Osmani në Portugali: Prioritet i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE, NATO, INTERPOL dhe organizata të tjera ndërkombëtare

29 Tetor 2021, 16:59Rajoni TEMA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e dytë të vizitës në Portugali, ka takuar ministrin e brendshëm Eduardo Cabrita dhe pjesëtarë të forcave të rendit të këtij shteti, të cilët kanë shërbyer në Kosovë.

Presidentja e Kosovës ka shprehur falënderimet për kontributin e dhënë, duke kujtuar rolin e Portugalisë në angazhimin në Kosovë gjatë vitit 1999, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve.

Më tej ajo ka kërkuar nga ministri Cabrita që vendet të shkëmbejnë përvoja mes tyre në mënyrë që Policia e Kosovës të përfitojë nga ajo portugeze.

 

 

Po ashtu në këtë takim Osmani ka theksuar se Kosova është e qartë dhe e vendosur në rrugën e saj Europiane duke shtuar se prioritet mbetet anëtarësimi në BE, NATO, INTERPOL dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje