Neritan Liçaj: Rama s’ka qenë asnjëherë artist, është mediokër ndaj na urren ne dhe artin. Në Tiranë po pastrohen para droge nëpërmjet Ndraghetës

22 Tetor 2021, 09:32Sociale TEMA

Aktori Neritan Liçaj, ka folur sërish për TeatritnKombëtar, i cili u shemb mëngjesin e 17 Majit 2020.

Ai u shpreh se toka ku ishte i ndërtuar Teatri ishte dhuruar nga familja Libohova me qëllim që të ndërtoheshin institucione kulturore.

Aktori fajëson qeverinë dhe bashkinë duke thënë se në tokën e dhuruar po ndërtohen kulla me para droge.

Neritan Liçaj: Toka e Teatrit Kombëtar është dhuruar nga familja e madhe Libohova, janë dhuruar 13 mijë metra katror në mes të Tiranës, i janë dhuruar mbretit Zog me të vetmin kusht që të ndërtoheshin institucione arti dhe kulture. Dhe u ndërtuar Instituti i albanologjisë.

Ata e marrin at tokë për të pastruar para droge. Simbolika është shumë peverse. Këta po shkrijnë vendin për të pasuruar familjet e tyre. Aty po mbillen para droge. Pastrohen para droge nëpërmjet Ndraghetës.

Po ashtu ai fajëson dhe drejtësinë e cila nuk vepron në një kohë ku vendi po shkatërrohet.

Neritan Liçaj: Se kuptoj se çfarë bën drejtësia shqiptare, dhe prokuroria sepse po shkatërrohet vendi i tyre.

Më tej ai shton se Rama nuk është artist dhe sipas tij kjo është një ndër arsyet që kryeministri ka mllef ndaj artit dhe kulturës.

Neritan Liçaj: Rama s’ka qenë asnjëherë artist vetë. Rama nuk është piktor. Kam mbaruar skulpturën pas atij në Lice. Ta them me bindje të plotë se është jo mediokër, por është i dobët fare. Ndoshta dhe kjo është mllefi i tij ndaj arteve.

Për Liçajn, Rama erdhi për të shkatërruar artin dhe kulturën në Tiranë.

Neritan Liçaj: Historia nuk ndalon më. Rama erdhi për të shkatërruar artin dhe kulturën në Tiranë. Ishte ai Ministër Kulture që mbylli të gjithë kinematë e Tiranës dhe I shembi. Kinematë ishin vërtetë të degraduara por nuk ishin për t’u shkatërruar. Zhduku kinematë e Tiranës. Filloi me Teatrin Kombëtar. Kishte dëshirë për të zhdukur institucionet e artit dhe kulturës në Shqipëri.

Ai shton se urrejtjen për institucionet dhe artin po e vazhdon edhe kryetari i Bashkisë Tiranës, Erion Veliaj. Aktori thotë se Ramës e Veliajt nuk u intereson arti dhe kultura, ndërsa shton se duan ta kthejnë Tiranën në një konvikt të madh.

Neritan Liçaj: Urrejtjen për institucionet e artit po e vazhdon dhe Kryetari i Bashkisë.  Historia nuk po përsëritet por nuk po ndalon. Këtyre nuk u intereson arti dhe kultura, këta e duan Tiranën një konvikt të madh. Ku njerëzit vetëm të flenë, kafe dhe dyqane për të blerë. Unë kam dëgjuar se edhe galerisë ia kanë vënë syrin për të ngritur një kullë. Të gjitha institucionet e artit dhe kulturës po zhduken, dhe kjo është një qëllim i politikash anti-kombëtar.

7 komente në “Neritan Liçaj: Rama s’ka qenë asnjëherë artist, është mediokër ndaj na urren ne dhe artin. Në Tiranë po pastrohen para droge nëpërmjet Ndraghetës”

  1. Vangjel dule says:

    Barbon. Plere

  2. Tironsi says:

    SI NUK U LODHE DUKE FOLUR DEBILLLIQE ÇDO DITE.
    JE I NEVERITSHEM !!!!

  3. Arapi says:

    U bere telef i fshikëz e s’po gjen oturaku për te honger i vemje sa te thyjn brinjet ndonjë dit

  4. . says:

    Njeriu vleresohet nga fjalet e tij aty eshte edhe identiteti i cdo njeriut qe jeton mbi kete bote.

  5. Taras Bulba says:

    Mos degjoni nje Peder ,ky eshte bythlepires

  6. Ms says:

    Rama i le te lire kundershtaret te vetekatandisen si ky debili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje