PD: Energjia u ble 10 milion euro mbi çmimin e bursës! Nuk është krizë energjetike, por krizë nga korrupsioni

9 Tetor 2021, 13:01Politika TEMA
PD: Energjia u ble 10 milion euro mbi çmimin e bursës! Nuk

Partia Demokratike e ka cilësuar edhe njëherë si krizë korrupsioni, krizën energjetike të shpallur nga qeveria.

Në një deklaratë për shtyp, sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu ka denoncuar skandalin, ku sipas tij energjia u ble 10 milion euro mbi çmimin e bursës.

Deklarata e plotë:

Përshëndetje të nderuar qytetarë!

Prej kohësh po flitet për rritje të nivelit të çmimeve të produkteve që konsumojmë. Prej kohësh ju po ndjeni në xhepat tuaja pamundësinë financiare për të përballuar këto çmime. E sikur të mos mjaftonte kjo, kryeministri njoftoi tragjedinë, apo fatkeqësinë e tretë natyrore, që është rritja e çmimit të energjisë elektrike si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në bursë. Më lejoni t’iu bëj e dije se sa është çmimi i energjisë elektrike në bursë dhe se sa e blen qeveria shqiptare energjinë elektrike. Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar tre tendera.

Në tenderin e parë janë shpenzuar 16.7 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej fare mirë për 12 milion euro. Pra, 4 milion euro më tepër ka shpenzuar qeveria shqiptare.

Tenderi i dytë, janë shpenzuar rreth 10 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej për vetëm 7.4 milion euro. Pra, janë shpenzuar 2.5 milion euro më tepër.

Tenderi numër tre, qeveria ka blerë energji elektrike me vlerë 12 milion euro, ndërkohë që në bursë mund të blihej me vlerën 9.4 milion euro. Pra, 3.4 milion euro më tepër. Në total janë shpenzuar mbi 10 milion euro nga buxheti i shtetit.

Të nderuar qytetarë, nuk është problemi rritja e çmimit të energjisë elektrike në bursë. Problemi është korrupsioni i kësaj qeverie. Problemi është aferat në këto tendera. Problemi është qindra patronazhistë të punësuar në sektorin e energjisë elektrike që marrin pagë nga buxheti i shtetit. Pra, fatkeqësia natyrore nuk është rritja e çmimit në bursë, por është kjo qeveri që përditë e më tepër, vjedh xhepat e shqiptarëve. Faleminderit!

 

 

2 komente në “PD: Energjia u ble 10 milion euro mbi çmimin e bursës! Nuk është krizë energjetike, por krizë nga korrupsioni”

  1. mendoj says:

    Ty te ka ngele gje ne xhep, apo ta kane marre dhe ty? Sa te shqetesuar per jeten e qytetareve, lume si ne per keta qe na varrosen persegjalli ketu e 30 vjet; tani kane lindur te rinjte qe s’dine gje se çfare eshte bere 30 vjet dhe duke pare ne sy te vjetrit dhe te futur ne breket e tyre pa asnje medyshje, po derdellisin sikur i dine te gjitha, bota filloi sot qe ata perfaqesojne nje organizate private dhe degjon broçkulla nga me te ndryshme dhe genjeshtra nga me te medha. Eeee, ky eshte kapitalizem dhe pranon krimin, pornon, kurverine, hajduterine, tradhetine, parane me thase, kushdo te jete ne pushtet; nuk pranon nderin, respektin, familjen e shendoshe (keshtu ka pjerdhur kombin sado pergjerohet per te gjoja), barazine, sherbimin qytetar human dhe ulurin per te drejten qe nuk e jep dhe pranon kurre, pavaresisht se çfare thote. Prandaj, parrulla e tij “seicili per vete dhe zoti per te gjithe” eshte ne themelet e konsoliduara qe njerezit e thjeshte i ka lejuar vetem te “lehen” rrugeve per tu hedhur ndonje kocke. Shikoni si e kane barkun, koken qe eshte bere nje me qafen keta qe flasin e s’e dine se ç’eshte puna! Nje shembull; thone se presidenti Shqiperise ka mbaruar universitetin per ekonomist, valle ka punuar nje dite ekonomist?! Po per “politikan” çfare universiteti ka bere qe po e ushtron per 30 vjet?! Ky eshte realiteti qe dhe mua me lejon te flase se nuk i bej dot gje vetem “lehe” si gjithe te tjeret e pafuqishem dhe te nenshtruar.

  2. Liri says:

    Thuaj po dashe qe e ka gabim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje