Rrjedhin dokumentet konfidenciale, si lobojnë shtetet për të ndryshuar raportin për ngrohjen globale

21 Tetor 2021, 09:29Bota TEMA

Një numër i madh i dokumenteve konfidenciale të OKB-së janë publikuar nga media që tregojnë se si shtete të ndryshme po lobojnë për të ndryshuar raportin për ngrohjen globale.

Në këto dokumente që janë publikuar nga BBC, thuhet se disa shtete janë përpjekur për të ndryshuar një raport shkencor që jep udhëzime për masat që duhet të ndërmarrin qeveritë për të përmirësuar ndryshimet klimatike.

Në këto dokumente përmenden Australia, Arabia Saudite dhe Japonia që janë ndër vendet të cilat i kanë kërkuar OKB-së që të heqë dorë nga kërkesa emergjente për qeveritë që të mos përdorin më karburant.

Dokumenti tregon gjithashtu se si disa shtete të pasura janë skeptike për të ndihmuar vendet e varfëra që të kalojnë në teknologji më të gjelbër.

Publikimi i këtyre dokumenteve zbulon gjithashtu se disa shtete po shtyjnë rekomandimet e dhëna nga OKB, vetëm disa ditë përpara samitit në Nëntor, ku do t’u kërkohet që të ndërmarrin veprime konkrete e të menjëhershme për të ngadalësuar ndryshimet klimatike që vijnë si pasojë e ngrohjen globale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje