Meta takim me Santos: Krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz! Të liberalizohen sa më parë vizat edhe me Kosovën

8 Nëntor 2021, 12:58Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta priti këtë të hënë në një takim Raporteren për Shqipërinë, eurodeputeten Isabel Santos.

Me anë të një shënimi në rrjetet socilae, Meta shkruan se shqetësimet për krimin e organizuar, emigracioni dhe problemet rajonale ishin disa nga çështjet që ka diskutuar me raporteren për Shqipërinë.

“Kënaqësi të takohesha me Raporteren për Shqipërinë, Eurodeputeten Isabel Santos. Vlerësova angazhimin e saj dhe të Parlamentit Europian në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Ramë dakord se krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz, që duhet trajtuar me përparësi”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.

Dita e sotme shënon 11-vjetorin e vendimit të Këshillit Europian për liberalizmin e vizave me Shqipërinë, e në këtë kontekst, në takimin me Santos Presidenti u shpreh se “është e domosdoshme, që ky proces të përmbyllet me rajonin tonë, duke liberalizuar sa më parë vizat edhe me Kosovën, të vetmit vend që nuk i është mundësuar ende kjo e drejtë edhe pas plotësimit të të gjitha kushteve.

Theksova gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke u ndalur edhe në situatën shqetësuese të krijuar në Bosnje-Hercegovinë, së cilës Bashkimi Europian duhet t’i kushtojë vëmendjen e duhur pa humbur kohë”, shkruan Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje