"Ekziston një grup i fuqishëm në Kosovë që nuk duan ekzistencën e Gjykatës Speciale"

16 Tetor 2021, 10:52Rajoni TEMA

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dalë me një komunikatë për media pas fillimit të gjykimit ndaj ish-krerëve të OVL e UÇK’së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Prokurori i Specializuar Xhek Smith ka thënë se zhvillimi i këtij gjyqi është i nevojshëm sepse, siç thotë, ekziston një grup i vogël por i fuqishëm njerëzish në Kosovë që nuk duan që kjo Gjykatë të ekzistojë dhe që do të bëjnë çdo gjë për ta dëmtuar.

Ai e ka quajtur “përshkrim të rremë” deklaratën se asnjë ushtar i UÇK’së s’ka kryer krime gjatë luftës “se ekziston një grup i vogël por i fuqishëm njerëzish në Kosovë që nuk duan që kjo Gjykatë të ekzistojë dhe që do të bëjnë çdo gjë për ta dëmtuar atë në një përpjekje të kotë për të shpëtuar një përshkrim të rremë se asnjë ushtar i UÇK-së nuk kreu krime gjatë luftës.”, thuhet në komunikatën e ZPS’së.

Sipas Smith, edhe Gucati dhe Haradinaj i përkisnin këtij grupi.

“Z. Smith vuri në dukje se z. Gucati dhe z. Haradinaj i përkasin këtij grupi dhe denigrojnë këdo që bashkëpunon me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe ZPS-në duke i quajtur “spiunë”, “bashkëpunëtorë”, dhe “tradhtarë” që kanë “tradhtuar” bashkëpatriotët e tyre.

Prokurori i Specializuar theksoi se Dhomat e Specializuara duhet të jenë një gjykatë që e vë fokusin tek viktimat dhe një pjesë e arsyes pse ajo u krijua, dhe pse e ka selinë në Hagë, është “klima e frikësimit të dëshmitarëve dhe ndërhyrjes në procese që ekziston në çështjet gjyqësore penale kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së””, thuhet tutje në komunikatë./

Është bërë e ditur edhe se Prokuroria do të fillojë paraqitjen e provave në çështjen e saj gjyqësore duke filluar nga e hëna e ardhshme.

Komunikata e plotë e ZPS’së:

Prokurori i Specializuar: Ne duhet të mbrojmë ata që kërkojnë drejtësi

Në fillimin e gjykimit të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, që akuzohen për pengim të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe frikësim e hakmarrje ndaj dëshmitarëve, Prokurori i Specializuar Xhek Smith e përshkroi çështjen gjyqësore si një çështje “që lidhet me kushtet që kërkohen për administrimin e drejtë të drejtësisë” dhe “atë që kërkohet për ta bërë sundimin e ligjit një realitet”.

Prokurori i Specializuar tha se e vërteta përbën themelin e drejtësisë dhe një e vërtetë që shpjegon pse është i nevojshëm zhvillimi i këtij gjyqi është fakti “se ekziston një grup i vogël por i fuqishëm njerëzish në Kosovë që nuk duan që kjo Gjykatë të ekzistojë dhe që do të bëjnë çdo gjë për ta dëmtuar atë në një përpjekje të kotë për të shpëtuar një përshkrim të rremë se asnjë ushtar i UÇK-së nuk kreu krime gjatë luftës.”

Z. Smith vuri në dukje se z. Gucati dhe z. Haradinaj i përkasin këtij grupi dhe denigrojnë këdo që bashkëpunon me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe ZPS-në duke i quajtur “spiunë”, “bashkëpunëtorë”, dhe “tradhtarë” që kanë “tradhtuar” bashkëpatriotët e tyre.

Prokurori i Specializuar theksoi se Dhomat e Specializuara duhet të jenë një gjykatë që e vë fokusin tek viktimat dhe një pjesë e arsyes pse ajo u krijua, dhe pse e ka selinë në Hagë, është “klima e frikësimit të dëshmitarëve dhe ndërhyrjes në procese që ekziston në çështjet gjyqësore penale kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së”.

“Kjo klimë ka pasur efekt në të shkuarën duke parandaluar dëshmitarët që të vinin në Gjykatë dhe të thoshin atë që ata dinin për krimet e UÇK-së,” tha z. Smith. “Të akuzuarit e njohin mirë këtë histori dhe shpresuan që të përdornin të njëjtën strategji këtu për të frikësuar dëshmitarët sepse kjo kishte pasur efekt në të shkuarën.”

Prokurori i Specializuar deklaroi se administrimi i drejtë i drejtësisë kërkon krijimin dhe mbështetjen e forcimit të institucioneve që mund të mbrojnë ata që kërkojnë drejtësi dhe se Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë aftësinë për të ofruar drejtësi për shumë viktima në Kosovë.

“Arsyeja pse e ka këtë fuqi është se ajo përbën një vend të sigurt për dëshmitarët që të flasin hapur për krimet që panë, krimet prej të cilave vuajtën vetë, krimet prej të cilave panë të vuajnë anëtarët e familjeve të tyre,” tha ai. “Dhe çka është më vendimtare, ajo përbën një vend ku ata mund ta bëjnë këtë pa pasur frikë nga hakmarrja dhe ndëshkimi.”

Prokuroria do të fillojë paraqitjen e provave në çështjen e saj gjyqësore duke filluar nga e hëna e ardhshme, 18 tetor.

4 komente në ““Ekziston një grup i fuqishëm në Kosovë që nuk duan ekzistencën e Gjykatës Speciale””

  1. fjala says:

    KJo gjykate eshte ne kundershtim te plote me te drejten nderkombtare te nje vendi per sovaranitet dhe pavaresi, keshtu qe parlamenti i Kosoves duhet te nxjerre ligjin per shperndarjen dhe mos egzistencen e saj. Po e do kete Albin Kurti dhe Vjosa Osmani? Kurre, ata jane per asgjesimin e udheheqesve te UCK-se perfundimisht, ne nje vije qe kishte Sali Berisha dhe Ibrahim Rrugova qe shkoi me vonese ne Rambuje e u fshehe nje jave ne Beograd tek Millosheviçi.Eshte e çuditeshme edhe me popullin shqiptar te Kosoves dhe Shqiperise (nje pjese) qe jane perkrahe antishqiptareve. Kjo na ka mberthyer ne shekuj dhe vazhdon: krimi, tradhetia, armiqesia midis njeri tjetrit. Dhe Albini kerkon ta beje Kosoven te pa varur, kur ajo eshte e varur nga vete ata sepse drejtesin, pra shtetin ligjor, e kane ca qe populli nuk i njehe fare se nga jane dhe ku jane. te ben ligjin ne shtepine tende i jashtmi me deshiren tende. Dhe gruaja e shtepise habitet dhe ç’po ndodh.

  2. Free mind says:

    Deri sa kriminele serbe nga me te neveritshmit te rraces njerezore, te implikuar ne gjenocid, tortura, perdhunime, zhdukje dhe varre masive, vazhdojne qetesisht te patrazuar jeten e tyre polike shoqerore, lufta qe i eshte shpallur Kosoves, deshmon rracizem, hakmarrje, mungese skrupujsh, mungese parimesh dhe koherence nga pronaret defakto te kesaj gjykate ksenofobe dhe mafjoze.
    Europa, po kerkon te largoje diskretitimin internacjonal te saj ne pergjegjese direkte qe ajo mban ne krimet dhe gjenocidet e Serbe ndaj popujve te tjere, duke denuar si kriminele dhe ordinere rezistencen e nje populli te martirizuar.
    Edhe sot pas 100000 varresh te hapura nga serbet, nga ana e Europes nuk ka nje akuze te vetme ndaj Serbise per genocid, por nje pafytyresi nazifashiste, qe akuzon viktimat ne unison te plote me Serbine.
    Kjo nuk eshte lufte per te verteten, por vazhdim i aparteidit mbi popullin kosovar, i roberise, i izolimit te levizjes se lire, i diktatit dhe shantazhit ndaj shtetit te Kosoves, qe ju prishi planet dhe i diskretitoi.
    Kjo eshte edhe hakmarrja e verber qe i behet rezistences ( aq te padeshirueshme nga Europa) per liri te shqiptareve te Kosoves, te quajtur terroriste nga Perendimi, deri kur fotografite e masakrave te tmerrshme serbe me mbeshtetjen e heshtur te Europes, tromaksen gjithe boten. Dhe Europa per te shpetuar surratin, pergjegjesine qe pati dhe demagogjine e saj gjoja te te drejtave humane, me te cilen sulmon gjithe boten kur i preket interesi, nderroi pllake, e terhequr zvarre nga ngjarjet dhe rezistenca e popullit kosovar, per tu hakmarrje sot me nje drejtesi seleksjonuese drejtuar viktimave te gjenocidit serb.
    Por Kosova do te fitoje dhe askush nuk mund ta shantazhoje te drejten e shqiptareve per liri, duke i mbyllur ne rezervate indigjenesh dhe duke i denuar neper gjykata , te ngrituara vetem per ta si krematore naziste qe shpetonin pastertine dhe parimet e rraces superiore.

  3. Ateum says:

    Europe pse nuk hapni edhe nje gjyq per hebrenjte qe dolen nga holokausti juaj nazifashist?!
    Bash keshtu kishte per te qene, nese nuk do te ishte per Ameriken qe pati kurajon tju cliroje nga vetja juaj dhe ti bente gjyqin nazifashizmit tuaj.
    Ndryshe hebrenjte do vazhdonin te turturoheshin nga “vlerat” dhe “drejtesia” juaj si fajtoret e vetem te Luftes se Dyte Boterore dhe nazifashistetdo do te vazhdonin te dridhnin zinxhiret…

  4. Albanian revolution says:

    Egzistojne edhe shtete, grupe dhe institucjone ne Europe qe nuk duan egzistencen e Kosoves… .
    Biles po bejne cfare eshte e mundur ta hedhin perseri drejt ferrit. E kane mbyllur ne kafaz, e kane margjinalizuar, po e demonizojne dhe denigrojne, nuk njohin as sovranitetin, as egzistencen e saj, as gjenocidin. Armatosin haptazi me rraketa Serbine. Vizitojne zyrtarisht gjithe pompozitet vetem Serbine ne rajon dhe bllokojne me vote shtetasit kosovare te levizin lirshem ne Europe e perbashket.
    Tani nese Franca i shet arme Serbise per te vrare ata qe i shpetuan masakrave te tyre,
    Nese Franca dhe Belgjika bllokojne levizjen e qytetareve te Kosoves, duke na kujtuar politikat e segregacionit te Afrikes se Jugut,
    Nese Greqia pergjegjese e gjenocidit cam, Spanja, Sllovenia, Qiproja, Rumania, anetare te BEse, nuk njohin egzistencen e shtetit kosovar,
    Nese asnje shtet i BEse nuk njeh zyrtarisht gjenocidin e popullit kosovar,
    Pse nje institucjon i sajuar nga te tille shtete, grupe dhe interesa, vetem per te ndeshkuar dhe shantazhuar Kosoven, u dashka dashur kaq shume nga kosovaret?!
    Drejtesia qe Historia dhe Kosova pretendojne nga Europa, eshte drejtesia politike. Aty ku BEja me Kosoven eshte bllokuese, e falimentuar, antihistorike, nihiliste. Se cfare vlere ka puritanizmi, inkuizicjoni, gijotina dhe dhomat me gaz, ne emer te drejtesise te Europes ne shekuj, kemi pasur fatin ta mesojme edhe pa pritur gjykatat e saj speciale per shqiptaret, si vazhdim i gjykatave serbe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje