Kjo ndaj Thaçit nuk quhet gjykim, por përndjekje

5 Nëntor 2021, 21:00Blog TEMA

Nga Berat Buzhala

Hashim Thaci eshte njera prej figurave me te rendesishme te historise se Kosoves, deshten apo nuk deshten ata qe sot e kane rroke pushtetin, si dhe deshten apo nuk deshten edhe ata qe Hashim Thacin e kane e pâ si figure negative edhe ne vitin 1997, ne vitin 1998, apo edhe ne vitin 1999.

Ne kulmin e fuqise politike te tij, prej vitit 2015 deri ne diten kur ai eshte arrestuar, politikisht kam qene kunder tij. Deshmi i kam qindra shkrime dhe dhjetra intervista. Ka qene marifet dhe – pa modesti – ka qene guxim me u perballe me te kur ai e kishte ne dore gjithe pushtetin e mundshem.

Tash kur peshorja e forces anon dikah tjeter, e konsideroj trimeri dhe kurajo qytetare me kerku prej Tribunalit te Hages transparence per rastin Thaci dhe te tjeret. Deri me sot, kur ka kaluar nje vit prej arrestimit te tij, Tribunali Special ka deshtu ne cdo segment te punes se vet.

Prokuroret e Tribunalit Special, por edhe gjykatesit e ketij tribunali, te bindur qe qeverine e Kosoves e kane pas vetes, te bindur qe edhe nje pjese e publikut po i mbeshtete pa kushte, nuk po hezitojne qe ta çojne deri ne fund brutalitetin ndaj Thacit dhe te tjereve.

Si eshte e mundur qe Tribunali i Hages t’ia mundesonte qe te mbrohej ne liri edhe ish shefit te UDB’se, Stanishicit, qe te mbrohej ne liri deri ne fillimin e gjykimit, kurse “gjykata vendore e Kosoves” te mos e aplikoje te njejtin standard edhe ndaj ish presidentit dhe ish udheheqesit te delegacionit te Kosoves ne Rambuje?

Ky nuk quhet gjykim, kjo quhet perndjekje.

Per cka saktesisht po akuzohet Thaci? Ku eshte raporti i Dick Marty’it? A kane rene ato dyshime apo qendrojne edhe me tutje?

Keto pyetje pa asnje frike duhet te shtrohen prej nesh. Kam qene kunder tij ne zgjedhjet e vitit 2014, ne zgjedhjet e vitit 2017, ne zgjedhjet e vitit 2019 dhe ne cdo pale zgjedhje te tjera lokale. Kam qene kunder qe ai te behet edhe President i Kosoves.

Kam qene politikisht kunder tij. Kam pase deshire me e pa ne pension, e pse jo edhe te perballet me cdo dyshim per korrupsion gjate qeverisjeve te tij. Mirepo nuk jam per eliminimin e tij politik, permes metodave komuniste.

Nje numer i madh i njerezve qe sot kerkojne qe Thaci te denohet me cdokusht, bile sipas tyre nuk ka nevoje as per gjykim, e urrejne Thacin pse eshte i Drenices, pse eshte i Brojes, pse eshte ai qe eshte. E urrejne Thacin ad hominem.

Mirepo Hashim Thaci, kur ne do ta krijojme nje distance te mjaftueshme kohore, do te jete i patejkalueshem. Nuk mund te retushohet fotografia e tij me uniforme duke e takuar Chris Hillin ne mal. Nuk mund te retushohen as fotot e tij ne Rambuje, e nuk mund te retushohen as fotot dhe videot e shpalljes se pavaresise.

Per arsye te ndryshme, Thaci dhe Rugova jane dy figurat kryesore te pavaresise se Kosoves.

 

24 komente në “Kjo ndaj Thaçit nuk quhet gjykim, por përndjekje”

  1. Zana says:

    Bravo Buzhala keni ngritur një problem që historikisht i ka dëmtuar shqiptarët dhe ka lënë prapa zhvillimin e trojeve tona brenda dhe jashtë Shqipërisë .Kjo është lufta që i bejme njëri tjetrit jo në mënyrë konstruktive por shumë cinike dhe hakmarrëse për interesa personale .Eshtë tragjike që urrejme kaq shumë njëri tjetrin.

    1. Kelmendi says:

      Thelbi i paradoksit dhe injorances se Buzhales eshte qe ai kujton se eshte ai vete qe mund te zgjedhe se kur duhet te urrej dhe kur te mos e masakroj Thaçin apo nje personalitet tjeter. Kjo provon qe Buzhala shkruan jo nga baraz-pesha e se vertetes por nga prirjet dhe emocionet e kohes kur i shkruan, dhe pse jo interesave vetijake. Eshte e vertete qe Thaçi po keqtrajtohet por Buzhala eshte nje nga ata qe me mllefin e verber dhe injorancen e vrerit provincial kane ndihmuar qe te ngelen ne hije kriminelet e vertete te Kosoves, agresoret serb.

  2. Remzi Shala says:

    Shumë e saktë kjo çka thua Berat!
    Hashim Thaqi eshtë vetë historia e Kosovës!

  3. xheJ. eN. Bi. says:

    Ky Buzhalla më duket fare torrollak. Shkruan vetëm për të shkruar. Diku thotë :Kam qënë politikisht kundra tij (H.Thaçit ) dhe nga ana tjetër thotël : Mirpo nuk jamë për eliminimin e tij politik….

    1. Mark Gjuraj says:

      Torollak, lakmiqar, pjatalëpirës dhe kazanist gjysëmanalfabet. Të thuash që ishe gazetar dhe analist politik, e të mos respektosh asnjë rregullë drejtëshkrimi, është ofendim i intelegjencës së lexuesit. Falë lekut të Thaçit, kemi të tillë “Buzhallenj”, më shumë se viruset globale.

    2. Visi says:

      Mero-Buzhala ,gjithëmonë në shërbim të atyre që i paguajnë dhe si duket kohëve të fundit është hapur qesja më shumë se asnjëherë më parë.

  4. Koli says:

    Ah tani po i thrrisni mendies ju trimat e Kombit Kosovar.Futllliqsima,me ty ne kry Bukshkale,bete te 99 qe Heronjte qe ju dhane ju Bukshkaleve lirine dhe kenaqesine per te qene i lire,me spiunlluqet tuja dhe fabrikacionet e padroneve tuaj serve,tani te perndiqen dhe te perfundojne neper burgje.E humbur do dale Kosova nga kjo histori,servet sdo pushojne me duke thene shikojini kriminelet e Kosoves,ne kishim te drejte,kosovaret jane kriminele.Ju lumte ju Bukshkale qe bete dhe vazhdoni te beni lojen e serbve,ne kurriz te Heronjve te UCK.

  5. Vranakonti says:

    Bravo Buzhala. Edhe në hagë nuk paska drejtësi. Edhe ne HAGE u dënuakan njerëz te pafajshëm. Pra,kudo në botë nuk ka drejtësi. Hashim Thaci duhet të shpallet HERO i Kosevës për veprën e madhe që ka bërë në krye të UCK,për të mirën e popllit kosovar.

    1. Dema says:

      Kosovaret jane bukshkeles dhe injorant LDK ,botasot…,qe diten e pare e quajten UCK dhe Thaqin terroriste.Me vone ketyre iu bashkuan edhe albinat.Kosoves i shemben themelet nga mbrenda,veshtire te behet ndonjehere.

  6. Patrioti USA says:

    dh-e Bravo Buzhala. Me mire vone se asnjehere edhe pse e ke luftuar shume sot, po ben nje mea kulpa. Kritizeret si kudo qe duan te ruajn, apo te marin pushtet, slen gure e kusur pa levzur, per ta nzire e diskreditar ate qe kan inat. Ashtu si Dr Ibraim Rugova dhe Ashim THaci dote mbeten ne histori per gjithcka te mire qe ben per clirimin e kosoves, pamvin e saj dhe krijimin e shtetit te pamvarur.
    Rshte detyr imedjate e qeveris te Kosoves dhe popullit te kerkojne n=e
    tribnalin e – hages lrimin pa kushte te Ish Presidentit THaci dhe kolegeve te tjere si me bisedime dhe diplomaci asht dhe me protesta masive
    ne Kosove dhe ne Belgjik, duke u bashkuar gjith – emigrantet shqipfoles.0

    =

  7. drini says:

    Me kete shkrim e ke qelluar Buzhala. Bravo.Evropa dhe gjykata e saj , jane raciste jane bias. Nqs nje gjykate e tille ne Amerike do vepronte si gjykata e Hages vetm pluhuri do ti kishte ngelur godines.

  8. Vlora says:

    Ik o vemje !! Kerkon te lash mutin me shurre ! Ju edhe vemjet opinion berese si ketej e matane kufirit nuk e keni akuzuar Thacin politikisht . E keni akuzuar per krime gjate e pas lufte , per vrasje e zhdukje te njerzve te pafajshem . E keni barazuar si kriminel lufte njesoj si paramilitaret serb keshtu qe ik e bej shurren e mos na bej per budallenj. Ju ka mbetur vetem te shkoni e deshmoni ne gjykate kunder UCK e Thacit , ashtu sic keni bere ne studiot TV ju e gjithe raca e qelbur qe perfaqesoni.

  9. Bujari says:

    Bukeshkalet qe shkruajn sot ndonje artikull per heroizmat e Thaçit jane ata qe i pergatiten terenin fodamentalisteve Kurti e kompani per ta marre peng Hashim Thaçin duke e mbyllur e Hage.Ai qe jeten ia kushtoi çlirimit te Kosoves prej Serbeve ,deri sa ky popull sot jeton i panvarur nga Serbet,sot vete ai akoma gjendet nen akuzat e atyre qe bene hjenocidin me te madh ne Ballkan !
    Albin Kurti kete gje qe beri me Thaçin kerkonte te bente edhe me Edi Ramen duke pretenduar se edhe token ame kishte mujt me e djegun per interesa te tij meskine,por fale nivelit shoqeror Shqipetar atij ia dogjen kartat ne dore e sot sillet si qen i lagur duke iu mbyllur te gjitha dyert e kancelarive Europiane e me gjere.
    E kujtoj kete dordoletc gazetaruc se kush ishte pozicioi i tij si me Thaçin edhe me Ramen e sot çuditerisht na qenkerka reabilituar ne ndergjegjie duke na hedhur shashka me siguri te dhuruara pre Al Binit! Poshte diktatura e budallenjeve ku sot fatkeqesisht gjenden me kuintale si andej edhe kendej kufirit duke u pasuruar me lojrat e pista ne kurriz te ketij kombi.

  10. Simpatizanti says:

    Te lumte Berat !
    Nuk ka si mbrohet me mire Hashim Thaci dhe Kosova !
    Jam ne krahun tuaj qe te mbrojme heronjte e Kosoves,ata qe luftuan kunder okupatoreve serbe dhe lakenjeve te tyre.
    POSHTE PADREJTESIA !

  11. Iiii says:

    Sa shpejt u kujtove te flasesh per kete o Buzhala!

  12. Bujar Kanapari says:

    Ai qe ka qene kunder formimit gjykates speciale ishte Albin Kurti, bile beri gjithe ate potere ne parlament duke debatuar me Thacin fuqiplote ne ato kohra dhe ne fund i tha se kjo gjykate do te marre dhe ty te pandehur, apo harruat.
    Thaci po paguan naivitetin politik.
    Gjykata speciale u formua nga ata qe nuk e pranojne shtetesin dhe pavaresine e Kosoves, kryesisht nga ata qe mbrojne Serbine.

  13. Kuçioti says:

    Respekte dhe mirnjohje nga nje shqiptar i Tiranes per luften dhe punen e Hashimit dhe shokeve te tij te armeve dhe te paqes.Turp te denohen luftetaret e liris,ti denosh per korrupsin ,per vjedhje te pasurise publike,po jo per luften qe ben per popullin e tyre,nje lufte heroike dhe patriotike.
    Respekte per keta trima dhe heronj te kosoves.

  14. Nje mergimtar says:

    Nuk e kam qejf e nuk e lexoj z.Buzhala.Fakti qe ky zoteri shtjellon ,tregon armiqesin e bashkesis europiane (pro Serbe) per eleminimin e LUFTAREVE PATERJOT QE I DHANE LIRINE popullit Kosovar.Keto veprime te kurdisura edhe nga rivalet per pushtet jane padrejtesit qe i behen popullit shqiptar ne vazhden shekullore. Ne nje lufte mund te kete edhe viktima (si ato te Bagdatit nga Amerikanet ne gusht)Por nuk jane krime lufte.Nuk mund te barazohet “barbaria Serbe” me incidentet (qofshin edhe hakmarrese ne lufte).Perndjekia qe po u behet luftetareve te lirise te Kosoves po vazhdon sulmet antishqiptare te Serbeve.

  15. Tiku says:

    Gazetar idiot. Se thote shkruaj politikisht. Po pse mos kokerr, cfare je ti kundershtar politik? Po ti ben lajm e analize mor kokrra e bq.

  16. Shqiptari says:

    Nuk edht e leht sot te luftosh per lirin e vendit tend , se me shum do te urrejn se do te japin vleren e merituar , nuk e di por esht futur nje mentalitet kto 30 vjet demokraci ne kte vend ktu tek ne dhe ne kosov qe po qe patriot dhe deshmor i liris je i per buzur dhe i urryer , po qe tradhtar i kti vendi dhe bashkepuntor i armiqve te kti kombi te thurin lavdi te japin rrespekt te ngren ne qiellin e shtat , jemi populli me unikal i planetit qe perçmojm perbuzim dhe poshterojm patriotet dhe nacionalistet e kti kombi , qe kur esht nevoja per te mbrojtur kto troje mari pushken japin dhe jeten pa as nje perfitim , zoti e ruajt kombin ton nga antikomtaret nga tradhtaret dhe bashkepuntoret e armiqve tan , Hashim Thaçi me te ter kryetaret e UÇKs kan ber histori bashk me te ter ata djem e vajza qe luftuan per lirin e kosoves dhe ata qe dhan jeten ne kte luft per lirin e kosoves , kta nuk i duan ata qe bashkepunuan me serbin qe jan shum te shumt ne numer por historin e ktyre patriotve nuk do ta zbehin dot , rroft kombi shqiptar .

  17. Velo says:

    Në thesin e madh të akuzave që duan t’i hedhin mbi kurrizin e Thaçit, janë edhe disa nga akuzat e Beratit & co. Siç duket e vret pak ndërgjegjja për këtë, ndaj ka bërë këtë shkrim. Ose është me dy fytyra dhe don të hiqet se mbron një kauzë të drejtë, dhe për këtë shkruan një artikull për të krijuar një opinion rreth vehtes se gjoja është i pa anshëm. Gjithsesi ka thënë një gjysëm të vërtetë.

  18. Baliu says:

    Borat Puzhala ben surf ne ujerat e turbullta te Zanzibarit her si grindavec, her si vajtore, her si fallxhore, por gjithnje me qellimin: Nukja thiut nje kime.

  19. I MBROJTUR SOT PËR TU SULMA NESËR says:

    Ky shum mirë e din se Thaqi do të dal i pastër andaj shkrimet e tij sot pro Thaqit janë alibi për vazhdimin e batosjes ndaj tij nesër

  20. Trotski says:

    Aferim Z.Buzhala.kesaj rradhe ke fole si gazetar profesionist dhe Patriot.Thaçi eshte nje hero i Luftes se UÇK dhe i Kosoves.prokuroret Speciale kane bere Lojeb e Serbve dhe te Rusve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje