Ish-drejtori i vlerësimit në AKU: Ushqimet në Shqipëri nuk janë të sigurta

28 Tetor 2021, 09:22Sociale TEMA

Besnik Jakaj, ish-drejtori i vlerësimit të riskut në AKU, shprehet se ushqimet në Shqipëri nuk janë të sigurta, ndërsa theksoi se AKU duhet të jetë një institucion i mirëfilltë shkencor.

“Shqiptarët nuk janë të sigurt. Siguri absolute nuk ka, prandaj janë institucionet, por thelbësore është puna e institucioneve që i garanton ligji për të garantuar sigurinë ushqimore, që qytetari të marrë të sigurt atë që paguan.

Fatkeqësisht, qeveria shqiptare, nuk e ka kuptuar ose nuk do ta kuptojë, AKU duhet të jetë një institucion i mirëfilltë shkencor. Siguria ushqimore është shkencë”, tha ai për A2.

Por a mjafton një institucion për të garantuar sigurinë ushqimore? “Është legjislacioni, por që nga emri, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, nuk ka pikë autoritet për atë që duhet të kishte, e mbështetur nga qeveria, pasi gjithçka është e lidhur me mënyrën e financimit që qeveria i bën. AKU është trajtuar si një ndërmarrje, jo si një institucion, si një ndërmarrje e nivelit të tretë apo të katërt”, tha Jakaj.

1 komente në “Ish-drejtori i vlerësimit në AKU: Ushqimet në Shqipëri nuk janë të sigurta”

  1. Cfare ha Afrimi? says:

    Po Afrimi i Bakajve,cfare thote?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje