Nga Aranit Muraçi
Deri më tani, Bashkimi Evropian nuk ka krijuar armiq. Kjo mbetet edhe krenaria e tij. Opinioni i gjerë publik fitoi bastin e guximshëm të bërë nga Baballarët që themeluan Evropën, pasi fituan paqen, rindërtuan një kontinent në gërmadha dhe rifituan prosperitetin e vërtetë për vendet anëtare.
Ndoshta Rusia, por më tepër vetë kritikët e BE-së që nxiten nga politika ekstremiste janë armiqtë e vetëm të Europës së Bashkuar sot.
Vetëm 8 vite më parë kur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vizitoi Serbinë si udhëheqësi i parë lartë shqiptar pas 70 vitesh, marrëdhëniet me Serbinë ishin sa të tensionuara aq edhe konfliktuale.
Vizita e Edi Ramës në Beograd ishte projekt i Gjermanisë dhe në mënyrë të veçantë i vizionit të Angela Merkel për zbutjen e marrëdhënieve mes dy vendeve me qëllim anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Një Shqipëri konfliktuale me Serbinë në rajon nuk do kishte kurrë të ardhme në Europë. Shqiptarët dhe serbët duhet të zgjidhnin dy rrugë, ose të ardhmen e përbashkët në Europë, ose duhet të ndiqnin rrugën konfliktuale, por në rastin e dytë duke mbetur jashtë ose larg saj. Ata siç edhe shihet qartë kanë zgjedhur Europën, si të ardhmen e tyre të përbashkët.
Serbët ndoshta do të preferonin të shkonin pa shqiptarët në Europë dhe po ashtu edhe shqiptarët, por janë të tjerë ata që i kanë vendosur me kohë rregullat e lojës dhe rrjellimisht edhe fatin e tyre. Sot vizitat e Ramës në Beograd dhe anasjelltas, ajo e Vuçiç në Tiranë, janë kthyer në udhëtime krejt të zakonshme, gati të paimagjinueshme një dekadë më parë.
Ballkani me problematikat e tij ka qenë gjithmonë një problem për Europën e Bashkuar. Ka qenë madje i vetmi problem që ka sjellë edhe luftëra në kufi me Europën pas bashkimit të saj. Këtë zhvillim dhe realitet të ri në rajon thuajse të gjitha kancelaritë perëndimore e njohin si sukses dhe meritë të padiskutueshme të Edi Ramës. Përveç kundërshtarëve politikë të tij në Tiranë edhe Prishtinë.
Zhvillimi ekonomik i vendit, reformat që duhet të ishin realizuar janë një aspekt tjetër vlerësimi, për integrimin, dhe ndoshta më i rëndësishëm për qytetarët shqiptarë. Por pikërisht suksesi i Ramës në zbutjen e tensioneve me Serbinë, një interes ky më i madh i Europës së Bashkuar, është arsyeja pse zhvillimet politike brenda vendit eklipsohen nga diplomacia perëndimore, që duket sikur ka harruar që në Shqipëri ka edhe opozitë.
Prandaj edhe nisma “Ballkani i Hapur” po kritikohet politikisht, nga kundërshtarët e Ramës. Kryeministri i Shqipërisë e ka të qartë se kjo politikë nuk ka të ardhme në Perëndim, ndaj edhe është jo i vendosur, por edhe i kënaqur me kritikët e tij. Çështja kombëtare dhe e ardhmja e pandarë e Kosovës me Shqipërinë janë vullnet i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm i popullit shqiptar.
Dhe është i vetmi projekt që nuk dështon, pavarësisht çdo nisme. Kush e detyron për shembull Kosovën sot të zhvillojë tregti me Serbinë? Kush e detyron atë të mbajë kufirin mbyllur me Serbinë? Po zhvillimin ekonomik kombëtar, para Ballkanit të Hapur, kush e ka penguar para kësaj nisme?
Çdo shqiptar “patriot” është i lirë të blejë produkte “Made in Albania” me çmim më të lartë dhe me cilësi më të dobët se produktet serbe, e të bëjë politika ekonomike patriotike, me qëllim që këto të fundit të mos kenë sukses. Por pikësëpari ai do të bënte një punë të mirë patriotike, nëse do të kërkonte që të shtoheshin prodhimet shqiptare më cilësore dhe të konkurueshme në rajon. Sikurse një francez nuk është i detyruar të blejë Benz dhe as një gjerman nuk e detyron kush të blejë një Citroen.
Nëse Gjermania dhe Franca do të mbeteshin peng të politikave konfliktuale të së kaluarës dhe francezët do të bënin llogari ekonomike në emër të patriotizmit, askush nuk mund të thotë sot se ata do të ishin më të pasur se gjermanët. Çfarë rreziku ka Luksemburgu, një vend që nuk prodhon thuajse asgjë nga BE-ja? Me siguri, Europa e Bashkuar në një rast të tillë nuk do të kishte ekzistuar.
Si një zhvillim i ri politik normalisht Ballkani i Hapur do të shoqërohet me përplasje dhe konflikte politike. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama teksa së fundmi vizitoi Beogradin, u takua edhe me kryeministrin malazez Zdravko Krivokapiç, i cili ishte në vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi.
Rama u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç, ndryshe nga Krivokapiç që u prit nga ministri i Bujqësisë Branislav Nedimovic, duke bërë që mediat dhe politikanët malazezë ta quanin skandal.
Ballkanasit historikisht kanë mbetur peng i konflikteve politike, shpesh të panevojshme.
O Aranit,
Po mjaft genjeve o burre i dheut. Ministri serb u kritikua per “dress code” sepse ishte me blue jeans dhe jo per ato pallavrat e tua. A keni ndonje fije etike profesionale apo jo?
Bashkimi Europian nuk e pranon Shqiperine dhe Maqedonine se jane miq apo armiq me Serbine,
por se kane nivel te ulet te te ardhurave per fryme te popullsise. Serbia nuk pranohet nga frika e Rusise.
Hartim i bukur .
Realiteti eshte ndryshe debil.
Vucic po ndersen Serbet e Bosnjes per te filluar luften.
Qellimi i Vucicit eshte bashkimi i Serbise me nje pjese te Bosnjes,Malin e Zi dhe Kosoven.
Ti koqe aq mend ke qe shkruan gjepura.
PO, Taulant, sh mire, Serbia kerkon bashkiimin e gjithe serbeve. Pse, cfare duhet te bej? Ne, nuk duam te njejten gje: Bashkimin e Shqiperie me Kosoven, Pjesen te Mali i Zi dhe ata te Maqedonise? Apo, per ne quhet i drejte ku pretendim, per ata jo??!!
Dhe, e dyta: qasja si me siper eshte qasje qe mund te coje ne perplasje…Por, ka edhe nje qasje tjeter ajo e BE: pra, hapje dhe bashkepunimi pa kufij, qe ne thelb, nuk ka rendesi ne cilin shtet jeton ose, ka pak rendesi. Kjo eshte e ardhmja, pa lufte, por paqe.
NJe nacionalizem/patriotizem qe te con ne lufte, une nuk do ta doja..
ARI, ARIU dhe ujku fshihen pas OPNAVE.
TERRITORET ETNIKE SHQIPTARE nuk u bënë me krime e masakra, gjenocide.
Pak histori dhe pak mend të duhen.
Aspiratat tona kombëtare janë burim i privimit tonë kombëtar të themelojmë shtetin tonë në territoret tona etnike, NË ATË GJERËSI KU JETOJMË në TËRËSI TERRITORIALE dhe KOMBËTARE.
Nuk jetojnë në Turqi diku10 milionë shqiptarë nga aventurizmi por nga zullumi, gjenocid.
Serpska, or ARI i Ariut, u sajua me vrasjen dhe dëbimin e rreth 150 boshnjakëve. ËSHTË dhuratë gjenocide për GJENOCID.
Tërësinë tokësore dhe etnike e treshëguam. Ja dallimi i madh, për ty i PADUKSHËM
Kush te ofendoi ty , more bylmez berishist i semure nga trute e kokes ? Me ç’te drejte i drejtohesh nje personi qe , as qe e njef dhe as qe te ka ofenduar , me ato fjale te pista e denigruese ? A nuk mund te replikosh normalisht , si njeri e jo si rrugaç ?
Shqiperia do i bashkohet vete serbis.Ka lidhe shume krushqi me serbet! Rama punonn nat e dit per te.
Se Rama është një i droguar që mund të tradhton në çdo rast është e njohur publike por që hesht një popull i tërë dhe intelektualët e Shqipërisë kjo nuk falet.Bashkëpunimi i partizanëve shqiptar me serbët solli okupimin e Kosovës dhe masakrimin e saj pas Luftës së Dytë Botërore.Vazhdimi i bashkëpunimit me serbët dhe heqja e barrierave doganore dhe barazimi i lekut me ditarin solli boshatisjen e tregut shqiptar dhe vujtën për bukën e gojës në Shqipëri.Sali Berisha lejoj firmat piramidale ddhepse shumë kosovarë i kanë bërë vrejte për ate që pritej të ndodh por ai thoshte është ekonomi tregu duke menduar se në ekonomi tregu eshtë e lejuar çdo gjë.Kosovarët kanë bërë vërejtje edhe në bashkëpunimin me partizanët serb por partizanet shqiptar përgjigjeshin kosovar kokëderr të shkoi plumb serbët i kemi vëllezër.Sot flamurin e tradhtisë e ka marr Edi Rama duke menduar se do jetoni në Shqipëri nga turistët serb pa i shijuar statistikat sa kosovar e vizitojnë Shqipërinë e sa serb.Krejt çka do dali nga kjo tradhti e Ramës është një fatkeqësi ekonomike dhe politike për Shqipërin e fat tragjik për Kosovën.Normalisht që do keni edhe “përfitme”plot kopila serb që do u mbetën në derë dhe martesa e vajzave shqiptare me pleqë serb për të ua përurim rracën e ndy siq po ndodh çdo ditë.
Raifi – rrote cari .
RAIFI KUJT I FLET KY POPULL KA MARRE FUND NUK KA AS SEDER AS MORAL ,HARRON SHPEJT NUK NXJERR MESIME NGA FATKEQESITE SE DERI DJE NDIQTE SI I CMENDUR SALI TRAPIN KURSE TANI NA BEN HERO RAHMUTIN SE DO TE NA COJE NE TOKEN E BEGATE PO NA BEN VELLA SERBIN ME ZORR,EDHE PSE JANE KETA SERBE TE TANISHEM SI KRIMINELI VUCIC ISH MINISTER I MILLOSHEVICIT APO VULIN QE DITEN NA THOTE SHIPTARI KURSE NATEN NA NGRE DOLLI ME RAHMUTIN APO KRYEMINISTRJA BERNAVIC QE NUK LE GJE PA THENE PER SHQIPTARET DHE KY FARE ANAL-ISTI NA I SHET SI MODERN.FSHATI QE DUKET NUK KA NEVOJE PER PERRALLA.NE SI KOMB KEMI NJE QEVERI NE KOSOVE QE NUK DO TE MARRE PJESE NE NJE OPEN BALLKAN KURSE RAHMUT MODERNI PER TE FITUAR DISA PIKE NE EUROPE INSISTON ME RRUGACERINE E TIJ SE DERI DJE U THOTHTE KETYRE TE RIPJELLJES DO FUTEMI NE BE ,POR KUR NUK U FUT DOT U KTHYE NGA SERBIA PER TE NA CUAR NE JUGOSLLAVI .KUR KETA FLASIN PER OPEN BALLKAN ATEHERE PSE SERBIA BEN LUFTE PER ASSOCIACIONE SERBE ,SE A PO THONI PER OPEN BALLKAN PA KUFIJ.KETU FLE LEPURI ,PADTAJ PERSE SERBIA PO ARMATOSET NGA KUSH KA FRIKE SERBIA.
RAIFI KUJT I FLET KY POPULL KA MARRE FUND NUK KA AS SEDER AS MORAL ,HARRON SHPEJT NUK NXJERR MESIME NGA FATKEQESITE SE DERI DJE NDIQTE SI I CMENDUR SALI TRAPIN KURSE TANI NA BEN HERO RAHMUTIN SE DO TE NA COJE NE TOKEN E BEGATE PO NA BEN VELLA SERBIN ME ZORR,EDHE PSE JANE KETA SERBE TE TANISHEM SI KRIMINELI VUCIC ISH MINISTER I MILLOSHEVICIT APO VULIN QE DITEN NA THOTE SHIPTARI KURSE NATEN NA NGRE DOLLI ME RAHMUTIN APO KRYEMINISTRJA BERNAVIC QE NUK LE GJE PA THENE PER SHQIPTARET DHE KY FARE ANAL-ISTI NA I SHET SI MODERN.FSHATI QE DUKET NUK KA NEVOJE PER PERRALLA.NE SI KOMB KEMI NJE QEVERI NE KOSOVE QE NUK DO TE MARRE PJESE NE NJE OPEN BALLKAN KURSE RAHMUT MODERNI PER TE FITUAR DISA PIKE NE EUROPE INSISTON ME RRUGACERINE E TIJ SE DERI DJE U THOTHTE KETYRE TE RIPJELLJES DO FUTEMI NE BE ,POR KUR NUK U FUT DOT U KTHYE NGA SERBIA PER TE NA CUAR NE JUGOSLLAVI .KUR KETA FLASIN PER OPEN BALLKAN ATEHERE PSE SERBIA BEN LUFTE PER ASSOCIACIONE SERBE ,SE A PO THONI PER OPEN BALLKAN PA KUFIJ.KETU FLE LEPURI ,PADTAJ PERSE SERBIA PO ARMATOSET NGA KUSH KA FRIKE SERBIA.LOJEN E KUJT PO BEN RAHMUTI DHE SERBET NAIVE SE KUPTOJNE DOT .RAHMUTU QELLIMISHT RAHMUTI SE BASHKU ME KUISLINGUN HASHIM THAQI NUK ARRITI DOT TE NDANTE KOSOVEN DHE U HODH MENJEHERE NE PLANIN B OPEN BALLKAN INICIATIVE SERBO-RUSE.
Atje ku zotron injoranca
nuk behet
fjale per paqe te vertete ,
dhe kur
flitet per paqe
nuk flitet me miq,
por me armiqte.
Kosova pati fatin e madh qe fitoj luften,
por kjo nuk eshte asgje,
po nuk diti te organizoj paqen.
Si mendon ju tru te mare shqiptar e kosovar,
qe Edi me Vucicin te bejne deklarata lufte te here pas hershme,
apo te hane nje darke bashke?!
Vetem bashkepunimi mund ta shpetoj njerzimin.
Gazetar, publicists, persona publike,
ketej dhe andej Shqiperise
nuk I shpetojne dot kurre interesave personale apo preferenciale,
prandaj as edhe nje here te vetme nuk thone dot te verteten.
Kur genjeshtra manipulohet me inteligjence behet shume e rezikeshme.
Liria ka cemim shume me te shtenjte se c’pagoj Kosova fale aleatve tane.
Mos e shperdoroni.
Sranit, e bere lepirjen e dites pas Rames?!
NJE ANALISE E MIRE . SI CDO GJE E MIRE PER SHQIPETARET DO KUNDERSHTOHET NGA MBESHTETESIT E SALI SERBIT.
PO CLIDHJE KA SALIU KETU O ED ,PSE VAZHDONI TI NDANI SHQIPTARET NE ROZE DHE BLU KUR NATYRA KA EDHE NGJYRA TE TJERA EDHE ME TE BUKURA.E DI PSE NUK KA SHPRESE KY POPULL SE VAZHDON UDHEHIQET NGA PARTI TE KTHYERA NE BANDA MAFIOZE NE SHERBIM TE MAFIAS GREKO-SERBO-RUSE.SALI KERMA E KA VENDIN NE BURG POR RAHMUTI JOT NUK E BEN DOT DUHEN BOLE TE MEDHA..ESHTE PO KY RAHMUT QE PER PRESIDENT ZGJODHI HAJDUTIN TJETER LIKE FLORIRI.MOS E DHE GJE VOTEN TI PER NJE PRESIDENT PACAVURE.SHQIPTARET NUK KANE NEVOJE PER SERBINE ZOTI ED ,KANE POZICIONIN STRATEGJIK QE DALIN NE DET NE TOKE E KUDO ,KURSE SERBIA KERKON TREG SE NE EUROPE STE LE KUSH .NE NUK PO GJEJME FJALEN ME RACEN TONE TI PO ME THUA MUA SE NUK KA GJE ME TE MIRE TI HAPIM SERBISE KUFIJTE TE BEJE TREGTINE.TI NUK PRODHON ASGJE KAQ DEBILA QENJENI.
NUK KA MARRËDHËNIE, AS BASHKËPUNIM, AS MIQËSI pa KRITERE të QARTA e të PRERA.
Kush nuk është i marrë e të luajë kryenecësi patriotike. Me Serbinë shoveniste, jo me serbët e njerëzishëm, antiekspansionistë, nuk kemi as kundërshtime të kota, jo më armiqësi. Mirëpo, me Serbinë e sotme, e infektimeve shoveniste, kërcënuese që bën plane e vetëm plane për destabilizime në fushë më të gjerë, dhe plane për konflikte luftarake ekspansioniste me fqinjët, me shprehje pompoze Bota Serbe, me Jerusalemë e shpirtëra e hyjni, me metafizikë e gomarllëqe të tjera, si do bëhesh veshtapë e symiopë, e mos parashikosh rrezikun për konflikte, sic thonë ata për shfarrosjen e shqiptarëve të frymëzuar me metafizikën dhe të tyren – hyjnore.T´iu biesh këmbanave, në këto realitete acarimesh, për ardhmëri, është akt pasiviteti e parakapitullimi shpirtëror. Këtu e kanë vendin – pseudooptimistët e stilit Rama.
Perse nuk hapni fjaloret kur nuk jeni te sigurt, o gazetar Muraçi? Fjala “rrjedhimisht” shkruhet keshtu e jo “rrjellimisht”. Keto mesohen qysh ne fillore. Nuk te lexova me tutje se nxora perfundimin e nivelit te shkrimit te gjuhes shqipe.
Or Raif,qysh nga emri dukesh qe je Kosovar.Nga e di ti qe partizanet shqiptar bashkepunuan me serbet,per ta lene kosoven te okupueme nga Serbia.Kthjellohu or burre,Serbia pas luftes se dyte ishte pjese e Jugosllavise,e nje shteti me mbi 20 miljone njerez,qe ti si Kosovar nga Kombi Kosovar e di mire,atehere me cfare truni ju Kosovaret thoni qe Enveri e shiti Kosoven.Shqiperia pas lufte ishte tek 2 miljone banore qe nuk kishin buke me ngrene,dhe do benin lufte me Titon,qe edhe Italise ja futi kembet ne nje kepuce,duke i marre gjithe ato territore Italiane,dhe i futi ne Jugosllavi qe jane dhe sot e kesaj dite.Or Albinrat e Kosoves,se cben Edi e ben si Kryeminister i Shqiperise,ju Albinrat doni Lufte me Serbin,bujrum beheni,pse na sulmoni ne te Shqiperise per Tradhtare.Tradhtare per cfare,se duam qe pas nje Izolimi gati 50 vjecar,tani ne keto 30 vjet demokraci duam te hecim perpara dhe te hapemi me te gjithe.Ju Kosovaret nuk pushoni neper TV duke thene jemi Komb Kosovar,atehere si te Zgjuar qe jeni perballojeni cdo gje vete me Serbine.Duhet te thoni dite dhe nate qe jemi Shqiptaret e Kosoves,jemi Kombi Shqiptar i ndare,NQS doni te fitoni,si Komb Kosovar ne byth e keni,kur ta kuptoni ju lojen e Europes me Serbine me Kombin Kosovar do ju mbuloje bari te gjitheve.Tung Raif,merru me Albinin dhe Presidenten tuj,dhe na lini rehat neve knej nga Shqipnia.
Problemi me i madhe eshte ,mbrojtia e pamvarsise se shtetit te Kosoves.Dhe kjo detyre eshte e po atije shteti qe e cliroi.Po qe se SHBA ka nje plane per Kosoven ,atehere mose ja bejme si puna e labit qe per c’do gje qe bene i bie gjoksit .Ketu nuke eshte puna e Albinit ,apo e Rames ,pore politika e shteteve te Europes ,dhe e Shba.Nje politike e mire do te ishte pse jo edhe ndarja eSerbise nga Rusia.
Kjo politike do ta detyronte Serbine ,apo Vucicin ,ishe sekretarin e Miloshevicit ,qe ne fillim te pranonte genocidet e bera mbi popullaten e shtetit te ri Kosovare ,dhe te kerkonte falje .Pastaje Rama ,kryeministeri i Shqiperise nuke duhej te nxitonte me shengenin BALLKANIKE pa pjesmarjen e shtetit te Kosoves.Sepse i bie qe Serbija ,po futet ne valle se eshte shteti Shqiptare qe po e therret Kosoven ,dhe nuke po i pergjigjet ,dhe jo Serbia.
Jame i bindur se po te ishte edhe KOSOVA dakorte me idene e Rames ,do te ishte Serbia ,pra Vucic po ai i pari qe nuke do te ishte dakorte me kete ide .Pore kete radhe copili ne dere i mbeti kryeministerit te Shqiperise.Nuke e deshirojme kurre qe politikat per te sistemuar shtetin ,dhe popullin e Kosoves te zgjidhet nga nje person ,qofte ky edhe kryeminister ,pore deshirojme qe te marrin pjese drejtuse te shume segmenteve politike dhe te stabilizohet nje here e pergjithmone ,per ndryshe do te kemi vetem nje urretje me te mdhe ndaje njerzeve qe drejtojne ,dhe kjo do te shfaqet me veprime te ndryshme konflikti midise popujeve Serbe dhe Kosovare ,sidomose popullsia qe ndodhet ne kufije te dy shteteve.
Rama tash ka dale hapur me idene e janulles , perca dhe sundo.Rama punon per zhdukjen e shqiptarizmes ne Shqiperi dhe me gjere.Te gjitha kontaktet i ka me greket, serbet me proserbet,Zaev ,me abazovic,me dodik,me kryministrin serb te Malit te zi.Asnje lidhje me,kroatet,sllovenet,bashnjaket,as edhe me Kosoven.
Analizë e dobët dhe shumë servile!