Intergrimi/ Kryenegociatori i Shqipërisë, Mazi në Helsinki: Ministri i jashtëm finlandez konfirmon mbështetjen

9 Tetor 2021, 13:59Politika TEMA
Intergrimi/ Kryenegociatori i Shqipërisë, Mazi në Helsinki:

Kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin e vendit në BE, ambasadori Zef Mazi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Helsinki, Finlandë. Kryenegociatori Mazi zhvilloi nje takim të gjatë me Ministrin e Punëve të Jashtme, Pekka Haavisto. Me ministrin Haavisto u shkëmbyen mendime për një numër çështjesh të rëndësishme, si bashkëpunimet rajonale, vendimet për kuadrin negociues për Shqipërinë dhe konferencën e parë ndërqeveritare, ngerçi dhe bllokimi i ecurisë për shkak te mosmarreveshjes midis Bullgarise dhe Maqedoninë së Veriut, etj.

Qëndrimi i qarte i Shqipërisë iu paraqit edhe nje here ministrit, perfshire me argumentat perse duhet bere sa me pare konferenca, perse duhet zgjidhur urgjent mosmarreveshja dhe, sa kohe duhet te rrije peng e kesaj Shqiperia kur ajo nuk ka asnje lidhje me kete gje. Alternativa e vetme është vijimi i procesit te integrimit.

Ministri Haavisto konfirmoi mirekuptimin e pales finlandeze dhe pergezimin dhe mbeshtetjen e saj per plotësimin nga Shqiperia te gjithe kerkesave te Keshillit per mbajtjen e konferences. Qendrimi i Finlandës ka qenë dhe është mbështetës i qartë i vijimit të procesit të zgjerimit pa humbur kohe tjetër me Shqiperine. Shqiperia i ka plotesuar kerkesat.

1 komente në “Intergrimi/ Kryenegociatori i Shqipërisë, Mazi në Helsinki: Ministri i jashtëm finlandez konfirmon mbështetjen”

  1. Tirona says:

    Nuk e kuptoj kete idene e shkrimit,dhe shkrimin,kur dihet qe merr mbeshtetje sa te duash,tani per tani,kemi ngec te Bullgaria prej Maqedonise se Veriut.Keshtu,deri kur ti mbushet mendja muzhikeve bullgare,nuk ka negociata.Pastaj do te dali ndonje shtet tjeter,qe thote jo,e shtyr e shtyre,vijme tek viti 2041.Atehere vendoset te shkermoqet Europa dhe kaq.Mos mbani mend tek hyrja ne Evropi,se eshte super kurve karshi Ballkanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje