FOTOT: Adelina Ismajli refuzon të dëshmojë në gjykatë për vrasjen e ish-të fejuarit

11 Tetor 2021, 11:18Lifestyle TEMA
FOTOT: Adelina Ismajli refuzon të dëshmojë në gjykatë

Këngëtarja e njohur Adelina Ismajli ishte parashikuar të dëshmonte në seancën që u zhvillua ndaj Enver Sekiraqës, i cili akuzohet për nxitje të vrasjes së ish-të fejuarit të këngëtares, Triumf Riza, mirëpo ajo nuk u paraqit në Gjykatë.

Në mungesë të Adelinës, prokurori special Haki Gegaj shtroi kërkesën që deklaratat e dhëna më parë nga ajo të rilexohen. Në Gjykatë nuk u paraqitën as motrat e saj, Zanfina e Ema Ismajli.

Adelina mesa duket ka hequr dorë përfundimisht nga ky gjyq, dhe tashmë me statusin e nënës së një djali që quhet Uliks, po jeton një martesë të konsoliduar me ish-menaxherin e njohur Val Krasniqin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje