Edhe pse janë shpenzuar miliona euro për implementimin e sistemit VAR në Kategorinë Superiore, Federata Shqiptare e Futbollit ka dështuar menjëherë.
Në sfidën e sotme mes Partizanit dhe Kukësit sistemi VAR është jashtë funksioni, ndërkohë që në menyrë skandaloze të dyja ekipet së bashku me Federatën arritën një pakt për zhvillimin e ndeshjes.
Një skandal që ndodh në stadiumin më të mirë në Shqipëri, por edhe në një ndeshje shumë të rëndësishme.
Situata më pas u bë më qesharake kur lojtarët nuk kishin asnjë dijeni për daljen jashtë funksioni të VAR-it dhe arbitri ia komunikoi këtë gjë kur ndeshja kishte nisur.
Ai u detyrua të thëras në mes të takimit të dy kapitenët atë të Partizanit dhe Kukësit për t’u komunikuar se sistemi VAR për momentin nuk punon.