Albin Kurti ndjek në ndeshje në Shkodër dhe flet për bashkimin kombëtar: Politikanët le të ndjekin vullnetin e popullit

16 Tetor 2021, 21:10Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Shkodrës për të ndjekur një ndeshje basketbolli mes Vllaznisë.

Kurti është ndalur nga mediat për një prononcim, por sot ka zgjedhur që të mos flasë për politikë, duke qenë se në Kosovë është heshtje zgjedhore.

Është kënaqësi që jam në Shkodër. Kjo që po shohim mes Vllaznisë dhe Prishtinës është më pak se ndeshje më shumë se lojë”, tha ai.

Por më tej ka dhënë një mesazh për bashkim, duke thënë se “Populli është para politikës kështu që ne politikanët le të ndjekim vullnetin e popullit”.

I pyetur Por zgjedhjet në Kosovë, nuk ka preferuar të flasë duke thënë se sot është heshtje zgjedhore dhe qytetarët do të flasin nesër në kutitë e votimit.

4 komente në “Albin Kurti ndjek në ndeshje në Shkodër dhe flet për bashkimin kombëtar: Politikanët le të ndjekin vullnetin e popullit”

  1. fjala says:

    Per mua eshte i pa deshurueshem dhe me shume barre ne kurriz, njesoj si Ilir Meta e Sali Berisha; dhe te kuptohemi: une jam shqiptar kudo qe ndodhem.

  2. mira says:

    Provokator i ndyrë, nuk ka punë ky të dalë me Voltanën e të flasë për bashkim. Rri atje ku je! Si duket po të humbet vula në Shqipëri e po bën populistin, nuk ke shans Albin Kurti, ti provokon këtu. Na flet nga ndeshja e basketbollit, se s’ke ku flet tjetër.

  3. TT says:

    Albini nuk eshte per Bashkimin Kombetar sepse si gjel tomato qe eshte, do te kendoje maje plehut ne sinorin e vet. Nga ana tjeter si demagog qe eshte ja ka lene popullit ne dore. Hajde merre vesh kete amalgame me shume pikepyetje . Kur eshte per te folur hapur, tregohet hemertik dhe kur duhet te tregohet dipllomat, flet si kerric gomari…

  4. Vuksani says:

    Nuk i han njeri se kurti ka ardh me pa ndeshjen, kur kosova ka pun shum për të bërë, dhe ky palla sikur punët i ka në vijë vjen dhe shikon ndeshje. Ky kur vjen, dihet se për të zezën e vet vjen, të krijojë dhe të organizojë mbrapshtina në teritorin shqiptar. Ky hedh gurë e mshef dorën gjithkun. Vjen për foltoren e berishës dhe paret e Ilir Metës, ku kërkon ta ndihmojë metën ti nxjerri nga shqipëria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje