Pas njoftimit ditën e djeshme për operim me vetëm gjysmën e urbanëve në Tiranë, Unioni i Transportit Publik ka bërë me dije kërkesat drejtuar qeverisë e bashkisë.
Unioni bënte me dije se që prej një viti e gjysmë, që kur ka rifilluar kriza e pandemisë, qeveria e bashkia nuk kanë plotësuar kërkesat duke e çuar këtë biznes drejt falimentit.
Sipas Shoqatës së Transportit Publik, rritja e çmimi të naftës, mosindeksimi i çmimit të biletës ka shkaktuar gropë financiare.
Në kërkesën e tyre drejtuat qeverisë e bashkisë, Unioni i Transportit Publik kërkojnë indeksimin e çmimit të biletës, heqjen e taksës për naftën e përdorur nga mjetet e transportit publik, si dhe uljen e TVSH-së.
Po kështu ata kërkojnë kompensimin me 30 lekë të biletës e 600 lekë të abonesë duke paralajmëruar se nga data 1 nëntor do ofrojë vetëm 20% shërbim.
“Ne kemi kërkuar indeksimin e çmimit, që të shohim se ku janë të ardhurat e shërbimit të transportit. Kemi të ardhura vetëm nga bileta.
Duhet të ulemi e të shohim një gjuhë të përbashkët për plotësimin e kërkesave, që të mos shkojmë te rritja e çmimit. Duhet ta kuptojnë të gjithë se ne nuk jemi në luftë me bashkinë apo qeverinë, por duam të ulemi në tryezë të përbashkët, pasi nëse nuk merren masa, do shkojmë drejt falimentimit.
Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar direkt në të ardhurat e shërbimit të transportit. Ne e kishim paralajmëruar reduktimin prej kohësh, nëse nuk merreshin masa, dhe do të shkojmë akoma më tej në reduktim.” – thanë ata në një deklaratë për mediat.
Po mire mo nje gje nuk kuptoj !!!! Cmimi nga 30 lek ne 40 lek urrit sepse cmimi i naftes u rrit athere dhe u be sa eshte tani,kur cmimi i naftes u ul 140 lek nuk ndegjuam njeri te thote te ulim cmimin e biletes ,tani qe cmimi i naftes u be sa ishte athere keta sharlatane vazhdojne avazin e rritjes cmimit te biletes,por keshtu eshte kur ne krye te bashkise eshte nje sharlatan kopje i tyre dhe te dy palet rrine dhe lozin me nervat e njerezve…..