Paratë për roje dhe naftë: Si i kanë shpenzuar fondet universitetet publike

26 Tetor 2021, 20:20Sociale TEMA

Shoqëria civile bëri sot një analizë të shpenzimeve të parave që universitetet kanë bërë gjatë pandemisë në vitin 2020 kur mësimi ishte ‘on line’.

Ajo që u gjet është se më shumë para janë shpenzuar për ruajtjen e godinave, mobilje, ngrohje dhe pastrim, karburant dhe dieta dhe në fund fare renditet kërkimi shkencor.

Universiteti I Tiranës gjatë atij viti shpenzoi për siguri godine 555 250 euro, ndërsa për kërkime dhe studime 0 euro. Rekord mban shpenzimi për kamera sigurie 260 mijë euro.

Universiteti Politeknik i Tiranës për karburant makine ka shpenzuar 50500 euro.

Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, ka 0 shpenzime për studime dhe kërkime, 0 për karburant makine, 0 për pajisje zyre dhe orendi, ndërsa mban rekord shpenzimi për blerjen e Gazoil për ngrohjen e godinave në shumën 51500 euro.

Sipas Qëndresës Qytetare, ajo që nuk bën kuptim tek universiteti “Aleksandër Xhuvani “ në Elbasan është që ka blerë bojë printeri në vlerën e 40 mijë eurove dhe më pas ka porositur Shërbim Printimi në vlerën e 34 mijë eurove.

Në universitetin “Fan Noli “ në Korçë ku për dieta dhe udhëtime stafi akademik dhe administrative shpenzoi 20 mijë euro.

Për studime dhe kërkime universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka shpenzuar 0 euro, por për Ushqime për konferenca janë shpenzuar 3300 euro.

Në përfundim Qëndresa Qytetare ka llogaritur që 6 universitetet publike kanë shpenzuar për 2020-2021 32.5 milionë euro.(TCH)

2 komente në “Paratë për roje dhe naftë: Si i kanë shpenzuar fondet universitetet publike”

  1. Hasoni says:

    550.000€ per roje private dhe 260.000€ !!???
    Ca kerkimesh behen aty??
    O zbagu keni kap noj pras anej ka Lushnja

  2. Opinion says:

    Ky po është skandal,ajo që është pjesa intelektuale e shoqërisë,pedagogë apo trup pedagogjik në arsimin e lartë rregjistron shpenzime të jashtëzakonshme.Periudhë covidi,mësim online etj.etj. shpenzime fiktive pa limit. Dhe të mendosh që kjo kohë ka patur mundësi për studime akademike të pedagogëve figuron me zero shpenzime. Si mundet që viti akademik 2020 në kushte pandemie ka konsum të 36 milion €. Përfundimisht ky vënd është i mbaruar më gjithsej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje