Situata e helmimeve në Krujë vazhdon të jetë shqetësuese edhe ditën e sotme. 130 qytetarë të tjerë i janë drejtuar spitalit mbrëmjen e djeshme, duke e çuar në 500 numrin e personave të helmuar nga uji i pijshëm.
Mjeku i urgjencës, Ilir Rrapollari, u shpreh se të shtruar në spital janë 3 të rritur dhe 7 fëmijë. “Situata paraqitet disi më e qetë, ka një rënie të rasteve të paraqitur për mjekim. Aktualisht janë 3 të rritur të shtruar në spital dhe 7 fëmijë. Deri tani situata është përballuar me sukses”, shprehet mjeku.
Që nga mëngjesi i së dielës, shumë qytetarë në Krujë u paraqitën në spital me simptoma helmimi si dhimbje koke, dhimbje barku, diarre e të vjella. Dyshimet e para ishin se helmimi u shkaktua nga uji i pijshëm, ndërsa për këtë arsye furnizimi u ndërpre që prej mesditës së të hënës.
Në një reagim zyrtar të Ujësjellësit të Krujës një ditë më parë, u tha se shkak paraprak për helmimin e banorëve, është kontaminimi i ujit të pijshëm si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të shtunën dhe të dielën, veçanërisht në vendburimin e Malësisë së Krujës ku është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë.
Duhet investuar ne laboratore dhe institute kimie dhe fizike per testime periodike te shume-aneshme…