Mustafa Nano: Basha ka namin e një humbësi serial, nuk vjen kurrë në pushtet

29 Tetor 2021, 16:07Politika TEMA

Analisti Mustafa Nano, e ka konsideruar mision të pamundur ardhjen në pushtet të Lulzim Bashës. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Nano tha se edhe në rast se Berisha nuk do të ekzistonte fare, Basha nuk ka shans të vijë ndonjëherë në pushtet. 

“Unë për Lulzim Bashën kam mendimin që është i dobët dhe është mësuar të ketë gjithmonë një njeri mbi kokë. Jam i bindur që Basha, edhe sikur të mos ekzistonte Berisha, ai ka namin e një humbësi serial, e shoh të pamundur të vijë në pushtet.

Narrativa që e shoh të artikulohet nëpër studio, që ai është vegla e Ramës dhe kunati i tij… Besoj më shumë këtë që tha Shkullaku, ai vepron sepse është në presion, edhe kur ngre zërin”, tha Nano.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje