Tritan Shehu revoltohet se po i kufizojnë fjalën, Rama: Për mua sa më shumë të flisni, aq më mirë është

14 Tetor 2021, 10:30Politika TEMA

Tritan Shehu është revoltuar në Kuvend se po e kufizojnë të flasë atë dhe deputetët e opozitës.

Atij iu përgjigj Rama me ironi, duke thënë se për të, sa më shumë që ata flasin, aq më mirë është.

Tritan Shehu: Ju e para duhet të kërkoni vendosjen e rregullave. Ky është Kuvendi i deputetëve sovranë. Të vendoset ajo e drejtë e panegociueshme. Jo vetëm për ne. E kam edhe për kolegët e majtë. Ju duhet të bëni thirrje që deputetët të jenë sa më aktivë. Si mund të jenë.

A ka mundësi? Ç’ka përveç fjalës? Kjo është demokracia? Ka Shqipëria gjendje të jashtëzakonshme? Dua ta di. Ja ku është kryeministri…Ma thuaj! Ju personalisht, jam i bindur se ju e kërkoni këtë gjë.

Rama: Për mua duhet të flisni pa limit. Sa më shumë të flisni ju aq më mirë është për mua. Po të them po të jetë për mua…

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje