Kriza energjetike ka afruar planet e qeverisë për të dalë në tregje me një eurobond të ri. Operacioni ishte planifikuar fillimisht për një vlerë prej 500 milionë eurosh, me synimin për t’u emetuar në fillim të vitit të ardhshëm.
Por në mbledhjen e fundit të qeverisë është vendosur të rritet vlera e kërkuar dhe të afrohet huamarrja.
Sipas ministres së Financave, vlera nga 500-700 milionë euro do të përdoret në tërësi si mbështetje buxhetore, që do të thotë se mund të përdoret për çdo zë, përfshirë edhe si fond i nevojshëm për OSHEE për blerjen e energjisë.
Afati i shlyerjes së eurobondit do të jetë 7-10 vjet, ndërsa ky është operacioni i pestë i këtij lloji për vendin tonë.
Rama e permend shpesh qe shqiperia po ndryshon, por kur shohim qe e zhyti vendin ne borxhe per dhjetra vitet e ardhshme, duhet te mendojme se a ia vlejti!?
Me cperqindje ?? Ethoni qe e thoni , thoeni te plote deri ne fund dhe mos permendni vetem gjysmat ……morem kaq me kete perqindje ….qe populli te kuptoje se per sa vite do te mbaje litarin ne fyt ….
Merr borxh per me paguar borxhin !