Nga Mustafa Nano
Z. Drejtor i Policisë së Shtetit,
me një emër disi të çuditshëm, dhe me një mbiemër që mua nuk mund të më lërë indiferent. Ju uroj suksese! Dhe me këtë mesazh nuk është se po them ndonjë gjë të veçantë për ju. Që të gjithë ju kanë uruar suksese. Madje, këto ditë, kam dëgjuar edhe përfaqësues të opozitës politike që ju kanë uruar suksese. Dhe kjo është një gjë e rrallë. Faktikisht është më pak sesa e rrallë. Është e paprecedente. Është hera e parë që ndodh në historinë politike, shtetërore dhe institucionale shqiptare që përfaqësues të opozitës politike, në emër të opozitës, të urojnë personin që sapo është zgjedhur në postin e drejtorit të policisë. Uau!!!
Fjalë të mira janë thënë për ju nga të gjitha anët. Por kujdes, z. Drejtor! Në Shqipëri, fjalët e mira zakonisht thuhen për ata që ikin nga kjo botë (larg qoftë për ju, sepse ju jeni shumë i ri dhe keni gjëra të mëdha për të bërë përpara), por thuhen edhe për ata që rrinë duarkryq, dhe që nuk dihet se çfarë janë e çfarë bëjnë. Do të ishte bukur që fjalët e mira të vijonin edhe dy vite më pas. Por kam frikë se nuk do të ndodhë kështu. Dhe kjo jo domosdoshmërisht për fajin tuaj.
Juve ju kanë marrë që të gjithë për një beniamin të amerikanëve. Dhe unë besoj se kjo nuk ka se përse t’ju shqetësojë. Amerikanët janë ulur këmbëkryq, një here e mirë, në këtë vend. Ata kanë marrë një rol të rëndësishëm. Ata janë shndërruar në një lloj institucioni mbikushtetues, dhe ky është një zhvillim që është mirëpritur nga shumica e shqiptarëve. Madje, unë vet, personalisht, bëj pjesë te kjo shumicë dhe më vjen mirë që drejtori i policisë së shtetit tim është parapëlqim i amerikanëve dhe gëzon simpatinë e tyre.
Tre këshilla do të doja t’ju jepja z. drejtor i Policisë së Shtetit, edhe pse e di se nuk keni nevojë për këshilla. Ndoshta nuk keni nevojë as për inkurajim. Por unë nga pozitat e një gazetari me më shumë se njëzet e pesë vite karrierë, do të doja t’ju jepja tre këshilla. Së pari, shmangni vizitat nëpër studiot televizive. Shmangni intervistat televizive. Shmangni show-n televiziv. Ne nuk na duhet një drejtor policie që bën shfaqje të bukura televizive. Sigurisht, ju do të duhet që të mbani komunikim me mediat, sepse është detyra juaj dhe nevoja jonë. Për transparencë, ju do të komunikoni sa herë që ka probleme të rënda dhe serioze lidhur me rendin dhe sigurinë publike. Ju do të duhet ta bëni patjetër këtë gjë. Në mos ju, dikush tjetër në emrin tuaj. Por do t’ju lutesha shumë (dhe kur them këtë gjë besoj se përfaqësoj shumë njerëz), që të shmangni shfaqjet televizive. Bëni atë që bëjnë homologët tuaj në botën perëndimore. Pra, njerëzit që kanë poste të ngjashme me tuajin i evitojnë shfaqjet televizive. Madje, është krijuar një model i tillë edhe në Shqipëri: Prokurori i Përgjithshëm nuk bën më vizita nëpër studiot e televizioneve, siç kanë bërë paraardhësit e tij, apo siç kanë bërë krerë të ndryshëm institucionesh që nuk janë institucione qeveritare, por mbiqeveritare e publike. E tillë është edhe policia, në opinionin tim.
Këshilla e dytë: Ju jeni vartës i ministrit, e ca më shumë i kryeministrit. Dhe ju do të punoni me ta çdo ditë, vazhdimisht. Unë do të doja që ju të gjenit një mënyrë elegante për t’ua bërë të qartë atyre (që janë njerëz politikë, të rëndësishëm) se për ju janë tre gjëra të rëndësishme: 1-ligji; 2-ligji; 3-ligji. Unë do të doja shumë që t’ua bëni këtë gjë të qartë këtyre njerëzve. Mos pranoni të shkelni mbi ligjin për hir të interesave të njerëzve që janë në zyrat e pushtetit. Po e bëtë një herë me idenë se është vetëm një rast, do ta bëni edhe në një rast të dytë, të tretë e më pas gjithmonë.
Këshilla e tretë: Unë nuk e di se i kujt është tagri për të zgjedhur vartësit tuaj – drejtorët e rangjeve më të ulëta sesa rangu juaj. Ndoshta nuk është ekskluzivisht i juaji. Ndoshta është i kryeministrit apo i ministrit. Por unë do të doja që ju të luanit një rol. Do të doja që ju ta kërkonit të drejtën për të luajtur një rol në emërimin e këtyre njerëzve, sepse sipas meje duhen emëruar njerëz (sigurisht nga brenda policisë) të cilët kanë manifestuar dëshirën për t’u shkëputur nga ndikimi politik. Njerëz që nuk flenë në darkë dhe gdhihen në mëngjes me idenë e shërbimit ndaj partisë. Por njerëz që kanë në fokus integritetin e tyre moral dhe profesional. Ju duhet të keni si vartës tuaj, njerëz që do të mbeten vartësit tuaj bashkë me ju edhe pasi të ndërrohen kuajt në krye të karrocës së pushtetit. Kjo do të ishte diçka e rëndësishme, sepse ndërrimi i krerëve të policisë, ndërrimi i drejtuesit të policisë sa herë që ndërrohet pushteti, ka qenë shenja më spektakolare e sistemit të degjeneruar politik në Shqipëri. Bëni çmos që kjo gjë të mos ndodh më. Suksese z. drejtor i Policisë së Shtetit!
Nuk eshte policia qe e kap krimin por prokuroret. Policia mjafton te pergjigjet tek 112 (sepse ky nr nuk punon) dhe te shkoje me vrap sa here therrasin qytetaret.
Haha paska shkruare per te se pse eshte nga Sara parime me origjine ha çfare na gjet neve prap me krahine e fe
Qe te japesh keshilla, kushti i pare eshte qe duhet te kesh mend. Kushti i dyte eshte qe te kesh tru. Kushti i trete te dish te shprehesh ate qe te thote truri. I ploteson ti shoku keto?
Dhe dicka tjeter. Pasuria e te gjithe atyre qe kane pozita shteterore te kontrollohet c’do 5-vjet deri kur te dalin ne pension. N.q.s u gjendet pasuri e pajustifikuar te sekuestrohet personat te gjykohen tu merren mbrapsht ndonje vleresim ose dekorata qe mund te kene.
Nje keshille po e jap edhe Une. Zoti drejtor nen drejtimin dhe nen mbikqyrjen tuaj sebashku me stafin tend te beni dy here ne muaj testimin e punonjesve te policise, sepse me paaftesine e tyre jane ndare nga kjo jete njerez si nga stafi i tyre por edhe nga ata qytetare qe nuk i binden urdherave te organeve te rendit, nese do te konstatoni qe ndonjeri del i paafte te shkarkohet ne vend eprori i tij sepse nuk i ka bere testet ditore para marjes se sherbimit dhe gjithashtu te ndeshkosh me paralajmerime ulje ne detyre stafin tend qe ke prane se edhe ata nuk kane bere detyren si duhet.
Nese do te kete vazhdimisht teste profesionale nuk do te kete humbje njerezish nga paaftesia
Mucua kujdeset mos e beje me qesharak se c’eshte Gledisen e i thote “…me emer te cuditshem” !
Thuaje cope o Mucooo…me emer femre! Mos kij gajle se nuk ta presin rrogen per kaq gje aty te qeveria.
Per gramatiken e “te shkretes” gjuhe shqipe. Edhepse keni 25 vjet gazetar (siç e thoni vete) keni gabime gramatikore ne shkrimin tuaj (nuk ekzistojne redaktoret gjuhesore ne gazetat qe i botojne shkrimet e artikujt; ose ndoshta ekzistojne por nuk jane ne gjendje te gjejne e te ndreqin gabimet). Do te ndalem vetem ne nje: numerori “tre” ka edhe gjini femerore “tre djem – tri vajza”; keshtu qe ne titull duhet “tri keshilla” dhe brenda shkrimit “tri gjera”. Gabimet e tjera do t’jua shkruaj nje here tjeter.
Si gjithmone nuk zhgenjen kurr o Muç, injorant gazetaresk, pa lidhje dhe kontekst, panshike dhe mbi te gjith mbushur me llape e servilizem. Suksese
I çuditshem ky gabim me numërorin. E lexova, por shpejt dhe nuk u ndala shumë.
Po ky MN ka shkruar shumë libra! Apo redaktorët bëjnë gjithmonë mrekullira?
Tre keshilla, por nuk di a jane ne dore te drejtorit, drejtoret e qarqeve?????
Na ngelen dy?
Po o muci pooo, jane koke e kembe ne vartesi te drejtorit te pergjithshem dhe komunikojne drejtperdret me zyren e tij. Jo me drejtorin por me zyren e tij.
Qe te mos shpiki boten drejtori i ri, qe te mos te dorzohet pas 1 viti e te ngrere duart lart se jo drejtora e zv/ drejtora te nderroje, por do i duhet te nderroje 98% te cdo polici. Nga rojet e dyerve e nga policet patrulle, nga policet dezhurn e der tek opgj-te, e te gjithe me radhe.Ndaj eshte e pamundur qe policia te ndryshoje vetem me nje drejtor te ndershem.
Keshtu qe, nqs mundeni, percilliani kete sugjerim i cili eshte e vetmia menyre per te pasur nje polici pothuajse korrekte.
1.Krijimi i zyrave te denoncimeve.
-Keto zyra te krijohen ne cdo rreth te shqiperise
-Te jene godina te vecuara nga rajonet policore, madje sa me larg
-Te punesohen ne to, njerec qe kane mbaruar cdo lloj edukimi te larte PERVEC atyre qe kane mbaruar juridikun(nuk kam hasur kurre njerez qe kane mbaruar juridikun dhe te mos mendojne ne nje menyre hileqare. Ti i thua u be keshtu e ata e kane mendjen se si do ja thone ne menyre tjeter gjykatesit. Idotesi!) )
-Asnje polic apo ish punonjes policie ne cfaredolloj posti, te mos punesohet ne keto zyra
2.Ne zyrat perkatese merren denoncimet e njerzve dhe percillen ne OPGj-te.
-Ne denoncin, indetitetet e denoncuesit percillet per tek OMGj-te me shkronjat “x. x”. Kuptohet nr. i telefoni dhe adresa prap percillen me “x, x, x, x…”
Domethene kemi ruatje “te rrjedhjeve ansore” ne fazen fillestare.
Keshtu qe i denoncuari nuk njoftohet me para se te hapi gojen denoncuesi nga “policet tane burreror e ruajtes te ligjit??”
-Denoncuesi nuk paraqitet kurre perballe OPGj-se por nqs eshte nevoja per pyetje shtese, prap denoncuesi vete tek zyrat qe jane ndertuar apostafat.
-Punojesit e OPGj-se, jane te detyruar te hedhin ne sistemin e ‘zyrave te denoncimit’ cfare bejne dite per dite per denoncimin ne fjale.
Keshtu qe kur denoncuesi kerkon te dije se si cfare behet me denoncimin e tij, do jete i informuar.
Ne kete menye, hiqni qafe cdo lloj pretendimi qe mund te kete OPGj-te se “kane shume pune, u vonuan me ate denocuesin se nuk dinte se cfare kerkonte, jo po une vajta por nuk e gjeta, etj bukurira”
Kjo vlen edhe per prokurorine, pasi edhe ata nuk do kene komunikim me denoncuesin, keshtu qe do u duhet te hetojne(te na falin qe nuk do kene kohe te hane dreke ne cdo ore te dites qe hallexhite i kerkojne). Do e spjegoj me poshte.
3.Cdo lloj denoncimi hetohet nga strukturat perkatese pa te drejten e pushimit pasi denoncimet hetohen dhe ne fund nxirren kokluzionet.
Kjo kerkon ndryshim ligji por edhe nqs nuk behet ndryshimi i ligjit, drejtori i policie ta kerkoi publikisht kete ndryshim dhe nqs nuk behet prap, te nxjerri vendim te brendshem(e ka kete te drejt) ku te thuhet se polica eshte e detyruar te hetoje cdo lloj denocimi dhe ne fund te hetimeve le te vendosi prokuroria. Ne fund dhe vetem ne fund.
4.Punonjesit e ‘zyres se denoncimeve’ te kene statusin e nje punonjesi te zakonshem ne administrate dhe asnje lloj percaktimi si “punonjes policie”
-Keta punonjes idetifikohen me numer arithmetik tek OPGj-te(p.sh,34,67,29) keshtu qe “policet tane ne mbrojte te ligjit sic thame” nuk do kene mundesi te bejne “njohje personale” me punonjesit ne fjale.
5.Nga momenti qe denoncuesi, sic thane, do kete te drejten e informimit nga keto zyra, kjo do te thote qe asnje prokuror nuk do kete me alibine se ka shume “pritje”, se e kane “cmendur” ne telefonata, etj.
6.Do te ndryshosh policine, do te shmangesh korrupsionin, do te shmangesh “rrjedhjet, do ti kerkosh llogari prokurorise? KRIJONI ZYRAT E DENONCIMIT TE SHKEPUTURA NGA RAJONET POLICORE.
Propozimi yt me duket shume i vlefshem, por si gjithmone bie ne vesh te shurdher.
Une e shkrova, e bera publike qe te mos kene goje te thone se “ky eshte sistemi, keshtu fuksionon”.
Tani zghidhjen e kane. Mbase e lexojne sa me shume komentues qe te dine se zgjidhje ka, dhe eshte 100% e sakte.
Ke plotesisht te drejte kur thua se do bier ne vesh te shurdher, por do i leme nje 2 muajsh afat kryepolicit qe te shome se cdo beje.
Tung!