denoncua skandali 10 vjet më parë nga “Zëri”: Sali Berisha me “mafien” serbe, kundër Kosovës”

  1. Dean says:

    Shume mire t’ua beje kosovareve.
    Ky eshte ”Baca” i Gegeve.
    Ta gezoni BARBARIN.

    1. Edi Ramovici says:

      Ja dhe 1 Serbofilogrek me emer Ramadean

      1. Disho nekrofili says:

        Per ke Ram e ke Ramovic, per Ramen, baben e Sales?

        1. Tull says:

          Baba i Sales e ka emrin Vuko Karadzic. Rame Berisha rriti kopilin qe i la Sheqerja ne derë.

      2. fule says:

        Fakte te reja dalin dhe do dalin perseri per lidhjet e klanit te Sali Ram Berishes me mafian Serbe. Po ju si mbeshtetes te paepur shpellar te Patise Druvarve, thjesht gelltitini ?

        1. Vlora says:

          shum mir ja u ben kosovareve e meritojne…..

          aq sa berisha vlejne eshe ata.

          1. fule says:

            Trendi po ndryshon dhe aty. Ngadale por po ndryshon

      3. Dean says:

        Legen ishte edhe E.Hoxha,por aman TOKAT nuk u’a shiste te tjereve sic boni A.Zogu dhe ky BARBARI qe kemi sot.
        Leni tangerlliqet me mua ti legen malesh,se jam Shqiptar,nuk jam as grek dhe as Serb.
        Po ju ”djemte” e veriut e keni Patriotizmin vetem Folklorik,se ne praktik juve te SHISNI.

        1. Edi Ramovici says:

          Per qe kemi Patriotizmin folklorik ne verioret u shitem tek Greku per 300 euro o Ramadean

        2. Axhimi says:

          Si ështe e mundun ky fare “legeni” mos me i shit tokat e shtetit te huajve dhe prap te mbes legen.Ka mundësi që ju legenat për inat ta shanie sa per si,mpatizant ky farë “legeni” ka pas edhe ka edhe në veri.

        3. Jo bre says:

          Din leshi. Edhe patriot edhe legen !!
          Zgjidh njeren o tjetren. Te dyja bashke nuk kombinojne.

        4. t.r says:

          Enveri i beri nje nga gjemat me te medha ne histori shqiperise, e mbylli dhe e ndau nga populli shqiptar jashte kufijve duke lejuar me qellim asimilimin ne shtetet fqinj te shqiptareve.

    2. andon ashiku says:

      Problemi eshte se “Baca” i gegeve po te mos kishte “poliglotet kozmopolitet mendjendritur” toske, si Meta. Islami, partine Came, do ishte te pakten ne ezil ne mos ne burg.
      Jemi fajtore 50-50

    3. Axhimi says:

      ti duduk , ky nuk ështe as i gegëve as i toskëve ky ështe i fazlliqëve . E për Berishën kanë votue sa në veri sa në jug .Jeni tue gëzue ju që se keni votue edhe ata që e kanë votu.

    4. Hasoni says:

      Kontrata eshte firmosur nga qeveria socialiste e Rames ne dhjetor 2013 dhe minister ishte Damiani

      1. ben says:

        Hasoni-shiko e beji mire llogarite se po flitet per kohen kur ishte Berisha ne pushtet.

  2. martin says:

    ket sulltanin salih,fuksin serb e keni ne zemer shumica e kosovareve,vetem per arsye dialekti dhe krahine,por per nga patriotizmi i tij per kosovaret vetem shikoni faktet dhe nuk don shkence me kuptu qe ashte tradhetar i kombit mbare shqiptar.me mire vone se kurre,tash qe e keni kuptu ndalojeni propaganden se salih serbi asht baba i kombit shqiptar.tan bashke duhet me e rrezu ket tradhetar dhe me vendos nji sistem pa fuksa ish komunista dhe filo serb.

    1. Erdoni says:

      Shoku, mediat kosovare jane ato qe po e publikojne kete rast. Keshtu qe mos u merrni me shqiptaret e Kosoves, hiqeni sa me shpejt Berishen nga pushteti. Mos krijoni ndasi, se vet kjo goditje Berishes po i vie nga Kosova.

      Pershendetje per gjithe shqiptaret,
      Erdoni-Prishtine.

  3. 'kodoshi' says:

    do te vij edhe ty ora more sala i berishajvet..

  4. Edi Ramovici says:

    Filo-Serbo-Greket bejene prapaganda te ndryshme per Saliun,kje eshte nje e till sepse Saliu eshte Patriot, prandaj ka 80% te popullit pas veti

    1. Prizrenasi says:

      Ti “Ramovic” me te vertet qenke budalla. Tash sa vite opinioni,mediat,kane paraqitur fakte konkrete per kete antishqiptar e proserb e ty s’tu mbushka se nuk tu mbushka ajo rradakja e jote e ndryshkur. Ik ore,siç e kane nje thenje te bukur vellezerit tane te Shqiperise londineze, MBUSHU. IK ore injorant se nuk mbaher patriotizmi- “ja kam dhene fjalen e beses edhe sikur ta shkretoi kete vend ,aq me ben”. Po ku ke rradake ti, ne vend te kokes kungull paske. Ik shko ruaj delet e mos fut hundet aty ku nuk duhet.

      1. Edi Ramovici says:

        hehe Doli Turku i Prizerenit te na japi mend tani, Ti ore gomare Turkie na thua se e nxori kush ndonje prove per kete? Thashetheme jane o turkoshak per interesa personale te opozitareve

      2. O Prizrenas edhe pse Saliu votohet nga Shqiptaret, e shehe keta jugoret e Grekut ketu se si ju sulmojne juve koqovarve per te u ngushelluare me humbjen e Edvinit

    2. Salivirusi ppsh says:

      RROFTE PPSH ME SHOKUN SALI BERRISHA NE KRYE URRAAAAAA
      O GOMARE 80 % E DUAN KOMUNISTIN NE BURGE TE PERJETSHEM PER KRIMET E KRYERA 15 % E DUAN TE VARRET TE SHESHI SKENDERBEJE 4 % E DUAN TE PUSHKATOHET 1 % JANE MALOKE SHPELLE I SHKOJNE PASE NGA INJORANCA
      I BESOJNE NJE KOMUNISTI KUR TREGINE PERALLA ME DEMOKRACI NE ODAT E CAJIT ME CIFTELI

  5. artistiart says:

    KOSOVARET NUK PO E VOTOJN.PO E VOTONI JUVE QE NA MORET NE CAF…MOS JA FUTNI KOT SE NE KOSOV NUK BEJM DALLIME …ARSYJA NUK DUAM PERQARJE MES KOMBIT..KJO ESHT AJO “SIMPATIA” PER SALI BERISHEN’.

    1. koli says:

      or taj, mso or shqep. Po koq.evaret qe erdhen me votu per lul bashen te kujt ishin, po ata qe votun per salen te kujt ishin ne 2009, po ata qe coj bukoshi me i ra kryeministrise me antitank te kujt ishin, tkosovs or ti. Ja u ka fut serbi sakrahu e vashdon me ja u zhyt me nipin e milices, po cak me bo ju bre burr, jeni primitiv, dru me pre.

  6. edi says:

    Po ky qen nuk e do Shqiperine ka 22 vjet qe nuk na le te marim fryme…

  7. Glauku says:

    Ky fotomontazhi i thotè tè gjitha. Qè tè tre me nga njè llampè mbi kokè , ndèrsa Saliu duhet tè ketè dhe njè nè ndenjèse. tipo vibratorèndriçues….
    Bllokimi i kèsajè linje nuk èshtè gjè tjetèr pèrveçèse vazhdim i Tradhètisè Kombètare tè Berish Saliut. Dhe pèrsa i pèrket asajè qè shprehen disa komentues se shqipètarèt e Kosovès e duan Berishin nuk mund tè jetè e besueshme, duhet tè bèhet fjalè pèr ata qè rruajnè mardhènje nè interesa tè ndèrsjellta me serbèt…. si dikur shqipètarèt me turqit pas indipendencès.
    Kur tè bjerè Berish Saliu do tè kurohen tè gjithè… Por kur do tè bjerè ????

  8. H. Malo says:

    Shumica e kosovaréve, fatkeqsisht, jetojné intelektualisht né njé planet tjetér, ku drita e sé vértetés do té paktén 20 vjet qé té
    mbérrijé.

  9. qytetar says:

    “HAKUN” ky eshte skenderbeu i Kosovareve.

  10. sidorela says:

    Po mire qe po i thoni te gjitha keto mire edhe bukur po ndonje prove kur do na tregoni? Se jemi ne shek. e XXI, eshte pak injorante nga ana jone t’i besojme gjerat pa patur prova ose baza. Fare mire mund te dal dhe une dhe te them njemije te zeza per nje politikan te caktuar, po ku i kam provat? Si do e bind popullin? Une personalisht kam nje lloj antipatie per kryeministrin tone Berishe po kjo s’do te thote t’i besoj te gjitha ato qe thone gazetat kunder atij, per kete na duhen provat. Keshtu qe si konkluzion na tregoni disa prova

    1. diamond says:

      Rilexo artikullin dhe mundohu te kesh nje lloj inteligjence te kapesh kuptimin e fjaleve qe shkruhen.Te jesh e sigurt qe do kuptosh dhe do shohesh se provat jane perpara teje por e ke te veshtire ti pranosh.
      Dulla blu qe gjoja paske paksa antipati “BLLOKON PREJ NJE VITI PROJEKTIN PER NDERTIMIN E LINJES 400 VOLTESHE “.Per detajet hyr tek linku e Erdonit se mbase ngjizeni pak dhe JU e dashur sidorela.

  11. mira says:

    Se pari sala nuk eshte i Berishajve, Ai eshte futur si ujke ne lekuren e qengjit nen kete mbiemer. Ai eshte sllav-serb-azer-turk i felliqur qe i ra per pjese dhe keto 20 vjet popullit shqiptar( perfshi dhe ju o kosovar).
    Ai dhe te doje nuk mund te beje ndryshe sepse eshte nje gur dominoje ne duart e serbeve. Le ta provoje dhe serbi i ka dosjet gati. Ja ka merre doren kodoshi, dhe keshtu i ka me dosje te gjithe politikanet ne Shqiperi
    Ne jemi praktikisht te pushtuar ekonomikisht nga serbi, greku, po edhe nga lapangjoze te tjere europiane.
    ps.Kur te zhduket kjo moster do fitojme pamvaresine, dhe hajdutet e krimbat e tjere majtas dhe djathtas do jen me te lehte per ti shtypur.

  12. Drini says:

    Mos e vrisni mendjen kot me injorantet kosovar. Ata aq e kan hapin. Mire jua ben Saliq serbi. Dashurine per serbet se harrojne kollaj kosovaret. Ku ti shohesh neper evrope vetem serbisht flasin. Na ka thene Rugova thone qe te mesojme gjuhen e hasmit.Mjeshtra per te fshehur te verteten qe serbishten e kan ne zemer.

    1. toni says:

      O injoranta Shqiptare ,po ju i dhate voten mor rrota ,ju e mbani ne pushtet ,morr rrota ,po ju skeni kritere ,ju ligj keni lekun more te mjere ,Sala tallet me ju ,sa e humb nje deputet e blen nje tjeter nga jugu i juaj more rrota ,ju jeni te shitur se cdo gje beni per leke ,vritni,masakroni ,shiteni ,te gjitha i beni per lek edhe Berishen e mbani per lek se ju blen………..dhe ktu shani kosovaret

      Leni Kosovaret rehat ata jane kosekuent ,ata respektojne cdo kend qe eshte ne pushtet,,,,,,,,,

    2. Ekki says:

      Ku bre po ndegjojshe qe veq serbisht po folkan shqiptaret e kosoves po mose ja fut kot ket qe thu ti eke nga xhelozia qe ke nga shqiptaret e kosoves qe nuk turprohen qe jon shqiptar per kundrazi nga ana juaj andej me disa vite banimi i thojn jena grek qe vet i shohum qe veq greqisht flasin neper europ dhe grek thojn jena.qka kane ardhe nga greqia ne shtet tjera per nje jet mate mire.Dhe ka plot shembulla qe jon linde neper europ femijet e shqiptarve nga Kosova nuk ju vj3n marre me than shqiptare dhe me dashamiresi e thot qe eshte shqiptare.Merrni mesin nga famijlet e shqiptarve nga Kosova se si mbrohet gjuha edhe indentiteti.

  13. Permetaria says:

    Ky maskara-psikopat bashke me mafiozet e tij kane 20 vjet qe po e mbajne vendin te izoluar nga Evropa keshtu ne kete menyre edhe Kosova ka te njetin fat por shpresoj dhe uroj qe ta djegi rryma elektrike e gjithe popullit Shqiptar.

  14. skifteri says:

    ky eshte mbreti i kosovareve, tja shash salen sikur ti shash motren. po akoma se kan kuptu qe po ja fut te gjitheve

  15. Gazmir Piku says:

    SHqiperia nuk ështe Shkelzen ose Sali.

  16. iliriTirane says:

    Kosovaret jane te paret qe i kane c’jerre masken Sali Serbit ne vitet 98-99, jane te botuara ke koha ditore. Por pazaret qe ka bere kjo familje per tu pasuruar ne kurriz te shqiptarve jane shume te ndyra. Nuk e kuptoj se si ka njerez qe e mbrojne ende kete kafshe kriminale. Per nje gje jam i bindur, se fundi i tij do jete tragjik dhe historikisht do kujtohet si tradhtar i ndyre.

  17. Gazmir Piku says:

    Partia Socialiste i bën ftesë zyrtare për të vizituar SHQIPERINE presidentit të RUSIS VLADIMIR POUTIN.

  18. Ceku bardhe says:

    Mjer ky vend cfare ka heq nga shtetaret e vet. E vodhen nga te kater anet. I vodhen pronat. I vodhen energjine. I vodhen nentoken. I vodhen votat. E vrane me shperthim atomik ne Gerdec. Pastaj vrane ne mes te bulevardit. Vrane dhe ata qe hapen gojen kunder tyre. Mallkuar qofte Berisha brez pas brezi.

  19. Buda says:

    Padyshim qe gazeta “TemA” eshte ne kupolen e shtypit patriotik dhe demokratik te Shqiperise dhe bijes se saj te mbetur jashte kufijve – Kosoves Martire!

  20. american16al says:

    Une habitem se si shqipetaret shkojne pas ketij maloku te pabese dhe te djallezuar antishqipetare me emrin Sali Berisha, serbet e dine mire se si t’i perkedhelin kelyshet e tyre per interesave te veta. Sali Berisha eshte person destruktive i shoqerise shqipetare, dhe shtetin shqipetare duke e orientuar ate ne drejtime kaotike dhe korruptuara per ta ngadalesuar dhe kontrolluar nga armiqte e betuar te kombit.

  21. Ramsi i pari KM shqiptar ne Beograd pas 70 vitesh says:

    Kur Saliu paska qene qe para shume vitesh filo-serb, atehere pse Sander Vucic para zgjedhjeve 2021 u prononcua hapur per nje fitore te Edi Rames ne zgjedhje duke shtuar se ‘PD e shoh akoma te drejtuar nga Berisha”?
    Nese Sali Ram Berisha eshte filo serb pra, ky Edi Rama eshte kotele poshte tavolines se Aleksander Vucicit e pagezuar rishtaz me emrin Open Ballkan!

  22. TDCI says:

    Si ti prishte hesapet me serbocigan Berisha kur këta e kishin kapur për volesh por DASH i pëshurrën në punët e pishta familjarve Berisha

  23. AI says:

    O Mero po I prish pune Bashes keshtu…..o njerez sot lideri ka shkuar me charter ne Slloveni…kaq….leket tuaja….te rroje partia

  24. Shqiptari says:

    Po mire qe politikanet imoral ruajn bythen e tyre po SPAK çfare ben kur kemi kaq shume fakte? Ajde SPAK ajde. Aspak fare..!

  25. kasemi says:

    Pershendetje Mero!
    Ju lutem na informoni cfare ndodhi me tej me keto denoncime.
    A eshte bere kjo linje nga Qeveria Socialiste, nese jo pse nuk eshte bere.
    Dhe na thuaj cfare bene socialistet per te ndeshkuar kete afere qe ju me te drejte e denonconi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje