Dosja “Gërdeci”, zbardhet vendimi Apelit për Fatmir Mediun

12 Tetor 2021, 13:05Politika TEMA
Dosja “Gërdeci”, zbardhet vendimi Apelit për Fatmir Mediun

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Gjykata shprehet se afatet e parashkrimit janë respektuar sepse Mediu është marrë i pandehur që në vitin 2009. Në vendim thuhet se pengesa e imunitetit në atë kohë ishte e përkohshme dhe rënia e këtij kushti i hap rrugën gjykimit.

“Nuk është gjë e gjykuar. Afatet e parashkrimit janë respektuar se është marrë i pandehur që në vitin 2009. Pengesa e imunitetit ishte përkohshme.

Rënia e kushtit për pasur imunitet konsiderohet fakt i ri që hap rrugën e gjykimit”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Gjykata e Posaçme vendosi që të rihapë çështjen “Gërdeci”, duke nisur rigjykim për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për shpërthimin në mars të 2008 ku humbën jetën 26 persona.

SPAK iu drejtua në muajt e parë të vitit Gjykatës së Lartë me kërkesën për revokimin e vendimit të 2009 që pushoi çështjen ndaj Mediu me arsyetimin se nuk mund të gjykohet pasi ishte me imunitet.

 

2 komente në “Dosja “Gërdeci”, zbardhet vendimi Apelit për Fatmir Mediun”

  1. mirel says:

    Nje nga nje e qe te tere do kalojne nga ajo vere…

  2. mendoj says:

    Akoma s’po e kuptoj vendimin e gjykates; keto lloj formumimesh jane qe njerezit te mos kuptojne kur te vije puna tek vendimi perfundimtar. E çuditeshme eshte behet transpernce ne media per popullin apo per juristet e semure?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje