Korridori 8, firmoset në Sofje memorandumi i bashkëpunimit Shqipëri-Maqedoni e Veriut-Bullgari

19 Tetor 2021, 16:09Sociale TEMA

Është nënshkruar sot në Sofje memorandumi tri palësh mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për projektin e Korridorit 8.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se ky është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit mes tre vendeve, për një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Duke e cilësuar një sukses në të ardhmen, Balluku theksoi se 3 ministrat janë dakordësuar edhe për agjendën e promovimit dhe për ndikimin tek institucionet europiane për mbështetjen e këtyre investimeve, sidomos atë të hekurudhave.

“Prej kohësh kemi punuar për të plotësuar të gjithë komponentët si një nga korridoret e rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Jemi të sigurt që ky projekt do të jetë një sukses në të ardhmen. Kemi disktuara ëpr hapat në të ardhmen dhe kemi rënë dakord që një agjendë e përbaskët për të promovuar Korridorin 8 është domosdoshmëri për të 3 ministritë e Infrastrukturës në të ardhmen. Kemi dakordësuar për të ndikuar tek institucionet europiane financiare për mbështetjen e investimeve tona sidomos atë të hekuruadhave. Së shpejti do të kemi edhe një takim tjetër në Maqedoninë e Veriut dhe në Tiranë. Ky projekt i madh do të ndryshoje jetën e qytetarëve në të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

6 komente në “Korridori 8, firmoset në Sofje memorandumi i bashkëpunimit Shqipëri-Maqedoni e Veriut-Bullgari”

  1. Tirona says:

    Hahaha.Çfare gallate,perseri fjale boshe.Se kuptoj kete takim,perfundimi zero.Do ta ngreme çeshtjen thone,ne Evropi.Nuk kuptoj pse e bejne kete,te tre vendet,kur koridori 8,eshte bere legjende,ka 30 vjet dhe nuk hidhet asnje lopate,pa projekt,pa fonde etj.Takime ministrash per relax,takime turistike.

    1. Tetovari2 says:

      E kuptoj unë,maqedonia bën kinse është e interesuar por e bojkotonnë mënyrë perfide duke u misur me parimin “ti ngordhë dhia fqiut” dhe e dyta
      është një sinkronizim o boshtit Beograd-Shkup-Athinë!Më së miri flet mosrealizimi i 12km autostradë
      Shkup-kufiri i R.Kosovës.
      Nuk realizohet kurë mos t’u gënjejë mëndja!

  2. Alfa says:

    Ka 25 Viet qe flitet per te. po aq do presim derisa te behet.

  3. diana says:

    A do behet autostrada Rrogozhine, Elbasan, Qafe thane ,po hekurudha kur do filloje?

    1. Tetovari2 says:

      ASNJËHERË!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje