Rutte: Në Ballkan duhet të udhëheqin politikanë të lartë! Rama shembull i mirë, i respektuar në të gjithë rajonin

10 Nëntor 2021, 13:49Politika TEMA

Kryeministri holandez, Mark Rutte në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Rama shprehu edhe shqetësimin e tij në lidhje me situatën në Bosnje Hercegovinë për të cilën thotë se serbët e Bosnjës po shkelin hapur marrëveshjen e Dejtonit.

Rutte theksoi rëndësinë e udhëheqjes nga politikanë të lartë në Ballkan, duke vlerësuar Ramën si shembull i mirë në këtë drejtim.

Sipas Rutte, kryeministri shqiptar është i respektuar në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se është aktiv për të bërë atë që duhet në mënyrë për të ruajtur stabilitetin në Rajon.

“Ne jemi në favor të integrimit rajonal sa kohë është i hapur të gjithë dhe unë kuptoj që është i hapur. Ndihmon të punohet drejt hapave të mëtejshëm në bisedimet e anëtarësimit. Unë jam i shqetësuar për Bosnjën pasi duket sikur serbët e Bosnjës në këtë moment po shkelin hapur marrëveshjen e Detonit dhe kushtetutën e Bosnjës. Po punojmë për të mos lejuar që sistemi politikë në atë vendet të ndahet.

Kjo thekson rëndësinë e dialogut dhe të udhëheqjes së politikanëve të lartë në Ballkan. Rama është shembull vërtetë i mirë që është i respektuar në të gjithë Rajonin dhe është mjaft aktiv për të bërë atë që duhet që Rajoni të jetë sa më i stabilizuar. Anë negative është një influencë në rritje të Rusisë dhe Kinës dh ene duam që këtu të jetë e pranishme influenca e BE dhe jo ajo rus e dhe kineze nevojën”, tha ai.

1 komente në “Rutte: Në Ballkan duhet të udhëheqin politikanë të lartë! Rama shembull i mirë, i respektuar në të gjithë rajonin”

  1. janulla pederast says:

    “Shembull i mire” per korrupsion,banditizem,krim te organizuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje