Koronavirusi në Shqipëri, 8 të vdekur në 24 orët e fundit, mes tyre një fëmijë 5 vjeç

26 Tetor 2021, 18:48Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3559 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 650 qytetarë.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 8 qytetarë, mes tyre edhe një fëmijë 5 vjeç nga Saranda.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje