Rama për skandalin e interkonjeksionit: Flamuri kombëtar u ul në gjysëmshtizë, u ngrit flamuri i korrupsionit

18 Prill 2012, 13:18Politika TEMA
Rama për skandalin e interkonjeksionit: Flamuri kombëtar u ul në

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, doli në një konferencë për shtyp për të mbajtur sërish qëndrim në lidhje me skandalin e interkonjeksionit. Rama tha se fituesi i tenderit po ndryshohet qëllimisht nga “badigardi i Berishës, që është vendosur në krye të OST pa asnjë kriter veç fanatizmit në zbatimin e urdhrave të Berishës”.

Rama tha se nuk ka asnjë njeri që beson se Berisha është i pastër qelibar dhe banka e madhe gjermane KFW mafioze.

“Berisha akuzoi si zëdhënës të mafies bankën e madhe KFW, që përfaqëson interesat e Gjermanisë, gazetën Zëri që ka publikuar fakte bazuar mbi dokumente dhe natyrisht opozitën që ka ngritur zërin për cenim të interesit kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës. Tek mafia ai fut edhe partnerin në koalicion, që ka mbajtur qëndrim kundër kryeministrit. Sot nuk ka shqiptar që beson se KFW niset nga interesa korruptive, ndërsa Saliu është si qelibari që lufton me mafian, në përpjekjen për të ndryshuar rezultatin e tenderit me badigardin e tij,” tha Rama

Kryetari i PS sërish theksoi se ky është një tender ku fituesi bazohet kryesisht tek vlerësimi teknik i ofertës.

“Vetëm javë më parë zotëria la nam duke përcaktuar si fitues të konkursit për parlamentin fantazëm ofertën më të lartë, në kundërshtim të hapur me vetë ministrin e tij të Financave,” tha Rama.

“Duke parë nga afër të gjithë dokumentacionin, të shpon hundën era e keqe e historisë, ndërsa flamuri kombëtar po ulet në gjysëmshtizë dhe po ngrihet flamuri i korrupsionit,” vijoi kreu i PS.

Në mbyllje, Rama citoi një thënie të një hetuesi italian se “Përrallat më të bukura kundër mafias i thonë ata të kapur nga mafia.”

17 komente në “Rama për skandalin e interkonjeksionit: Flamuri kombëtar u ul në gjysëmshtizë, u ngrit flamuri i korrupsionit”

  1. artibr says:

    eja rama ngrija ti flamurit ne shtiz se mo e ngre per vete ore se je mjeshter ti ..

  2. i lire says:

    C’eshte keshtu kaq i pakuptimte ky lider opozite? Po ti je institucion mor palle ti flet me fakte dhe dokumenta, nuk te lejohet te japesh opinione dhe te behesh i gjalle edhe per artikuj te stimuluar te cilet ti si profesionist i di mire se si behen. Pasi paguan me nje dore te mire ate pallen ish ambasador fillon te ngresh furtune ne gote, rri ca dite pushim lexon ndonje gazete si kjo e kosoves dhe fillon perseri nga fillimi. Rri prapa kompjuterit se je me i besueshem kur ben cccciii ci, e jo kur delne dekllarata te cilat i mbyll ne menyre te rrufeshme se ske b… te presesh pyetje e japesh pergjigje, je ne hall se s’te del as erjoni me talantin per te bere dekllarata.

  3. Rani says:

    Po ik o vlla se u bone bajat ne televizor, u bone me zi se ai qe po pretendon se e lufton. Po deshe te mos ulet flamuri ne gjysem shtize ngrihu edhe dil nga zyra e twiteri fol ne rruge ne fshat blloko te gjithe aktivitetin e vendit me greva me aksione bblokime rrugesh etj etj siç ben bota, kerko doreheqjen e shtazes pa kushte ça pret ti faktet po dalin çdo dite dhe ti pret akoma, ore ju kujtoni me duket se duhet te vijne te huajt ti bejne keto pune ne vend tonin dhe pastaj ti Rama vetem te behesh kryeminister. Nuk ka keshtu or çun, po se ngrite bythen harroje se e fshi Saliu per broçkullat e tua.

  4. kolombi says:

    Ilir dhe ndonje tjeter si ti askush nuk ka nevoje per opinionet tuaja prandaj shkoni ne gazetat tuaja te preferuara dhe ferkoni koqet e idhullit tuaj mikut tuaj idiot Berisha.Vertet pjelle e keqe prandaj nuk ben perpjete ky komb kur kemi kesi idiotash te pagdhendur.Vafshi ne djall bashke me pjerdhamanin tuaj se na u neveritet ne kulm.

  5. elinor says:

    @Rani; e vertete. Saliu e ka kthy vendin ne cifligun e tij te familjes, nuk ka aspekt te ekonomise ku mund te fitohen miliona euro qe nuk eshte e perfshire Familja dhe ky hajvani jone ‘cocialist’ sillet me kete qeveri sikur te ishte thjeshte nje perplasje ideologjishe te kunderta. Nuk kane asnje vlere derdellisjet e panumerta neper twitter, fb apo ekrane mediatike. E vetmja gje qe do te duhej te bente nje opozite serioze ne keto kushte do te ishte hartimi i nje plani efektiv per largimin sa me te shpejte te kesaj qeverie mafioze, cilado qofte kostoja. Por me nje arrogant si Rama qe terhiqet prej hunde nga ambasadoret e huaj si dhe nga blusherat, kjo gje ngelet thjeshte nje enderr qe nuk mund te behet realitet.
    Koha do ta vertetoje tradhetine, ose ne rastin me te mire, burracakerine e Rames.

    1. Rani says:

      Per mua eshte vertetuar e supervertetuar deri tani burracakeria ose pabythesia e Rames, po ça t’ju bejme disa orgazmikeve ketu qe sa here permend emrin e Rames kalojne ne orgazem ose me e forta te quajne “kelysh i Berishes” se eshte mbushur ky forum me disa debile aq sa s’ja vlen te komentosh me kupton. Nuk e kuptoj aq legen qenka ky Rama sa mos t’ja plase ballit atij plehres Wolfart e te deklaroje publikisht se ai eshte njeri i anshem ne Shqiperi dhe duhet te largohet nga vendi sa me shpejt. Ky s’po ben asgje or burre, ky vetem ciceron ne twiter. Disa ketu thone “pse ça do te beje Rama” po nqs nuk do te beje gje, as edhe per kryeminister s’duhet te pretendoje pastaj se keshtu jane punet. Nuk ka te flesh ne shpi edhe te kerkosh te hysh ne zyre te gatshme te bere nga te tjeret. Keta jane legene or burre, llogarit i harruan njerezit qe u vrane, qe nga ai moment nuk duhet te kishte ndaluar kundershtimi i regjimit dhe ndoshta ne kete moment Saliu mund te mos ishte ne zyre. Po vriten njerezit si lepuj atje a thua se s’kane vlere se jane shqiptare se te kishim qene ne vend tjeter edhe pederet e BE-se do te kishin folur ndryshe. Po thuaj kur s’je per vete nuk do te vijne ata te behen per ty.

      1. elinor says:

        Sakte! Zyre te dhuruar nga te tjeret nuk ka!

  6. alban says:

    Z Edvin Rama!

    Jeni shume prapa Z. Rama. Flamuri shqiptar eshte ulur gjysme shtize qe me 22 mars, 1992. Tani Flamuri shqiptar eshte duke u perveluar, djegur dhe shkelur me kembe nga ai qe e quan veten kryeminister te Shqiperise.
    Flamuri shqiptar, qe une te gjej fjalen me te pershtatshme per te, eshte perdhosur dhe terhiqet zvarre, sikurse bejne te gjithe antishqiptaret ne Serbi, Maqedoni dhe ne Mal te Zi. Tani nuk behet fjale as per Flamurin shqiptar dhe as per Kombin shqiptar, mbasi qe te dy kane marre fund. Per t’u bindur per kete, shihni stemen e republikes qe mban kryeministri ne zyren e tij: Shqipe serbe, dhe jo ajo Shqipe krenare e misheruar ne Flamurin e Kuq te Shqiperise.

  7. lolita says:

    ME VJEN KEQ SE NUK DINI KUSH ESHTE ARMIK DHE KUSH ESHTE PATRIOT;DUKE U MARE ME THASH E THE NUK NJOHIM TE MIRIN NGA I KEQI;DY PERSONA TE NDRYSHEM NJE NGA KOKA I TRASHE DHE TJERI ARTIST MODERN;REBEL NE KOHEN E RINIS ME KUPTIMIN E MIRE TE FJALES NJERI ME ORIZONT;NJERI KOMUNIST;SEKRETAR PARTIE QE DILTE NE DYERT E SHKOLLAVE JU PRISTE FLOKET JU GRISTE PANTALLONAT DJELMOSHAVE QE KERKONIN TE BUKUREN MODERNEN;NJERI KOMUNIST SHERBETOR I UDHEQIES TE CILIN E AKUZONIN TE LIDHUR ME UDB JUGOSLLAVE GJE QE ESHTE E VERTETUAR;TJETRI I BIRI I NJE ARTISTI TE MADH ME SHPIRT TE MADH I BERE KOMUNIST NGA ZORI PER TE MBROJTUR FAMILIEN;TE TE THOSHTE PARTIA BEJ DEKUMENTAT PER TU FUTUR NE PARTI;MOS I BENJE PO DESHE E SHIJE VETEN ME FAMILIEN KU PERFUNDOJE;EDHE KOMUNISTAT SISHIN NJESOI KISHTE SI SALA QE PER TU BERE TE BESUESHEM CFAR NUK BENIN;PO KISHTE QE RININ NGA HALLI;RESPEKT PER Z EDI RAMA MENDOI TE MARI NJE SHANC NE KETE SITUATE SHUM TE VESHTIRE KAM BESIM TE Z RAMA SE ESHTE NJERI I ZGJUAR;DHE DO TA COI VENDIN PERPARA:

    1. elinor says:

      E ke jetuar kohen e komunizmit ti lolita apo ja fut me vesh?! Nuk te bente kush komunist me zor atehere; duhej te aplikoje per t’u anetaresu ne PPSH. Shume njerez atehere u bene ngaqe besonin me shpirt tek ajo ideologji, kurse disa te tjere si saliu ngaqe kishin qellime ambicioze te qenet komunist me teser partie vinte me perfitimet e veta.
      Dakord per portretin qe i ben Rames si njeri me shpirt artisti dhe saliut me te gjitha te zezat qe i numerohen por nuk mjafton vetem kaq. Artisti ngelet thjeshte artist. Ti thua qe t’i jepet nje shanc Rames. Te gjithe ne e dime veten per burra e gra te mire/mira. Pse te mos behem une kryeminister, p.sh….ose pse mos te behesh ti?! Aahh, ngaqe askush nuk te ben udheheqes te nje vendi krejt ashtu kot, ngaqe dikush mund te mendoje se kemi shpirt te paster – duhet ta fitojme vete ate privilegj. Dhe cfare ka bere Rama per ta merituar ate nder? Pak ose aspak. E nisi mire deri diku me disa protesta spontane nje here ne jave dhe qysh mbas 21 Janarit 2011 u tulat mbrapa kompjuterit duke u marre me llogje kavaje sa ne twitter e sa ne FB.
      Prandaj lolita e dashur, vendi ka nevoje per nje lider dhe jo per qaraman qe zotohet se “vetem mos ardhte ne pushtet se do beje namin”!! Pushtetin duhet ta marresh, ta fitosh, dhe jo ta presesh te te bjeri nga qielli. Kupton lolita?

  8. sherifi says:

    lolita,jame plotesisht dakort me juve dhe respekte.
    z.Rama duhet tu beje nje gje te qarte shqiptareve qe me ardhjen ne pushtet duhet ti hyj me themel te gjitha poshtersive,vrasjeve,vjedhjeve,shperdorimet e detyres,vendimet e pa drejta te gjykatave,shkeljet disa here te kushtetutes nga berisha,privatizimeve dhe dhenien me koncensione te pasuris kombetare.
    z.rama po nuk beri kte deklarate publike dhe tju japi fjalen shqiptareve qe te gjitha ketyre do u shkoi deri ne fund s’ka gje ne terezi lere le te qeverisi saliu deri sa te mari fryme,populli kte kerkon z.rama, se mos ndodh si mbas zgjedhjeve te 1997 ku saliu dogji gjith shqiperine,u vran mbi 4000 shqiptare,u shperbe komplet shteti,policia,ushtria,sherbimi informativ,bankat e tje dhe nuk i hyri njeriu nje gjembe ne kembe.

  9. kolombi says:

    Rani dhe ti Elinor e di qe jeni opozitar vertet te fuqishem prandaj o burra se vendi eshte ne rrezik nga imperialistet modern te kohes qe jane ulur kembekryq ne atdheun tone prandaj si gjithnje qe ketij kombi nuk u kane munguar syshiponjat tua prplasim turinjeve se Edi Rama nuk di ta beje kete pune prandaj merreni situaten ne dore dhe ti shporrim njehere e mire keta imperialiste dhe ta nertojme demokracine me forcat tona ashtu sic e ndertuam socializmin.Tani dua tu flas seriozisht ju lutem nuk eshte puna se Edi Raman e duam dhe e nderojme si idhull sepse ata qe nderojne idhujt per mua jane njerezit me te kote,por sepse ne politiken shqiptare nuk mund te gjendet nje politikan me i pakorruptuar dhe me i afte sot per sot se ne te ardhmen per te tjere shpresojme e megjithate po nuk e zhdukem kete te keqe me forcen e votes sone sepse ato radikalizmat nuk mund ti beje Edi Rama se nuk po permbysim nje sistem si ne te kaluaren por po kerkohet nje rotacion politik ne menyre demokratike qe te vije opozita ne pushtet me ane te votes dhe te vihen bazat e nje rruge te drejte dhe pa perplasje te vazhdueshme ashtu sic ka ndodheur per 20 vjet.E di qe Berisha eshte nje derr i eger dhe vertet meriton nje plum bytheve por kjo nuk mund ti kerkohet Rames sepse opozita ne nje vend qe eshte ne nato nuk mund te vije ne pushtet me ane te forces sepse e para nuk ka se me ke ta perdore kete force,e kam fjalen per kete popull qe ben vetem sehir dhe dyta nderkombetaret nuk e njohin nje qeveri qe perpiqet me cdo kusht te vije ne pushtet me ane te forces dhe e treta ata qe mund te benin rremuje dhe mund te mbillnin gjakderdhje jane ne anen e Saliut dhe jane kriminela po si kryetari i tyre.
    Une nuk mendoj dhe nuk e kam piken e dyshimit se Edi Ramen kesaj here populli do e votoje masivisht pavaresisht te disa te zhgenjyerve si puna e juaj dhe te jeni te bindur ne aftesite dhe ne forcen e tij qe e ka brenda ne shpirt dhe mendje por qe nuk mund te shpaloset sot qe ka vetem celesat e kashtes prandaj mos u beni kaq naive dhe te rrembyer.

    1. PrapambetjetOsmane says:

      Jam dakort me komentin tuaj z. kolombi.

    2. Rani says:

      O kolomb une dhe familja ime nuk kemi votuar kurre Sali Berishen qe nga 1990, besoj se me kete ti kam thene te gjitha. Rama i pakorruptuar the, ndoshta te kishe thene me mire “me pak i korruptuar” se nqs mendon seriozisht se Rama ka ndenjur kryetar bashkie vetem per rroge atehere eshte e kote te vazhdojme diskutimin.

  10. LILI says:

    ME NDIHMEN TUAJ?ZOTNI rAMA?SE PO TE ISHIT NJERI I DUHUR ?NUK DO TE LEJONI KETO SPERDORIME NE DETYRE EDHE DO KISHIT BERE KALLEZIME PENAL PER CDO RAST§

  11. elinor says:

    Pfffff, kolombi, ironi e dobet dhe perceptim i ceket i ceshtjeve. A vijme une e Rani dhe te tjere ta “clirojme” vendin apo jo kjo nuk hyn ketu. Ne, ju, ata/ato…e kemi me demek nje kryeopozitar…ups, harrova, kryeopozitwitter desha te them, dhe nuk po mundohemi t’i zeme vendin atij por thjeshte po e kritikojme se te gjitha po i ben pervec rolit te opozitarit qe i eshte caktuar. Nuk po i kerkojme t’i fuse nje pllum’ bytheve saliut jo, rri i qete, por po i veme ne dukje qe ne kete menyre ai po e lejon saliun ta shkaterroje krejtesisht, jo ekonomine se ajo eshte tashme e shkaterruar, por te shkaterroje edhe ndonje shans te vetem qe mund te kete ngele per ta rimbekembur ate. As revolucion nuk po i kerkojme – ka menyra te tjera demokratike sa te duash per ta gjunjezuar nje qeveri si kjo e jona.
    Keto gjera i kam thene e sterthene aq sa me eshte bere vetja bajat. Me vjen keq por po krijoj bindjen se keni ndonje mangesi intelekti qe nuk arrini t’i kuptoni. Rotacion politik nuk do te kete me nje sali qe eshte bere ekspert i manipulimit te zgjedhjeve. Rastin me te fundit e pate ne parlament para pak ditesh ku ai shihej duke u zgerdhi si nje shpifarak i kenaqur qe ia arriti qellimit me votimin elektronik. Te mendosh se ai do te krijoje kushtet e zgjedhjeve demokratike kjo nuk eshte thjeshte nje naivitet i theksuar por nje zhvillim teper i vonuar mendor. Edhe sikur ai te mundet ne zgjedhje per nga numri i votave me siguri qe do ta gjeje menyren per te krijuar koalicione te turpshme. Nje perqindje e madhe e deputeteve do te jene zgjedhur si pasoje e manipulimit dhe jo nga populli. Nje parlament i tille mua nuk me duket aspak normal dhe funksional – meqe deshe te flisje per nje mungese te funksionimit te demokracise tek ne keto 20 vite. E vetmja zgjidhje eshte qe te permbyset kjo qeveri dhe te shkohet ne zgjedhje te parakoheshme me nje qeveri teknike e cila do te pergatiste kushtet e nevojshme per zgjedhje vertete te lira dhe me standarte evropiane. Kaq edhe per ty kolombi; shpresoj te jesh sqaruar sado pak megjithese e dyshoj shume kete gje.

  12. LOLITA says:

    po i kethej pergjigje z elinor nga emeri duhet te jeni i ri,po nuk ka shume rendesi kjo,me kishit bere disa pyetje,ne radhe te pare une e kam jetuar ate kohe,kishte hyrie ne parti me kerkese,po kishte dhe futie ne parti se duhet te futeshe pa bere kerkese,po nga ajo qe kam shkruar me lart nuk heq as nje germe,e kam thene dhe vazhdoj ta them .njeriu qe i duhet shqiperise ne keto momente te veshtira eshte z rama,ai qe ketheu tiranen nga nje nevojtore e madhe ne nje qytet mondern,duke pasur parasysh qe ne pushtet jane dhe ishin ata qe e kane rahur ata qe emri edi i ben te dridhen.i thone nje fjale me doren e tjetrit kap koken e gjarperit,kjo po ndodh dhe tek ne,te gjithe zbythen,te gjithe behen trima e trimeresha kur shkruajne sic po bej une tani,themi ai beri kete eshte i ketille etjer etjer.qe te rexoej kjo qeveri e koruptuar kur ka bere miting opzita kane dale po jo sa duhet qe kur sala ti shikonte te thoshte bobo,pas dy ditesh bente sala per te treguar forcen,me dashir pa dashir e kane mbushur sheshin,njerezit duhet te ndergjegjesohen,per te miren e tyre te femijeve te tyre ,te mos dalin ne mitingjet e sales se mos i heqin nga puna se pa sakrifica fara e keqe e vicitolit ka rene si te pralla e gjysmagjelit ne pare e ska bur nene ta largoi nga ajo karike,e thashe dhe e them si emer jam me kuq e zinjt por nuk kam shume besim te ish nenkryetar kld,drejtesia jone ka mare fund,cfar ka bere kreshniku kur ishte ne ate post,si lider jam e do te jem per z edi rama,shqiperia pervec shume e shume te tjerash qe z rama nuk i mungjne ka dhe kulturen qytetare gje qe eshte nul ne qeverine e tanishme e ne parlament e drejtuar nga nje femer me goj te piste, te,bashkohemi,jo te kemi frike,ajo eshte e ditur sali meta nuk e leshojne pushtetin kollai,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje