“Shqipëria ka disa sfida për ekonominë e saj”, shefja e misionit të FMN: Rritja e çmimeve ka rreziqe      

12 Tetor 2021, 15:24Politika TEMA
“Shqipëria ka disa sfida për ekonominë e saj”, shefja

Shefja e misionit për Shqipërinë të FMN-së, Yan Sun ka zhvilluar një konferencë online me Ministren e Financave, Delina Ibrahimaj dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Gjatë fjalës së saj Yan Sun tha se rritja e çmimeve ku preket edhe energjia elektrike, paraqet rrezikshmëri, teksa shtoi se Shqipëria gjendet përballë disa sfidave për ekonominë e saj.

“Rritja e çmimeve si rritja e çmimit të energjisë janë rreziqe. Shqipëria ka disa sfida për ekonominë e saj. Duhet strategji për rritjen e të ardhurave tatimore dhe duhet përmirësuar cilësia e investimeve publike. Me ekonominë që po ngrihet, duhen politika fiskale. Me një tjetër mandat qeveria është e mirëvendosur për të adresuar këto sfida dhe për të marrë masa.

Një plan i përshtatjes fiskal duhet formuluar tani. Themeli i këtij plani, duhet të jetë strategjia afatmesme. Duhet rritur cilësia dhe transparenca në shpenzimet publike. Shohim që nevoja është për investime ambicioze duhet të moderohet. Të orientohet drejt atyre personave që kanë më shumë nevojë. Forcimi i buxhetit do të ndihmojë në ruajtjen e besimit në treg.

Sistemi bankar ka mbetur stabël dhe likuid. Banka e Shqipërisë duhet të monitorojë. Mbështetur në gjetjet paraprake të FMN, do të paraqesim raportin tonë të stafit dhe do ia japim bordit për të marrjen e vendimit në dhjetor.”, tha ajo.

1 komente në ““Shqipëria ka disa sfida për ekonominë e saj”, shefja e misionit të FMN: Rritja e çmimeve ka rreziqe      ”

  1. Berti says:

    Me pak fjale me vjedh me pak?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje