Regjistrohen 21 të infektuar dhe 1 viktimë nga Covid-19 në Kosovë

3 Nëntor 2021, 15:29Rajoni TEMA

Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 persona të infektuar, ndërsa 1 person ka humbur betejën me virusin.

Sa i përket të shëruarave ato janë 16, ndërsa numri i rasteve aktive është 445.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

03 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.572.626 doza të vaksinës.

Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.893 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.386. Në total numri i rasteve aktive është 445.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje