I skuqur në fytyrë dhe me maskë, Agron Gjekmarkaj largohet nga mbledhja: Nuk ndihem mirë

13 Tetor 2021, 11:20Politika TEMA

Kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik, Agron Gjekmarkaj është larguar nga seanca.

Ai u shpreh se ditën e sotme erdhi në komision vetëm për respekt, mirëpo i duhej të largohej pasi nuk qëndonte dot më shumë për arsye shëndetësore.

Në fjalën e tij përpara kolegëve, Gjekmarkaj teksa kërkoi ndjesë për largimin, u shpreh se pavarësisht gjendjes jo të mirë shëndetësore kishte ardhur në mbledhjen e sotme për respekt institucional dhe njerëzor.

Pas largimit të tij, mbledhja e komisionit vijoi nën drejtimin e socialistit Petro Koçi.

“Përpara se t’ia japë fjalën zonjës ministre, desha të them se për arsye shëndetësore nuk e kam të mundur të rri më gjatë. Unë erdha këtu vetëm për respekt institucional dhe njerëzor.

Kam nderin t’ia kaloj drejtimin e seancës zotit Petro Koçi. Ju uroj punë të mbarë për sot dhe ju kërkoj shumë ndjesë për mungesën time”, tha Gjekmarkaj, që nuk sqaroi se çfarë kishte.

3 komente në “I skuqur në fytyrë dhe me maskë, Agron Gjekmarkaj largohet nga mbledhja: Nuk ndihem mirë”

  1. Detari says:

    ky Gjeku qënka kryetari i Komisionit të edukimit dhe i mjeteve të informimit Publik!!!?
    Bo boooo! E mori lumi Shqipërinë, me edukim dhe informim.

  2. Vranakonti says:

    E ka zene semundja e butrrit te gomareve. Duhet çuar urgjente te doktori gomareve Sali Berisha.Vetem ai e sheron Gjekun.

  3. Trejmi says:

    Nixhioni ! Si kritoar i ktej shomejsioni per edukejmi e cityne trejve shuna nradh tpar , duhet me i msu shunat se bane vakej dishoni e grot ose e fejumja , denimi duhet ti bahet vec ni mnejr : Me premie t koks se shko per pejdh some priher . Mfalni po po hiki nshpej se jome kec

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje