Deputeti shqiptar në Beograd: Nëse "Ballkani i Hapur" i përfshin të gjithë, atëherë Serbia nuk dominon dot

3 Nëntor 2021, 15:16Rajoni TEMA

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se nisma e Ballkanit të Hapur nuk mund të jetë kurrë efektive nëse në të nuk marrin pjesë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. 

“E para, nuk e përkrahin 3 nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, që e bën iniciativën jo të plotë. E dyta, ka të bëjë me Serbinë. Nëse presidenti serb është në mënyrë serioze i përkushtuar për Ballkanin e Hapur, atëherë më duket e kotë iniciativa e njerëzve të afërt të tij për ndërtimin e botës serbe, sepse sipas meje këto janë dy projekte që kundërshtohen mes vetes. Bota serbe do të thotë shtrirjen e ndikimit të Serbisë në territoret ku banojnë serbë.

Ndërkohë që mbyll dyert për komunitetet e tjera që jetojnë brenda territorit të saj. Serbia nuk lejon në Preshevë përdorimin e simbolit kombëtar, ndërkohë që u ka bërë thirrje serbëve në rajon që të valëvisin flamurin shtetëror serb”, tha Kamberi në A2 CNN.

“Pra duhet të na sqarojë, për cilin vizion është Serbia? Të Ballkanit të Hapur, apo botës serbe? Duke përdorur Ballkanin e Hapur si maskim, siç po shohim në Bosnjë-Hercegovinë”.

Kamberi thotë se normalizimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë duhet të reflektojë në relaksim të qasjes së institucioneve shtetërore të Serbisë ndaj Luginës. “Nuk besoj se Ballkani i Hapur duhet të jetë alternativë e integrimit europian. Mungesa e vendeve të tjera e bën nismën gjysmake”, thotë ai.

Sipas tij, largimi i Zaev është sfidë e re që paraqitet për Ballkanin e Hapur, por çështja kryesore mbetet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që duhet të përmbyllet me një marrëveshje për njohjen e dy shteteve. “Pavarësisht rolit pozitiv që Shqipëria mund të luajë, Kosova betejën e ka në Kosovë, me shpresën që të arrihet marrëveshja.

Raportet shqiptaro-serbe përkufizojnë të ardhmen e Ballkanit. Mbetet të shpresohet që SHBA-ja t’i rikthehet rajonit dhe ta përmbyllë marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës e Serbisë”, tha Kamberi.

“Pavarësisht shprehjes së Serbisë se dëshirojnë bisedime për Kosovën me Shqipërinë, rruga e Serbisë për Shqipëri kalon nga Kosova dhe nuk mund ta anashkalojnë Kosovën. Besoj se në një Ballkan të Hapur gjithëpërfshirës, pra ku të jenë të gjithë shqiptarët, nuk mund të ketë dominim të Serbisë”.

4 komente në “Deputeti shqiptar në Beograd: Nëse “Ballkani i Hapur” i përfshin të gjithë, atëherë Serbia nuk dominon dot”

  1. Ashtu Kot says:

    Ky eshte nje patriot i math dhe shume i zgjuar.

  2. PO MO SHOKU PO PO HAJDE MBUSHI MENDJEN ALBINLADENOVICIT E ABAZVICIT

  3. Trimi says:

    Shaip, Shqiptaret ne Presheve e shpalosin flamurin e tyre Shqiptar sa here u do qejfi dhe nuk pyesin gabelet serve fare per kete pune.

    Shqiptaret nuk kane fare pune me Ballkanin e hapur.

    Shqiptaret sot me shume se kurr kishin mundesine te ndertonin nje aleance anti serbe ne Rajon.

    Me Malazezet, kroatet, boshnjaket dhe biles edhe Hungarezet.

    Servet te ndiheshin keq dhe te poshteroheshin kudo ku shkelnin ne keto vende.

    Por sigurisht kjo eshte imagjinata ime se Ed droges dicka tr tille nuk ja kerkon dot sepse eshte teper vizionare dhe patriotike si ide

  4. Presheva says:

    Të lumtë Shaip djali se je një nga figurat më të zguara të Luginës, të përshëndes përzemërsisht.
    Ju jeni nga të paktët politikanë shqipfolës në rajon që kuptoni konceptin ballkan i hapurë, që është një iniciativë e kryeministrit Rama.
    Për fat të keq deri sa ta kuptojnë trushplarët e albinit&co se çfarë domethënje ka atherë do jetë vonë.
    Kto në kosovë mendojnë se u del më mirë po u mbyllën, do mbajnë tregun serb larg kosovës, n’faktë serbia është këmbkryq në kosovë sa i përket tregtis dhe ka vite besa.
    E keqja është se po vazhduan kosovarët me ktë politik mbyllje alla bjellorusi do ket një përfundim tragjik për vet popullin kosovarë.
    Mendojnë se duke u mbyllur do i kërkojë falje serbia në faktë është e kundërta, ashtu i përshtatet më shumë serbis se dihet tashmë sa i përket integrimit dyert janë të mbyllura për gjithë rajonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje