Gazetari i njohur Dritan Shakohoxha, i cili do të kandidojë për president të FSHF-së, sfidën që Kombëtarja shqiptare zhvilloi në “Air Albania” kundër Polonisë zgjodhi ta ndjek në një tribunë veçantë.
Shakohoxha u mirëprit me entuziasëm në tribunën ku qëndrojnë përkrahësit më të më mëdhenj të Kombëtares, “Tifozët Kuq e Zi”.
Në një postim në rrjetet sociale Shakohoxha shkruan:
“Nëse nuk ke qenë njëherë tek kjo tribunë ske shijuar kurrë një ndeshje futbolli në maksimumin e saj. Faleminderit “Tifozët Kuq e Zi”, nënvizon Shakohoxha.
Një “kunj” dhe për drejtuesit aktual të FSHF-së të cilët dhe pse kanë 20 vite në krye të Institucionit të futbollit shqiptar nuk janë pranuar kurrë nga tifozeria shqiptare. (TemA)
https://www.instagram.com/reel/CVBcYjEFDEm/?utm_medium=copy_link
Per cfare i falenderon keta bastarde o Tan? Sa here na ka denuar UEFA dhe FIFA per flakadanet qe ndezin dhe sendet qe hedhin ne fushe keta. Tifoz i vertete i kombetares eshte ai qe nuk demton kombetaren dhe nuk u prish kenaqesin e ndeshjes tifozeve te tjere qe shpesh here kane edhe familjet me vete ne stadium.