Kryeministri Edi Rama në Kuvend këtë të hënë ka replikuar me deputetin e partisë Demokratike Ervin Salianji.
Rama ka komentuar akademinë e barinjve, ku është shprehur se është një mundësi për të formësuar më shumë personat që janë të përfshirë në këtë kategori.
Ndër të tjera ai ka deklaruar se PD nuk duhet të merret me atë pasi ai është vertët piktor po përpiqet të mësojë për shkak të postit ku është, dhe jo si ato që vetë flasin dhe vetë qeshin.
“Fole sikur po ndaje delet para gostisë.Meqë u ka ngelur mendja te akademia e barinjve ju flas dhe për atë unë. Akademitë janë në të gjithë botën.
Nuk janë ashtu siç i kuptoni ju, por hapësira formimi që u ofrohen të gjithë kategorive të njerëzve që punojnë në fusha të ndryshme.
Mos qeshni me vete, vetë flet vete dhe qesh vetë, ju e keni si linjë partie. Është turp që unë të bëj me akademinë tuaj të vogël, unë jam thjesht një piktor por për shkak të detyrës mësoj çdo ditë, nuk qesh kur flas vetë, por flas kur qeshin të tjerët dhe zhgarravis.
S’ka asnjë problem. Çfarë problemi ke ti me zhgarravinat? Ti duhet të shqetësohesh për zhgarravinën që i tregon publikut jo për ato që qëndrojnë në letër, kjo duhet të shqetësojë jo ty personalisht për të gjithëve.
Mos u bëni si çensura e dikurshme e partisë, ju s’keni lidhje me të djathtën, me të majtët jo e jo”, ka thënë Rama.
Ervin Salianji e njeh mire sektorin e bujqesise dhe vecanerisht ate te blegtorise. Ai eshte i pari qe duhet te futet e Akademine e Barinjve sepse lopcar ka qene. Kolloste lopet neper fshat kur ishte i vogel.
Ne cilen bote jane mor aman, na e thuaj se na budallallepse