Trupa policore shqiptaro-amerikane i ka ardhur në ndihmë familjes së Saimir Hoxhës, nënkomisarit të Policisë së Lezhës, i cili u vra në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama, gjatë një aksioni për zbulimin e parcelave me kanabis në Lezhë.
Ata i kanë dhuruar familjes së të ndjerit 15 mijë dollarë. “Heroit tonë të rënë”, shkruhet në çekun që është tërhequr nga bashkëshortja e Saimirit.