Helmimi i 500 qytetarëve nga uji i pijshëm në Krujë, sasi e lartë bakteriale, prani streptokoku dhe e.coli

27 Tetor 2021, 14:36Sociale TEMA
Helmimi i 500 qytetarëve nga uji i pijshëm në Krujë, sasi e

Në një kohë që pritet një përgjigje e analizave të ujit të pijshëm nga ISHP, edhe këtë të mërkurë janë paraqitur dhjetëra qytetarë nga Kruja në spital me shenja të helmimit.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije që në mostrat e ujit në Krujë, që dyshohet se ka shkaktuar simptoma helmimi tek shumë qytetarë është gjetur sasi e lartë bakteriale.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për streptokok fekal dhe Escherichia coli (E. coli) sipas rezultateve të dala nga analizat e para të ujit që ka kryer drejtoria e Shëndetit Publik të Krujës.

Vlen të theksohet se pranë depos së ujit ekziston një stallë bagëtish që dyshohet se është shkaku i ndotjes dhe helmimit, dhe që ndërkohë analizat po kryhen edhe nga ISHP.

Të vjella, dhimbje stomaku, dobësi trupore, ishin disa nga shenjat që raportojnë familjarët e të shtruarve jashtë kamerave. Të prekur janë të gjitha grupmoshat, banues në qytet, teksa nuk raportohet për të shtruar nga fshatrat apo lagjet periferike.

Për ngjarjen reagoi edhe presidenti Meta si dhe deputetët e opozitës, të cilët kërkuan hetim të plotë dhe serioz mbi shkaqet dhe shkaktarët pasi situata të tilla rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe shëndetin e qytetarëve.

2 komente në “Helmimi i 500 qytetarëve nga uji i pijshëm në Krujë, sasi e lartë bakteriale, prani streptokoku dhe e.coli”

  1. Salikoqja says:

    Punonjsit e ujsjellsit marrin rrogen dhe rrine ne shtepi se uji vjen vete. Pasqyre e nje vendi te korruptuar

  2. Ilirjan says:

    A behen analizat ditore para se te kaloje uji ne shperndarje? A ka sisteme filtrimi? Kush do te VEJE NE BURG?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje