Kutia e "Pandorës" dhe përfolja e qëllimshme e Fatos Nanos

5 Tetor 2021, 20:04Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nëse doni të ilustroni një histori të korrupsionit politik në Shqipëri, tenderi i linjës së interkonjeksionit Shqipëri- Kosovë, i nisur qysh në vitin 2011, është një model i përkryer, që mund të jepet leksion në shkolla. Ai i ka të gjithë elementët brenda, babëzinë për të fituar para, injorimin e rëndësisë kombëtare para rëndësisë së sekserëve që të sigurojnë pjesën, pastaj hipokrizinë patriotike duke e përuruar në shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, dhe në fund pas një dekade verifikimin e akuzave.

Historia e asaj kontrate është shembulli se si politika gjunjëzohet nga sekserët, se si shumicat politike janë në dorë të “Pakicave të Arta”, dhe se si patriotizmi është një mburojë për horrat në politikë.

Historia e tenderit

Tenderi i linjës së interkonjeksionit Shqipëri- Kosovë nisi në vitin 2011, pasi banka gjermane KFW kishte garantuar mbulimin e financimit. Në garë mbeten dy kompani rajonale , “Energoinvest” i Bosnjë Hercegovinës, pas së cilës qëndron Damir Fazlliç dhe një nga partnerët e tij të Rudnapit, që ndërkohë ishin bërë zot të tregut energjitik në Shqipëri përmes Berishës, si dhe kompania kroate “Dalekovod”.

Tenderi për linjën u zhvillua në mars të vitit 2011, ku fituese rezultoi kompania kroate ‘Dalekovod’. Por Qeveria shqiptare e bllokoi fillimin e punimeve, duke u shprehur se çmimi i ofruar ishte rreth 8 milionë euro më i lartë se oferta e dytë.

Qeveria tentoi të zëvendësonte fituesin për ta lidhur kontratën me kompaninë boshnjake “Energoinvest”, që hasi bllokadën e KFW-së.  Banka gjermane i kërkoi drejtorit të OST-së, Arben Ibro dhe ministrit të Financave, Ridvan Bode, të marrin një vendim përfundimtar nëse do ta pranojnë fituesin e tenderit, ose duhet ta ritenderojë atë.

“Në këtë kontekst do të donim të nënvizonim faktin se nëse Qeveria shqiptare do të vendosë ritenderimin e linjës, kostot e saj do të jenë edhe më të mëdha nga tenderi i parë,” thuhet në letrën e fundit që dy drejtues të lartë të bankës gjermane i dërgojnë ministrit të Financave Bode dhe drejtorit të OST.

Qeveria e Sali Berishës këmbënguli që fitues duhet të ishte kompania boshnjake “Energoinvest”, për shkak të interesave që familja Berisha kishte me ndërmjetësit e kësaj kontrate.

Gazeta Zëri në Kosovë shpërtheu skandalin duke botuar foto të Damir Fazllicit dhe bosit të Rudnapit në Vjenë dhe duke përshkruar kontaktet e tyre me Shkëlzen Berishën, djalin e kryeministrit shqiptar. Ky i fundit i paditi ata për shpifje, por gjykata e Kosovës i dha të drejtë gazetës “Zëri”.

Vendosmëria e Berishës për të mbrojtur klientin e tij boshnjak vazhdoi përmes drejtorit të OST, i cili më parë kishte qenë badigard i Berishës.

Kjo e nervozoi dukshëm palën gjermane, e cila përveç letrave rutinë drejtuar OST, i ka çuar dhe një notë zyrtare Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ku u tha se përfshihej dhe djali i Berishës.

Kryeministri Berisha, i cili u vu në dijeni për letrën ndërkohë që po nisej për në Bukuresht, bëri ç’është e mundur të prodhojë një lajm fals për gjoja takim me kancelaren Merkel dhe ftesën për të vizituar Shqipërinë, për të fshehur krizën reale që ka ndodhur mes Qeverisë së tij dhe shtetit gjerman.

Në qershor të 2012, banka i bëri të ditur Qeverisë se do të pranonte anulimin e tenderit vetëm nëse plotësoheshin disa kushte, të cilat Qeveria ka dështuar t’i përmbushë.

“Duke shqyrtuar kërkesën tuaj për anulimin e tenderit në lotin 1, ne na vjen keq që na duhet të kundërshtojmë anulimin e tij. Kjo për shkak se agjencitë zbatuese kanë dështuar të japin arsyet e vlefshme për këtë anulim,” thuhet në letrën zyrtare të KFW.

Opozita e Edi Ramës u përfshi në debat dhe Edi Rama e quajti dështimin e tenderit një akt antikombëtar. “Duke parë nga afër të gjithë dokumentacionin, të shpon hundën era e keqe e historisë, ndërsa flamuri kombëtar po ulet në gjysëmshtizë dhe po ngrihet flamuri i korrupsionit“, tha Rama, duke akuzuar Sali Berishën se ka vendosur në krye të OST një badigard të tij.

Rama për skandalin e interkonjeksionit: Flamuri kombëtar u ul në gjysëmshtizë, u ngrit flamuri i korrupsionit

Historia vazhdoi të zvarritej deri në prag të zgjedhjeve të vitit 2013, kur tenderi u rihap po nga qeveria “Berisha”, pasi u amendua kontrata e konsuelncës për procedurën e ritenderimit më 4 shkurt 2013.

Njoftimi për procedurën e re të tenderimit për këtë projekt u krye më 20 mars të vitit 2013.

Më 11 qershor 2013 është kryer hapja e procedurës së tenderimit, marrja e ofertave dhe hapja e zarfit të postkualifikimit.

Më 9 gusht 2013, pra në kohën kur Berisha kishte humbur pushtetin, por firmoste tendera, është bërë hapja e ofertës teknike, ku është kryer edhe skualifikimi i disa ofertave, duke lënë në lojë kompania Energoinvest.

Kur socialistët erdhën në pushtet së bahsku me LSI, OST ishte në duart e LSI, dhe  më 1 nëntor 2013 (kur u hap oferta financiare) u pa se kishte mbetur vetëm kompania Energoinvest.

Më 12 dhjetor 2013 është kryer firmosja e kontratës për Lot 1 me Energoinvest.

Kompania kroate “Dalekovod” do të ndërtonte linjën në pjesën e Kosovës, ndërsa kompania nga Bosnje Hercegovina “Energoinvest” (me pjesën kryesore të kapitalit shtetëror), pas së cilës qëndronte Fazlliç dhe i biri i Berishës, do të ndërtonin pjesën e Shqipërisë.

Ironike ishte se ceremonia e nënshkrimit të kontratave u bë në shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit dhe fytyra pa emocione e Gjiknurit në ceremoni e shpjegon prezencën e tij aty si figurinë.

Kutia e “Pandorës” dhe spekullimi me Fatos Nanon

Sapo në shtypin ndërkombëtar u shfaq emri i kompanisë së konsulencës së këtij tenderi, e cila kishte marrë rreth 4 milionë euro si shpërblim dhe i kishte transferuar në offshore, komentet e para në shtypin shqiptar e lidhën emrin e personit ku ishin transferuar lekët me Fatos Nanon.

Vasil Kallupi është një biznesmen shqiptar, më shumë në fushën e ndërmjetësimit, që i njeh gjithë politikanët shqiptar. Ai jeton në Vjenë dhe zakonisht shfaqet në zyra ministrash për halle të tilla. Është e vërtetë po ashtu që ai e njeh dhe Fatos Nanon, pasi dhe ai banon në Vjenë herë pas here, njësoj si Rahman Selmanllarin.

Por Fatos Nano nuk ka asnjë lidhje me këtë histori. Në vitin 2012- 2013 kur është bërë kjo betejë, Fatos Nano ka qenë njeriu më i parëndësishëm i politikës shqiptare. Siç shikohet qartë nga historia e tenderit, beteja ishte mes Damir Fazlliçit dhe djalit të Berishës nga një anë dhe këmbënguljes gjermane për të mos e fituar ata tenderin.

Duke u tërheq nga financimi i pjesës shqiptare, KFW financoi lotin e Kosovës dhe asistencën teknike ndërsa Berisha futi lekët e buxhetit të shtetit shqiptar për të treguar vendosmërinë për të vjedhur deri në fund.

Ai arriti ta firmosë tenderin para se të dilte nga zyra, dhe i la pjesën e ofertës teknike OST, drejtuar nga Ilir Meta në dy muajt e parë të pushtetit të Edi Ramës, i cili po ashtu e kishte harruar “uljen e flamurit kombëtar” nga ky pazar dhe ia kishte besuar OST-në si plaçkë lufte Ilir Metës, për aleancën e 1 prillit.

Gjithçka në këtë histori është një histori që vërtitet mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Nuk di nëse e kanë ndarë në rregull pjesën e konsulencës apo nëse ndërmjetësi është treguar i drejtë me ta, por Fatos Nano nuk ka lidhje në atë histori.

I vetmi që i ka soditur nga larg është Edi Rama, i cili në fakt ka pas pak shanse të ndalte Metën të vazhdonte veprën e nisur bashkë me Berishën, por edhe më shumë ka pasur dëshirë ta shikonte Ilir Metën,  të kënaqur ato kohë.

30 komente në “Kutia e “Pandorës” dhe përfolja e qëllimshme e Fatos Nanos”

  1. Pilo Lala says:

    llogjike dhe fakte , tamam keshtu ka ndodhur.
    Topi eshte ne fushen e falijes Saliut, dhe LSI.

    1. ben. says:

      I keni parasysh ata filmat per te qeshur kryesisht italiane
      Qe buri kap gruan ne krevat me dashnorin , dhe ajo justifikohet ” Nuk eshte ashtu sic duket”??????
      Ja fiks kete ndjesi pata kur lexova kete shkrimin.
      Kryeminister Ed Rama, minister i energjitikes Damian Gjiknuri, ku drejtori emerohet me firmat e ketyre 2 te fundit dhe milionat i ka vjedhur saliu??????
      Bashke me kete “krizen energjitike” eshte ritur dhe cmimi i mutit ne shitje, po jo cilesia.

    2. Lenc says:

      Domethene llogjika eshte se Rama i dha tenderin djalit te Berishes ?!?!? ??? kete mund ta lexosh vetem nga Mero Baze

  2. Hasoni says:

    Si ka mundesi qe ministrat e Rames tigri dhe guru indian Jane gjithmone te paster per ju Z. Baze!??
    Kontrata eshte firmosur ne kohen e qeverise socialiste Jo te Berishes dhe prape fajin e ka ai.
    Ju thoni qe e kishte ne dore OST LSI ora Rama per hir te pushtetit mbylli te 2 syte dhe nuk i pa 3.6 milione Euro te vjedhura nga parate e shqiptareve.

    1. Sul Koburja says:

      Pyetja e vetme eshtesi I kane ndare meta e berisha 3.6 m euro.arestojini.

    2. Tull says:

      E lexove artikullin apo te lexoi artikulli ty? Kurve Berishiane.

      1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

        Tull, respekte. Je i madh.
        Keshtu e duan, me tullë kokes.

  3. ⚖️⚖️ says:

    SHIH SHIH PLEHRAT .
    NA KRIJUAN IDENË SE ISHTE AFERË E NANOS .

    1. Ilirjan says:

      Peshkaqeni sali, me sy peshkaqenin shkelzen… shteti ne dore te Kat… ilareve.

  4. Ladi says:

    Qartesisht nje histori e paster korrusioni shteteror dhe partiak. Pa asnje justifikim qofte ky dhe Edi Rama qe na e sodiste per se largu…
    Felliqsi, paturpsi, arrogance, papergjegjshmeri, pisllek, batak, et, dhe sot na tregon krizen energjitike..Turp. Shume turp.

  5. Lili says:

    Kush ju thot o Mero zeza se Fazlici ate kompani nuk e ka krijuar me disa aksionere shqiptare gjate darkave ne krete?!

  6. Erdogan says:

    Te lutem zoti Mero shkruaj ndonje fjale “shqip”.
    Titulli iU Artikullit (Title of Article) eshte complet (este complet) i huaj.
    Ai thote.
    Nese doni te ilustroni nje histori te korrupsionit politik ne “Shqiperi” tenderi i linjes se internjeksionit i nisur qe ne vitin 2011 eshte nje model i perkryer qe mund te jepet leksion ne shkolla.Ju lutem zoti Mero shkruaj “gluhen” Glosan e Perendive Osmane dhe mos shkruaj (scrive) fjale te “huaja”.
    Ilustroni nga Illustration.
    Histori nga Istoria Greq
    Korrupsionit nga Corruption
    Politik nga Politiqi greq.
    Tenderi angl
    I linjes Po ashtu nga line.
    Internjeksioni po ashtu.
    Eshte nje model nga Este uno model
    Leksion ne Shkolla nga Lecsion in Skolio.
    O Mero.Kot mundoheni te krijoni nje Identitet (Criate Identity) te vecante nga ajo Greke Epirote dhe Ilyre.

  7. Parruca says:

    Me ate fjaline e fundit na perzjeve o Mero, po na vjen per te vjelle me kete perligjje qe i ben korrupsionit te Edi Rames. Shumica e shqiptareve ate kishte votuar, dhe ai duhet te mbaje pergjegjesite per cdo zyrtar poshte tij minister aleat apo ripjellas qofte. Nje politikan i ndershem do i kerkonte doroheqjen ministrit perkates dhe do ta denonconte ne Prokurori, qofte dhe me koston e prishjes se koalicionit. Le te shkonte ne zgjedhje te parakohshme pastaj. Por ai preferoi te lere LSI-ne te beje baterdine ne ngastren e saj, nderkohe qe ministrat e Rames benin namin ne ngastren e tyre.

  8. Predatori says:

    O Mero je bërë shumë lëpirës pushteti. Jam dakort që këllirat dhe fatkeqësitë më të mëdha të këtij kombi janë Berisha dhe Meta, por nuk arrij të kuptoj që si mundesh në kete që ti e quan aferë dhe që është firmosur nga Rama, arrin ta justifikosh kete të fundit. Bën mirë që i demaskon plaçkitësit Berisha dhe Meta, por për këto zhvatjet e Rilindjes kur do na thuash ndonjë fjalë?? Po për çmimin e karburantit, gazit, energjisë, ujit, ushqimeve a do na thuash ndonjë fjalë, apo nuk janë pjesë e bythëlëpirjes së pushtetit të rradhës? Je bërë për t’u ardhur keq. Dhe jepi çensuroje komentin kritikues, ashtu siç bën përherë!

  9. Myslimani. says:

    E pra. Analize e sakte. Se thashe c’ne Fatosi te beje korrupsion? Ai i shkreti me pension jeton ne Vjene.Qelibar burre.

    1. Guardium says:

      O muslimut ne Vjene jetojne dhe shume muslimuta si puna jote dhe jo vetem aty, por edhe ne qytete me te shtrenjta.
      Pse jo Tos Nano?
      E kane zakon hordhia, taborri, otomanet e vjeter dhe te rinj, te ngjyejne penen dhe ta nxjerrin mendimin nga suma.
      Prandaj ne Shqiperi kultura muslimute e sumes eshte mbizoteruese.
      Shkerdhata si ty dhe me shume se ty , qe lodhen e cfiliten duke gjetur korrupsionin me metrin turkoshako malokor te sumo patriotit tipik berishian jane gjirizi karburant qe ve ne levizje halldupizmin pseudoshqiptar.
      O shkerrdhate, Nanos i mjafton pensioni shteteror me jetu ne Vjene. Nuk do I mjaftonte per dyqan dhe argetim per Arminen,ose per gjirin e Lalezit.

  10. Po te mos ishin ndertuar hd ne kohen e soc sot do jetonim me kandila si saliu ne shpelle says:

    Me e dhjera ne kete histori eshte se vjen fazllici me nje firme boshnjake dhe fiton tenderin,nuk ka rendesi se kur eshte nenshkruar kontrata..
    Kaq te pa afte dhe te pa zot jemi ne qe mbahemi si me te zgjuarit,si me trimat,sa te vijne ca injorante nga bosnja dhe te marin buken nga goja dhe vasil kallupi me ilir kallup floririn e ministra te leshelis marin pjesen e tyre sikur e kane mallin e vete.
    Po ismail ahmetaj ilirit,u harrua.
    Po nji bejleri qe nuk i dihet as nam e as nishan u gjet….
    Keta horra shqetesohen per hallet e popullit duke shtuar vilat
    Sypeshkaqeni non grata ne cfare ishulli po pushon

  11. OST e LSI-se says:

    Bravo Mero,je njeshi i gazetarise ne Shqiperi duke treguar edhe njehere qe gazetaria mbeshtetet ne fakte,jo ne trakte apo panflete politike,sic bejne shume nga te ashtuquajturit gazetare ne Shqiperi,qe jane koke e kembe nen hijen e politikes,si Fevziu,Kullakshi,Bushati e plot te tjere qe bashke me analistet perbejne konglomeratin me famekeq te disinformimit te publikut ne vendin tone.Qe vetem shtremberojne faktet e i kthejne kokeposhte,qe perpiqen te fshehin faktet dhe qe e bejne gazetarine nga studiot dhe ne mbeshtetje te atyre qe i paguajne e i ushqejne.Shikoni si e shesin gazetaret tane sekserin Kallupi,si mik i Fatos Nanos dhe qe tender i dyte u zhvillua nen qeverine Rama dhe kompania fituese e ketij tenderi u percaktua prej ketyre te fundit.Kur e verteta eshte krejt tjeter.Por me sa duket keto infeksione kane perfshire dhe gazetaret shqiptare te Birnit,se dhe ata ashtu e shiten kete gjetje te Pandora Papers.Ata i kishin te gjitha mundesite qe te hetonin ne OST dhe ne Institucionet e tjera te perfshira ne kete tender, te financuar nga para publike dhe te nxirnin keto fakte qe ka hedhur Tema e jo te hidhnin tymse.Publikut nuk i intereson shume se si dhe kush rregjistrohet ne parajsa fiskale,as se sa dhe si i perfiton parate nje kompani konsulente,por si eshte vepruar me parate publike,mbeshtetur ne fakte e procedurat e zhvilluara nga institucionet e involvuara.Bravo Mero Bazes per faktet dhe te vertetat qe i mbeshtet me keto fakte.

  12. shoku i klases says:

    Engjel Zeqo,eshte kujdestar i femijve te Ilir Metes,qe jetojne ne Londer.Pronat e blera ne Londer i menaxhon Engjell Zeqo.
    Kur qe drejtor i KESH,ditelindjet e femijeve te tij i festonte ne Paris, tre thes me euro i jepte Monikes,nje e mbante per vete…
    Gruaja e ketij Zeqos,doktoreshe ne polikl.qendrore Tirane,dopio debile ku i tregonte me shoqet e punes e me krenari,”bemat”e Zeqos me pronat e Metes ne Londer.Fjalet e saj shkuan vesh me vesh,sa po e merte gjithe lagja; – Zeqoja e hoqi nga puna ….dhe e morri ne Londer.
    Mega vjedhjet e ketij Zeqo ,duhet SPAK te hetoje ,dhe kini per te pare cudira,sa Pandora paper e Vasil Kallupit,eshte nje mize.

  13. MAJAKOVSKI says:

    Vasil Kallupi qe jo rastesisht me kujton Gezim Kullufin ka qene studenti me legen i ekonomikut ne vitet ‘80. Natyrisht njohjen me Nsnon e ka si me te gjithe politikanet e tjere sepse nuk eshte mastic por mut qe i ngjitet ne kepuce.

  14. E Rama dv says:

    Edhe per tenderin nga Shqiponja deri te Pallati me shigjeta Saliu e ka fajin,ai qen bir qeni ???!!!! Kontraten e ka nenshkruar Engjell Bejtja, ne prani te Damian Gjiknurit,fajin e ka Saliu, 3.6 milion euro i ka mare Saliu.Vetem per kete mashtrim merito nje dajak Mero

  15. Tahipi says:

    Lenc o pall kari . 3.6 milione euro kane filluar te deppzitohen qysh ne prill 2013 me 1.5 milionet e para o bole . Fokusohu pak kur merr persiper te nxjerresh konkluzione . Lexo dhe artikullin dy ose tre here me vemendje se me heren e pare garin paske lexuar

  16. dikur says:

    Ta lejon sistemi z. Baze . Nga ana e dokumentave gjithçka eshte ne rregull. Me kujtohet nje kohe kur ministri vetem prapanicen kishte ne pronesi se karrigja dhe vetura ishte e shtetit. Ky sistem i ka xhan pasaniket , i ka shembull per tu ndhekur i ka objektiva per tu arritur . Ndrshmeria nuk te vlen per te arritur ate çka sistemi ka si objektiv pasurimin e shpejte

  17. Trotski says:

    Topi eshte ne Fushen e SPAK-ut qe duhet te Shenoje GOAL.

    1. teper sekret says:

      Hallin e kemi se mos bejme AutoGOAL te porta Rilindjes e pastaj marrim Kartonin e Kuq.

  18. Ramalluku i Surrelit says:

    Cmimet e ushqimeve, aq sa ne Austri,
    Rrogat dhe pensionet, porsi ne Abisini,
    eshte “Shqiperia qe duam”, e thene me bindje,
    qe aq mire e pagezuam me ate emer RILINDJE,
    me dokrra Minishengeni do t’ju brrockullis,
    me “Kriza Energjitike’ fort do t’ju kandis,
    me mua pra para der ne 2030 o shqiptar,
    synimin e kam tju bej serish te hani Bar!

  19. Cipini says:

    Ka analiste qe e dine me mire kete histori te felliqur se sa cfare ka shkruar me fakte z.Mero Baze. Po hajd na shkruani ju kush eshte e verteta. Keshtu vetem me opinione ala fanatiko partiake nuk gjykohet. Sy peshkaqeni, djali i kermes na ka dale ne jo pak afera te felliqura. Problemi nuk eshte Mero Baze, problemi eshte a do denohet ndonjehere ky milioner pa punuar nje dite, pervec se grabitje e krime.

  20. Skenderbegasi says:

    Politikanet shqiptare kane license
    hajduti.
    Ata kane dy gjera te rendesishme,
    e para eshte paraja dhe eshte e cuditeshme se te dyten se mbane mende asnje prej tyre.
    Ua lame duarte aq te lira, saqe
    tani I kane ne xhepat tane.

  21. Prodesori kur e nxorri. says:

    O Mero pse nuk shkruajte ne 2013 per kete gje, apo eeeeeeeee. Gjeniu i gazetarise shqiptare, my ass.

  22. Opopull mjeran says:

    O Amerik ! Cou e pushto Shqiperin e leni “non gratat” se jan aq shum, sa ske per tja dal dot me shpetu kte Komb zobish shqiptarngrenes ! Ska tjeter zgjidhje se ky popull i paralizuar ,i pazot te mbroj femijt e tij ,i zoti te shes edhe femijt e tij e qe si ka ngel pik atdhedashurie dhe kasta ne pushtet , qe mbas vdekjes se Enver Hoxhes ,e shkateroi dhe e varferoi Shqiperin e per pak e coi brenda nates ne 97 ten ne gremin ,vetem vjedh ,e bejn kompromise mes tyre ,qe te mbajn pushtetin ,qe jan te pabeset me te medhej te gjith historis shqiptare ,qe bejn sikur haen mes tyre per tju hedhur hi syve mjeraneve fatkeq , qe kan zgjedhuir rugen e shpetimit duke mar rruget e mergimit e po mbushet zbraztira me refugjat kombesh qe skan buk te han ,per te vazhduar pushtetin qe ju duhet ! Hyni pra e clironi Shqiperin nga shqiptaret ,armiqt me te eger e te betuar te shqiptareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje