Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur në një takim, ambasadorin holandez Reinout Vos.
Përmes një postim në rrjetet sociale, Basha bën me dije se ka ndarë me diplomatin holandez shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet.
“Mirëprita ambasadorin holandez Reinout Vos. Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit.
Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet.
Të angazhuar për të bashkëpunuar për realizimin e standardeve që përmirësojnë jetët e shqiptarëve,” shkruan Basha.