“Më shumë para, ose ecni në këmbë”, kërcënimi për qytetarët e Tiranës pas përgjysmimit të urbanëve, pse argumenti i çmimit të naftës nuk qendron

19 Tetor 2021, 15:20Sociale TEMA

Krahas çmimit të bukës,ushqimeve të ndryshme, karburantit dhe por edhe rrezikut përballë rritjes së çmimit për energjinë elektrike, shqiptarët tashmë do të duhet të përballen edhe me shtrenjtimin e kostos së transportit.

Fiks në ditën e fillimit të vitit të ri akademik, ku Tirana përmbytet nga studentët, një pjesë e madhe e tyre përdorues të autobusëve urbanë, Shoqata e Transportit Qytetas njoftoi se kanë përgjysmuar flotën e autobusëve në rrugët e kryeqytetit me argumentin se kishin kosto të larta për shkak të shtrenjtimit të naftës.

Lënia e qytetarëve në rrugë duket se po përdoret prej tyre edhe si formë presioni ndaj institucioneve përgjegjëse, ndërsa nuk dihet se rrit kostin rritja e numrit të përdoruesve të shërbimit urban në Tiranë duke filluar nga dita e djeshme.

Në një prononcim për ABC, shoqata në fjalë u shpreh se kërkojnë indeksim të çmimit të karburantit duke kërcënuar se nëse nuk merren masa, atëherë në nëntor do të operojnë më 20% të kapacitetit.

Të vetmit që e pësojnë në këtë rast janë dhjetra mijëra qyetarë të Tiranës që duhet të përballen me një arrogancë të përditshme sa herë iu duhet të shkojnë në punë apo gjetkë.

Argumenti i pronarëve të urbanëve kësaj radhe është i njëjtë: Është rritur çmimi i naftës!

Çmimi i biletës së urbanit në Tiranë u shtrenjtua nga 30 lekë në 40 lekë në dhjetor të vitit 2015. Ky vit konsiderohet si një periudhë kur çmimi i naftës kapi rekorde.

Viti nisi me një çmim rreth 180 lekë për litër dhe u mbyll me mesatarisht 170-175 lekë litër. Pra, një çmim i ngjashëm me ditët e sotme. Por nëse me çmimin e naftës në 2015, shtrenjtimi i biletës nga 30 lekë në 40 lekë plotësonte nevojat e kompanive të transportit qytetas, duket se i njëjti çmim në 2021 nuk i plotësoin më.

Pavarësisht shtrenjtimit të biletës në 2015, urbanët në Tiranë nuk rritën shërbimin ndaj qytetarëve, ku qytetarët vijuan të futeshin si sardele në autobus; në shumicën e rasteve pa kondicionerëme orare pa orar, me shoferë të kapur tapë në timon nga policia, etj.

Duket se edhe kësaj radhe qytetarët e Tiranës janën nën kërcënimin e kompanive të transportit qytetas, të cilët në mungesë të autoritetit të institucioneve përgjegjëse gjejnë hallkën më të dobët për t’i zhvatur edhe më tepër para, klientin e tyre, qytetarin.

5 komente në ““Më shumë para, ose ecni në këmbë”, kërcënimi për qytetarët e Tiranës pas përgjysmimit të urbanëve, pse argumenti i çmimit të naftës nuk qendron”

  1. Vini says:

    Me ata autobuze plera pa orare qe hecin si ja do qefi shoferit mos te rente halli me mire tja heqi liçencen bashkia dhe ti administroje vete linjat.

  2. Remi says:

    Nuk jam dakort me ket shkrim!? Duket sikur eshte shkruar nga nje zyrtar bashkiak, qe e shikon sherbimin quetes me syte e kryetarit te vet. As kryetari aktual dhe asnje i meparshem nuk kane dashur te kuptojne shqetesimet e trasportit qutetas!
    E lexova konferencen e shtypit te Shktq dhe argumenti i tyre nuk ishte i plote. Veç rritjes se çmimit te karburantit, ajo qe i detyron keto subjekte te falimentojne eshte situata e veshtire financiare e krijur nga investimrt e keyera prej tyre para pandemise dhe ne vecanti mungesa e te ardhurave gjat ketyre viteve dhe akumilimi i borxheve te prapambetura per banka, karburant dhe punonjes!
    Ne se qeverisja aktuale nuk merr masa per reduktimin e tatimeve dhe taksave ne keto biznese, ato jane te detyruara te falimentojne! Rritja e tarifes se sherbimit nuk eshte zgjidhje sepse qutetaret nuk do frekuentojne sherbimin ne te njeten nives si deri tani me tarifen aktuale!

  3. Njeres pa (qe sduan)pune says:

    Duhet centralizim i te gjitha sherbimeve te qytetareve nga bashkite e qyteteve. Duke filluar nga urbanet, plerat , riparimi rrugeve etj etj. Privati deshton se ne Shqiperi nuk ushtrohet kontroll periodik nga institucionet per aresye se gjithmone tenderat e famshem u jepen dores se tyre,…..dhe ne fund eshte qytetari qe i vuan te gjitha mungesat

  4. BKH-1 says:

    Nese duan te fitojne le te investojne shum pak dhe nxjerr jasht loje armaten e madhe te fatorinove pijanec dhe te pa arsimuar…
    Por ata kane shtuar kontrolloret e biletave te cilet ne cdo stacion te kontrollojne per bileta…turp turp turp..
    Nuk durohet me lali Eri…mbeti thjesht nje llafazan i neveritshem….

  5. Politika e Djallit ne Aksion
    Pandemi ,
    ngritje cmimesh ,
    mbi Stratosfere .
    Kanibalet e Politikes kan dal jashte Kontrolli .

    Eshte momenti me rremby “armet tona” qe jane Reagimet e Fuqishme ne rrjetet sociale
    Stop ! Kanibalit – Politike !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje