FOTO LAJM: Një mijë polakë në stadium, të tjerë kërkojnë bileta në birrari

12 Tetor 2021, 17:24Sport TEMA
FOTO LAJM: Një mijë polakë në stadium, të tjerë

Shqipëri-Poloni do të luhet në një stadium të mbushur plot e përplot, pasi janë shitur të 22 mijë biletat e vëna në dispozicion, megjithatë jo të gjithë do të jenë në mbështetje të futbollistëve kuqezi në fushën e lojës.

Kjo pasi është konfirmuar tashmë që në stadium do të jenë rreth një mijë tifozë polakë, ndërsa në Shqipëri kanë mbërritur shumë më tepër, të cilët janë vënë në kërkim të një bilete.

Dy prej tyre kanë gjetur një mënyrë mjaft të mirë për të kërkuar, pasi kanë zgjedhur të relaksohen në një nga kafenetë e kryeqytetit dhe në tavolinën ku janë ulur, kanë vendosur edhe një letër, ku shkruanin se kishin nevojë për dy bileta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje