Bën shqiponjën dykrenare me duar, Miss Serbia pendohet dhe lë garën: U tregova budallaqe, iu kërkoj falje serbëve

27 Tetor 2021, 09:11Lifestyle TEMA
Bën shqiponjën dykrenare me duar, Miss Serbia pendohet dhe lë

Së fundmi Miss Shqipëria, Miss Mali i Zi, Miss Kosova dhe Miss Serbia kanë shkrepur një foto të gjitha së bashku duke formuar shqiponjën dykrenare me duar. Por gjesti i Miss Intercontinental Serbia Valentina Petrovic i ka habitur të gjithë duke shkaktuar shumë zhurmë nëpër media dhe duke iu kundërvenë e gjithë Serbia.

Përmes një postimi në Instagram Valentina shprehet e penduar për këtë veprim që ka bërë, ku i kërkon falje të gjithëve dhe ka njoftuar se do e lejë këtë garë.

“Dua të bëj një njoftim publik për foton që po qarkullon në rrjetet sociale! Në një eufori të vrullshme për festën më ftuan të bëja një foto, qëndrova pranë vajzave me shpejtësi të madhe dhe vajzat m’i vunë duart në eufori. Nuk kisha qëllime të këqija, ishte një moment pakujdesi dhe spontaniteti budalla.

Unë dua t’i kërkoj falje të gjithë kombit tim, popullit të Kosovës dhe Metohisë, shoqërisë sime, familjes sime që janë konfuzë për shkak të fotografisë së bërë dhe pamaturisë sime dhe rënies në grackën e qëllimeve të këqija të dikujt tjetër. Unë e dua dhe inkurajoj vendin tim dhe vlerat e tij. Shteti ynë është simboli i vetëm që mbaj në zemër. Unë thjesht nuk mendoja kur ndodhi ky akt.

Më vjen shumë, shumë keq, ndaj, përveç një ndjese të thellë, mora vendimin t’u kërkoja leje organizatorëve për t’u larguar nga konkursi dhe kështu të çlirohem nga presioni aktual që po mbaj. Më vjen shumë keq për këtë, por thjesht ndodhi në mënyrë të pamatur. Më duken të vështira të gjitha mesazhet dhe kritikat, por keni të drejtë. Më falni, shpresoj të më kuptoni”, ka shkruar Valentina.

10 komente në “Bën shqiponjën dykrenare me duar, Miss Serbia pendohet dhe lë garën: U tregova budallaqe, iu kërkoj falje serbëve”

  1. illyrian says:

    Ky është open Ballkan sipas Vucic …

    1. t says:

      Jo simbas vuqiqit por simbas rames..

      1. BABALE i PD says:

        Haaa idiote c’lidhje ka Rama … ju ka bere Rama budallenje ju del ne ender pjerdh njeri ne kine faji eshte i Rames haaa ju beri Rama t’ ju iki truri taliban partish

  2. MOS TE VIJE AS KEQ E AS TURP O TRAP E SE SERBIA ESHTE SHTET ME POPULLSI ORTODOKSE SHQIPETARE NE NJE SHUMICE TEPER ABSOLUTE
    EDHE TI JE DHE TE NDJEHESH SHQIPETARE NUK ESHTE FARE TURP!
    IDENTIFIKIMI SHQIPETAR VETEM PER MYSLIMANET ESHTE ME SHUME SE DASHAKEQES
    Turpi eshte I atyre qe e perdoren FENE ne vend te nacionalitetit sepse BALLKANI eshte SHQIPETAR /Ilir/
    Kemi qene dhe jemi popull mikprites dhe Kemi pranuar te ngulen ne trojet tona edhe te ARDHUR si RASTI I sllaveve por BALLKANI ne SHUMICE absolute banohet nga SHQIPETARE ORTODOKSE e myslimane

  3. Shqiptari says:

    Budallaqe je treguar tani qe kerkon falje. Gjestin tend ta konsideroje nje gjest miqesie midis tre vajzave te reja dhe kaq.Po me sa duket inferioriteti juaj si ardhacak ne Ballkan ju ka bere te jeni ne sulm gjithe kohen . Fjalen dyndje sllave nuk e shpikem ne po historianet dhe ju nuk mund ta fshini nga librat e historise.

  4. Rald says:

    Ceshte ky lajm? Pse fotoja e Serbes???….cna duhet???

  5. Kur te bie per pjese .... says:

    Pershendetje dhe suksese misseve qe pervecse jane te bukura nga natyra kane trasheguar dhe nje bukuri shpirterore sic e do zaloni dhe tradita e shqiptarit .Deshira per te patur nje foto me priceshat shqiptare nuk ka asgje te keqe por eshte per te ardhur keq ”mentaliteti i serbe’s ” , si nje misionare e ardhshme nuk egziston,,, shekulli XXI ,,,pranon me mire te largohet dhe te justifikohet (se gjoja foton nuk e beri me deshire, por nuk e di se si ra ne dashuri me shikim te pare me vajzat shqiptare ). SERBJA NUK gjen dot force te argumentoje te verteten qe ndjen brenda vetes ,sepse MACJA E e ZEZE qe kane ne bark nuk i le .Go EAGLES GiRLS GO

  6. Sebastia says:

    Keta jan aq te semure psiqikisht sa qe nuk njohin me as simbolet e tyre kombetare. Nuk e kuptoj pse nuk e heqin fare shqiponjen dykrenare qe kan ne flamur. Hiqeni se e kan dhe shqiptaret e kjo eshte e pamundur per idiotet e beogradit me rrethina.

  7. KOZi... says:

    Interesant ! Mis i Malit te Zi asnje coment kontra nuk paska patur ! Vetem kjo e serbise !?

  8. ?????? says:

    ????????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje